Vendet e Ballkanit Perëndimor vuajnë nga nivele të lartë të kriminalitetit, por gjithashtu institucionet e tyre kanë të dhëna të pakta rreth fenomeneve që lidhen me krimin dhe korrupsionin.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për çështjet e drogës dhe krimit (UNDOC) në një raport për vlerësimin e te dhënave mbi krimin në Ballkanin Perëndimor vë në dukje se Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera të rajonit nuk ofron informacion në lidhje me korrupsionin dhe prodhimin e drogës. “Institucionet e Shqipërisë, ndryshe nga vendet e tjera në Ballkan nuk ofrojnë informacion në lidhje me treguesit e korrupsionit dhe as të dhëna rreth pengesave në drejtësi” thuhet në raport.
Ekspertët e UNDOC shpjegojnë se në Shqipëri ka grupe të strukturuara kriminale, një formë e veçantë e bashkëpunimit e përbërë nga tre ose më shumë persona, të cilët kanë për qëllim kryerjen e krimeve dhe veprave penale që synojnë arritjen e përfitimeve materiale dhe jo materiale.
Grupi i strukturuar kriminal nuk është krijuar spontanisht dhe nuk është i dallueshëm nga anëtarësia apo detyrat që kanë, duke përfaqësuar një nivel të lartë të krimit të organizuar.
UNDOC raportoi se në Shqipëri ekzistojnë shumë pak të dhëna për kultivimin e drogës, ndërsa në vendet tjera ta Rajonit kjo përqindje është më e lartë.
Vendet e tjera të Rajonit vuajnë më shumë nga përhapja e krimit të organizuar. P.sh në Bosnjë, grupi i organizuar kriminal është një grup prej tre ose më shumë personash, që ekzistojnë gjatë një periudhe të caktuar kohe dhe veprojnë për një ose më shumë vepra penale që sjellin dënimin me burgim të mbi tre vjet ose dënim më të rëndë.
Në Kosove grup i organizuar kriminal është një shoqatë e strukturuar, e themeluar mbi periudha kohore, nga tre ose më shumë persona për kryerjen e një vepre të caktuar penale.
Në Maqedoni ka banda ose organizime të tjera kriminale që i referohet se paku tre personave që formojnë një grupe për qëllime kriminale.
Në Malin i Zi organizatat përbëhen nga tre ose më shumë persona që kanë objekt Kryerjen e veprave penale me qëllim që të fitojnë në mënyrë që kundraligjshme.