Rama deklaron se pas 1 qershorit do ketë lehtësim masiv të masave shtrënguese anti-Covid ku do të hapen dhe kufijtë me vendet fqinjë. Rama tha se Shqipëria është hapur më shumë se çdo vend tjetër.
Duke nisur nga e hëna 1 qershor do të hapim kufijtë tokësorë me fqinjët për të gjithë shqiptarët qofshin me pasaportë të Shqipërisë, Kosovës, apo Maqedonisë së Veriut u bëjmë thirrje për kujdes.
Kryeministri Rama tha se kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve në Tiranë dhe rrethe, por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi.
Kryeministri shtoi se suksesi i qeverisë së tij në luftën kundër koronavirusit do të shkruhet në librat e historisë.