• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

    The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

    30 Vjet në KiE, po në BE kur?

    Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

    Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

    Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit

    Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket

    MEPJ: 30 vite në Këshillin e Evropës, kapitull kyç në rrugëtimin demokratik të Shqipërisë

    Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

    Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Presidenti Meta: Nuk duhet të ketë ndarje klasore në procesin e vaksinimit, kjo ndarje ka ndodhur vetëm në diktaturë.

19 Shkurt, 2021
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka folur për situatën ku ndodhet vendi si pasojë e pandemisë nga Covid-19. Kreut i shtetit thotë se nuk duhet të ketë ndarje klasore në procesin e vaksinimit. Sipas kreut të shtetit, kjo ndarje ka ndodhur vetëm në diktaturë.

”Dua të ndaj me ju disa shqetësime, që jam përpjekur t’i ndaj me qeverinë që në fillim të pandemisë. Së pari vendi rrezikon katastrofë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Planet e ndryshueshme nuk mund të jenë alibi për dhjetëra qytetarë të infektuar dhe të tjerë që po vdesin çdo ditë. Kriteret e ndarjes klasore dhe preferenciale për njerëzit që marrin këtë shërbim janë tipike për diktaturat dhe diktatorët. Nuk mund të lihen qytetarët në panik dhe në përballje të çmimeve të larta përballë kësaj pandemie të rrezikshme për jetën. Nuk mund të lihen qytetarët në mëshirë të fatit. Është koha të rishikohet buxheti i shtetit. U bë gati një vit që po injorohen kërkesat e presidentit, të gjitha propozimet, sygjerimet, çdo gjë është politizuar. Disa standarde duhet ti kishim në nivelin e Kosovës”,-tha  Presidenti Meta.

Nga ana tjetër, thirrja e kreut të shtetit, është që qeveria të lërë koncesionet dhe të përqëndrohet te lufta me Covid-19. Meta apeloi për rishikimin e buxhetit të shtetit për të investuar në mënyrë konkrete dhe jo sekrete në shëndetësi. Sipas tij tunelet imagjinare presin, ndërsa jeta e qytetarëve jo.

”Tunelet imagjinare presin ndërkohë që shëndeti i qytetarëve nuk pret. Një rrugë edhe bëhet prapë. Një jetë nuk kthehet më. Nuk ka pse të paguhen miliona euro për inceneratorë. I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverisë të përqëndrohen tek çështja më e madhe që ka vendi sot. Jo vetëm që i nderon, edhe pse nuk shqetëson, i akuzon shumë rëndë dhe i bën përgjegjës në mënyrë historike”.

Sipas kreut të shtetit, padinë ndaj motrave Lalo që humbën para disa ditësh babain nga Covid-19, mund ta bëjnë mjekët apo spitali, por jo një institucion që ka detyra të tjera me ligjin.

“Nuk do të ishim të detyruar që të bëjë pati një institucion që s’ka lidhje, për të frikësuar shqiptarët ndaj dy vajzave që kanë humbur të afërmin e tyre dhe nuk kanë gënjyer. Padinë mund ta bëjnë mjekët, spitalet por kurrsesi nuk mund të përzihen institucione që kanë tjetër detyrë me ligjin. Vetëm në shtetet e kapura mund të ndodhin këto fenomene të turpshme. Nuk është ky shteti i së drejtës dhe shtet demokratik. Prandaj i bëj thirrje dhe njëherë kryeministrit dhe qeverisë të përqendrohen tek çështja më e madhe që ka vendi sot, sepse kjo histori me batuta dhe shëmtira, jo vetëm nuk i nderon, por i akuzon dhe i bën përgjegjës në mënyrë historike për këtë gjë që po ndodh”.

Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Presidenti lëviz natën në Vlorë, Meta tha se e kanë thirrur banorët që preken nga projektet e qeverisë. Meta tha edhe se lëviz si presidenti i popullit, dhe jo si president i Bllokut me 400 sirena edhe makina.

”Unë Vlorën e kam në zemër, zotërinjtë duan ta fusin Vlorën në xhep, pasi u është fryrë xhepi shumë. Keni parë sesi përmbytet Vlora sa herë bie vesë. Nuk kam shkuar në Selenicë, por ka ardhur Selencia këtu, pse janë mashtruar dhe pse u është anuluar projekti i tyre. Ato u ngushtuan sepse u tha se ky projekt do të bëhet. Nuk ka ikur fshehurazi, ka ikur në mes të ditës dhe e di e gjithë Selenica. Ka dëgjuar të gjitha shqetësimet e tyre. Ka qenë presidenti që ka vajtuar se e kërkuan banorët nga Vlora deri në Orikum, pasi pronat e tyre prekeshin nga një projekt i ri. Le të vinën zotërinjtë atje dhe të takohen me ta. Ka një ligj për konsultimin publik, ku duhet të bëhet një konsultim publik. Si një projekt është më funksional, si një projekt respekton të drejtën e pronës. Unë kam kërkuar dhe kanë qenë 200-300 veta me shqetësime të vërteta dhe as nuk ishin pyetur. Damiani kur të dojë të shkojë të takojmë banorët, të marrë dhe gurunë. Presidentin e kërkoi populli. Po të shkoj natën do të lajmëroj Damianin. Lëviz si presidenti i popullit, dhe jo si president i Bllokut me 400 sirena edhe makina. Presidenti që keni këtu nuk ka frikë të dalë në mes të popullit. Jam i hapur që të dal në mes të popullit madje të më ftoj dhe Taulanti në Librazhd. Qeveria të merret me pandeminë, duhet seriozitet”.

Presidenti Meta u pyet edhe për zgjedhjet e 25 prillit, ku jep një mesazh të fortë për qeverinë. Sipas kreut të shtetit, as në ëndrrën më të keqe nuk e kanë menduar se çfarë do të ndodhi nëse preket një votë. ”Në ëndrrën më të keqe nuk e kanë menduar se çfarë do t’u ndodhi nëse preket një votë e shqiptarëve. Fuqia është vetëm vota. Në demokraci vetëm vota të fuqizon”.

Deklaratë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në bashkëbisedimin javor me gazetarët

 Të nderuar gazetarë,

E thirra këtë bashkëbisedim me ju, nisur nga situata shqetësuese e pandemisë, që është rënduar në ditët e fundit edhe nga sjelljet jo vetëm jo transparente dhe të papërgjegjshme, por për fat të keq çnjerëzore ndaj disa qytetarëve, të  cilët kanë humbur të afërmit e tyre dhe që kanë ngritur shqetësime dhe kanë bërë denoncime publike për mungesën e kujdesit dhe trajtimit të duhur shëndetësor.

Po kështu e thirra këtë bashkëbisedim, nisur edhe nga keqpërdorimi që po i bëhet masave kufizimeve, për qëllime politike dhe frikësuese ndaj qytetarëve, që konsiderohen si kundërshtarë apo si opozitar nga qeveria, si dhe nga të gjitha standardet e dyfishta që shohim tek të përzgjedhurit  që do të vaksinohen.

Më konkretish, vlerësoj të ndaj me Ju, disa shqetësime, që jam përpjekur t’i ndaj në mënyrë të vazhdueshme me Qeverinë, edhe me të gjitha institucionet, që kur jemi ndeshur me fillimin e pandemisë në vendin tonë.

Pa një plan të qartë, transparent,  të furnizimit të popullatës me vaksina antiCovid, vendi rrezikon një katastrofë epidemiologjike me pasoja të rënda për jetën dhe për shëndetin e qytetarëve.

Planet konfuze, të ndryshueshme, jo transparente për vaksinimin, që shkojnë nga 14 muaj dhe më shumë, nuk mund të jenë  alibi për të braktisur me mijëra qytetarë të infektuar dhe dhjetëra të tjerë, që për fat të keq po humbin jetën çdo ditë.

Vetëm kriteret shkencore të gjendjes shëndetësore dhe të moshës, të vendosura ndërkombëtarisht, janë ato që duhet të vendosin përparësitë në vaksinimin e popullatës.

Kriteret e ndarjes klasore, preferenciale  dhe të përzgjedhjes arbitrare dhe selektive të njerëzve për të marrë këtë shërbim jetik, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët.

Nuk mund të lihen më qendrat spitalore, dhe sidomos shërbimet reanimatore pa pajisje jetëshpëtuese si respiratorë, ventilatorë, ECMO etj, dhe pa barna, për të luftuar këtë pandemi kërcënuese.

Nuk mund të lihen me mijëra mjekë të familjes dhe infermierë të qendrave shëndetësore pa pajisje mbrojtëse dhe mjete diagnostifikuese.

Nuk mund të lihen qytetarët nën panikun dhe pamundësinë për t’u përballur me çmimet shumë të larta të testimit dhe aq më shumë të mjekimit të kësaj pandemie të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën.

Nuk mund të lihen qytetarët si dhe mijëra të sëmurë në mëshirë të fatit, të cilët trajtohen në banesë dhe nuk u rimbursohet asgjë nga kosto e mjekimit dhe e shërbimeve mjekësore, që kushtojnë shumë shtrenjtë.

Është koha përsëri për të rishikuar Buxhetin e Shtetit, në mbështetje të sektorit të shëndetësisë  dhe duke investuar në mënyrë konkrete dhe jo sekrete, aty ku janë përparësitë që janë theksuar prej kohësh, qysh në fillim të pandemisë.

Është për të ardhur keq, që u bë gati një vit, që janë injoruar jo vetëm kërkesat e Presidentit të Republikës, i cili mblodhi edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të garantuar një bashkëpunim dhe një unitet të gjithë faktorëve, për të përfshirë edhe opozitën e vërtetë në këtë proces, por janë injoruar gjithashtu të gjitha kërkesat, propozimet dhe sugjerimet, pasi çdo gjë është tentuar nga ana e Qeverisë të politizohet, me improvizime.

Nuk mund të fajësohet Qeveria për pandeminë, por për mungesën e standardeve për përballimin e saj, që mund t’i kishim në nivelin e Kosovës, apo dhe vendeve të tjera.

Padyshim, mbështetja më e madhe duhet të kishte shkuar për sektorin e shëndetësisë, për qytetarët dhe për bizneset që janë dëmtuar aq shumë dhe jo për koncesionet.

Nuk kishte asnjë arsye të dyfishoheshin për këtë vit pagesat buxhetore për koncensionet.

Tunelet imagjinare presin, ndërkohë që shëndeti i qytetarëve nuk pret, sepse në 14 ditë ose ndihmohet, ose shpëtohet një qytetar, ose e pëson dhe jeta nuk kthehet më.

Një rrugë edhe bëhet prapë, një tunel edhe bëhet prapë, por një jetë nuk kthehet më.

Nuk ka përse të paguhen në mënyrë fiktive miliona euro për inceneratorët, ndërkohë që me këto pagesa do ishin zgjidhur me kohë shumë çështje dhe do kishim shpëtuar shumë jetë, në rast se pajisjet jetëshpëtuese do të kishin ardhur dhe nuk do të kishim atë nivel mortaliteti fatal, në intubime.

Për më tepër, nuk do të ishin të detyruar që një institucion, që nuk ka lidhje farë, të bënte padi, për të frikësuar qytetarët, ndaj dy vajzave që kanë humbur të afërmin e tyre dhe që nuk kanë gënjyer sepse e kanë humbur vërtet.

Padinë mund ta bëjnë mjekët, mund ta bëjnë spitalet për shpifje në rast se nuk qëndrojnë pretendimet e qytetarëve, por kurrsesi nuk mund të përzihen institucione të cilat kanë tjetër detyrë me ligj.

Vetëm në shtete të kapura mund të ndodhin fenomene të tilla të turpshme.

Është dyfish makabër të shfrytëzosh këtë situatë, jo vetëm për të mos e përqendruar vëmendjen aty ku është problemi më i madh, tek pandemia, tek qytetarët dhe tek ekonomia, që po vuan për shkak të pandemisë dhe mos marrja e masave, ndërkohë të vazhdosh të rrisësh shërbimet ndaj oligarkëve dhe të miratosh në Parlament nga ato paçavuret me emra, që kushtojnë qindra milion euro në kurriz të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe gjithashtu t’i kërcënosh me burg e mos t’i lësh as të qajnë rehat babain e të afërmin e tyre, që ka ndërruar jetë.

Nuk është ky shteti i së drejtës.

Nuk është ky shtet demokratik.

Nuk është ky një shtet europian.

I bëj thirrje dhe njëherë Kryeministrit dhe Qeverisë, të përqendrohen tek çështja më e madhe që ka vendi sot, pandemia.

Historia me batuta, me akuza dhe me shëmtira të tilla jo vetëm që nuk i nderon, se kjo nuk është një gjë që ata i shqetëson, por i akuzon shumë rëndë dhe i bën përgjegjës për këtë gjë që po ndodh.

© Argumentum

Tags: konfreence megazetaretPresidenti metaVaksinat

Related- Posts

KOSOVA

Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

15 Korrik, 2025
NGJARJE

Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

15 Korrik, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.
Kryesore

30 Vjet në KiE, po në BE kur?

14 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy looks on during a visit to a military training area to find out about the training of Ukrainian soldiers on the “Patriot” anti-aircraft missile system, at an undisclosed location, in Germany, June 11, 2024.   Jens Buttner/Pool via REUTERS

Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do ta paguajë atë

15 Korrik, 2025

Në vend të “aksioneve të tmerrshme”, Trumpi i dha Putinit edhe 50 ditë që të përfundojë punën në Ukrainë

15 Korrik, 2025

Deti i Kinës Jugore: Konflikti dhe Perspektivat për Paqe në Rajonin Strategjik

15 Korrik, 2025

Presidenti Xi Jinping mban një fjalim të rëndësishëm në Konferencën Qendrore të Punës Urbane në Pekin

15 Korrik, 2025

Xi Jinping-u takon krerët e delegacioneve të huaja pjesëmarrëse në mbledhjen e këshillit të ministrave të jashtëm të OBSh-së  

15 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.