Gjatë vitit 2019 , rreth 4970 domainet “.al” të rinj i janë shtuar totalit prej 22 859. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP) bën të ditur se, gjatë 2019 vihet re se, kemi një rritje në numër të domain-eve të regjistruar, krahasuar me vitin 2018, me rreth 1.148 domain-e të regjistruar më tepër gjatë vitit 2019. Edhe për vitin 2020 vazhdon përsëri trendi i regjistrimit të domain-eve nëpërmjet Regjistruesve të akredituar nga AKEP” thuhet në raportin vjetor të Autoritetit.
AKEP sjell në vëmendje situatën me domainet pasi vitin e shkuar nisi një fushatë të gjerë sa i takon përditësimit të të dhënave të poseduesve të tyre ndëkrohë që bë me dije se kjo do të vijojë edhe përgjatë këtij viti.