Rama pret kryeministrin italian në Pallatin e Brigadave
Vizita e kryeministrit italian vjen në vigjilje të vendimit që do të marrë KE për negociatat, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë deklaratës të përbashkët me homologun italian Giuseppe Conte në Pallatin e Brigadave.
Rama tha se Italia ka dhënë mbështetjen e pakursyer për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.
“Ne i kemi kryer detyrat e dhëna. Ndaj ky proces është në interesin tonë dhe të BE-së që të shkojë përpara” – tha shefi i qeverisë shqiptare.
Ai shtoi se Shqipëria ka nevojë për negociatat dhe se ky proces nuk vjen si kërkesë e Brukselit apo e Shqipërisë, por si nevojë për të ardhmen.