• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

  • POLITIKË

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

    MEPJ apelon qytetarët shqiptarë në vendet e Gjirit Persik për kujdes të shtuar

  • SOCIALE / KULTURË

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

    Takimi me liderët e partive/ Kurti nuk arrinë marrëveshje për dalje nga ngërçi në Kuvend

    Trumpi pohon se parandaloi një luftë të re në Ballkan dhe frenoi Serbinë; Me këtë ai ka parasysh takimin e çuditshëm në Shtëpinë e Bardhë,

    Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur inicdente në Gazimestan

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Rezultatet e vizitave të Kryeministrit kinez ne Gjermani e Francë një “pikënisje e re” për marrëdhëniet midis tyre

30 Qershor, 2023
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Ndërsa njerëzimi po ndjek me shqetësim luftën në Ukrainë jo vetëm për pasojat e saj tragjike që vazhdojnë të shtohen, rreziqet që mbart për shtrirjen e saj në rajone të tjera të Europës e më tej, si dhe përfshirjen më të madhe të shumë fuqive perëndimore në këtë konflikt nëpërmjet furnizimit me armatime të Ukrainës, një tabllo tjetër tejet optimiste shpalosi diplomacia kineze në disa kryeqytete të Europës javën e kaluar (18-23 qershor 2023} me turneun e kryeministrit kinez Li Qiang në Gjermani e Francë dhe pjesëmarrjen e tij në një forum të rëndësishëm ndërkombëtar në Paris. I tërë ky aktivitet diplomatik në Europë, por edhe në Pekin ku ishte për bisedime Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, me protoganiste kryesore fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në botë- Republikën Popullore të Kinës- dëshmoi se rruga e vetme për një botë të zhvilluar e të sigurt si dhe për të kapërcyer çdo padakortësi midis vendeve të ndryshme është dialogu, janë bisedimet dypalëshe dhe shumëpalëshe me objektiv: bashkëpunimin e gjithanshëm në përputhje me parimin ‘win-win’ me synim zhvillimin global të njerëzimit në paqë e begati dhe ndërtimin e një bote të hapur e shumëpolare.

Turneu i vizitave të kryeministrit Li Qiang në Gjermani e Francë me ftesë zyrtare të vendeve mikpritëse, i pari që nga marrja e këtij posti prej tij, kishte si objektiv kryesor të dërgonte një mesazh të qartë lidhur me rëndësinë që Kina u kushton marrëdhënieve të saj me Europën dhe në veçanti me Berlinin e Parisin si dy fuqitë kryesore të Bashkimit Evropian dhe ndër vendet më të interesuara potenciale për marrëdhënie më dinamike me Kinën. Vizitat ishin në të njëjtën kohë shprehje e vitalitetit të politikës së jashtme kineze në shërbim të zhvillimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve të gjithanshme ndërkombëtare të Kinës e në radhë të parë të atyre ekonomike e tregtare. Është kuptimplotë fakti se ky turne u zhvillua pak kohë pasi kryeministri francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholtz bënë vizitat e tyre veç e veç në Pekin, të cilat shënuan hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis Kinës e këtyre dy vendeve si dhe të BE-së.

Për të krijuar një përshtypje më të qartë se sa interes kishte lidhur me vizitën e bisedimet në etapën e parë të saj, Berlin, ishte agjenda e ngjeshur dhe e detajuar për qëndrimin e kreut të qeverisë kineze në Gjermani, e cila mbi të gjitha përfshiu konsultimet e 7-ta ndërqeveritare Kinë-Gjermani të bashkëdrejtuara nga Kryeministri Li Qiang dhe kancelari Olaf Scholz. Të dy krerët e qeverive dëgjuan raportet mbi gjendjen e bashkëpunimit Kinë-Gjermani nga drejtuesit e 22 departamenteve qeveritare, si punët e jashtme, ekonomia e tregtia, industria, financa, drejtësia, transporti, arsimi, shkenca e teknologjia, shëndetësia, mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi. Me një fjalë çdo fushë e jetës së të dy popujve…

Por se sa rëndësi i kishin kushtuar autoritetet gjermane vizitës dhe pjesëmarrjes së Li-së në konsultimin e 7-të ndërqeveritar Kinë-Gjermani flet edhe protokolli shtetëror sepse kreu i qeverisë kineze u prit nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili sipas hierarkisë protokollare qëndron një nivel më lart se një kryeministër. Nga ana tjetër, në bisedime të kryesuara nga Scholz dhe Li morën pjesë një numër rekord prej 26 ministrash kinezë dhe gjermanë. I përmenda këto dy fakte protokollare se të tilla hollësira i pasqyronin shumë media perëndimore si veprime që dëshmojnë se autoritetet gjermane e kishin trajtuar këtë vizitë si ‘ngjarje tejet të rëndësishme’.

Por më konkretisht për nivelin e lidhjeve kino-gjermane flet fakti se me një vëllim tregtar dypalësh prej afro 300 miliardë eurosh, viti 2022 ishte viti i shtatë radhazi në të cilin Kina ishte partneri më i madh tregtar i Gjermanisë. Disa konglomerate gjermane, si BASF, Merck, Siemens dhe BMW, kohët e fundit kanë investuar shumë në Kinë ose kanë njoftuar planet për ta bërë këtë.

Sipas kryeministrit kinez konsultimi ishte efektiv e pragmatik dhe pati rezultate të frytshme. Li vuri në dukje se Kina dhe Gjermania duhet të punojnë më nga afër, të japin më shumë kontribut për paqen dhe zhvillimin e botës, të luajnë rol stabilizues në një situatë në ndryshime të mëdha dhe të përshpejtojnë ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.

Kryeministri kinez shtoi më tej që Kina dhe Gjermania duhet të mbajnë një qëndrim pragmatik e të hapur për të arritur më shumë përfitime të ndërsjella. Sipas tij, të dy vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin në qeverisjen ekonomike botërore, të sigurojnë qëndrueshmërinë e zinxhirëve ndërkombëtarë të industrisë e të furnizimit dhe të nxisin rimëkëmbjen sa më parë të ekonomisë botërore.

Ai propozoi që Kina dhe Gjermania duhet të bëhen partnere në zhvillimin e gjelbër, të forcojnë komunikimin e bashkërendimin mbi çështjet e gjelbra dhe mjedisore, të nxisin zhvillimin e teknologjisë së energjisë së gjelbër dhe përmirësimin e teknologjisë industriale dhe të thellojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si makinat me energji të reja, financat e gjelbra dhe tregjet e palëve të treta.

Nga ana e tij Kancelari gjerman Olaf Scholz vuri në dukje që mekanizmi i konsultimit ndërqeveritar tregon rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Gjermania është e gatshme të ruajë komunikimin e ngushtë me Kinën mbi të gjitha çështjet dypalëshe, duke përballuar së bashku sfidat globale, si ndryshimi klimatik, siguria ushqimore dhe problemet e borxhit. Gjermania, sipas Scholz, nuk synon të shkëputet nga Kina dhe është e gatshme të forcojë bashkëpunimin dypalësh e shumëpalësh me Kinën për të promovuar zhvillimin dhe lulëzimin botëror.

Të dy palët ishin të një mendjeje që bashkëpunimi dypalësh ka bazë të fortë e gjallëri dhe se është në interes të të dy vendeve një bashkëpunim në një nivel, standard dhe cilësi më të lartë dhe ruajtja bashkërisht e qëndrueshmërisë së zinxhirëve globalë të industrisë e të furnizimit, gjë që ka rëndësi të madhe edhe për mbarë botën.

Të dy palët ranë gjithashtu dakord të ngrenë një mekanizëm dialogu e bashkëpunimi mbi ndryshimin e klimës dhe tranzicionin e gjelbër dhe të mbajnë Dialogun e 3-të Financiar të Nivelit të Lartë Kinë-Gjermani, si edhe edicionet e reja të Forumit Mjedisor Kino-Gjermane.

Pas konsultimit, Li dhe Scholz asistuan në nënshkrimin e një numri dokumentesh bashkëpunimi ndërmjet të dy palëve në fusha të ndryshme.

Interesin e ndërsjellë të bashkëpunimit ekonomik e dëshmojnë rezultatet dhe disa fakte janë të nevojshme për të vërtetuar një gjë të tillë. Kështu për shembull më shumë se 5000 kompani gjermane mbajnë 1.1 milionë punonjës në Kinë. Në veçanti, gjigantët gjermanë të automjeteve si Volkswagen dhe BMW janë të interesuar nga fuqia e lirë e punës në Kinë dhe tregu në rritje i makinave.

CEO i BMW Oliver Zipse tha se lidhjet e forta të prodhuesit të makinave me Kinën ishin një “fitim i favorshëm” për këtë kompani kryesore të industrisë së automobilave drejt prodhimit të automjeteve të gjelbra.

Wu Qiang, një komentator i pavarur akademik dhe politik në Kinë, tha për DW se udhëtimi i Li në Gjermani ishte një formë e “diplomacisë ekonomike”, që synon të krijojë një tampon për konkurrencën në rritje midis Kinës dhe SHBA-së. “Vizita e Li në Gjermani u fokusua kryesisht në çështjet ekonomike dhe aktivitetet e tij diplomatike ishin takime me biznese të mëdha gjermane dhe shefa ekzekutivë të këtyre kompanive”, tha Wu.

Vizita e kryeministrit kinez në Gjermani nuk u përqendrua vetëm në kryeqyteti Berlin por përfshinte edhe një vizitë në landin e Bavarisë, ndër më të rëndësishmit e këtij vendi. Kryeministri i Bavarisë Markus Soeder e mirëpriti kreun e qeverise kineze dhe i deklaroi se bashkëpunimi miqësor i Bavarisë me Kinën ka arritur rezultate të spikatura, duke e bërë këtë land një pionier në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe të miqësisë midis Kinës dhe Gjermanisë. Soeder tha se Bavaria nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e fortë nga Kina në luftën kundër pandemisë së COVID-19, çka dëshmon se në ato kohë të vështira për tërë botën populli kinez nuk u kursye duke ndihmuar të gjithë popujt në nevojë qofshin të vendeve të varfra apo të zhvilluara, që u gjetën të papërgatitur përballë asaj krize të paparë shëndetësore.

Ndërkohë Li u zotua se Kina do të vazhdojë të inkurajojë provincat dhe qytetet e binjakëzuara të të dy palëve të konsolidojnë besimin e ndërsjellë, të zgjerojnë shkëmbimet, të thellojnë bashkëpunimin dhe të arrijnë një nivel më të lartë përfitimi të dyanshëm.

Veç aspekteve të bashkëpunimit ekonomik si në Berlin ashtu edhe në Paris bisedimet e kryeministrit kinez prekën edhe aspektet më kritike ndërkombëtare ndër të cilat luftën në Ukrainë. Qëndrimi i Kinës i rikonfirmuar edhe në këto vizita ka qenë konstant i paanshëm ndërmjet palëve ndërluftuese, duke u shprehur se dialogu është rruga e vetme për të arritur një zgjidhje të konfliktit duke i dhënë fund gjakderdhjes dhe shkatërrimeve.

Ashtu si në Berlin, kryeministrit kinez Li Qiang iu bë një trajtim jashtëzakonisht i profilit të lartë në Paris, me kryeministren franceze Elisabeth Borne dhe ministrin e Brendshëm Gerald Darmanin që e takuan atë përpara një takimi me presidentin Macron, ndërsa ky i fundit zbriti me nxitim shkallët në një përpjekje të dukshme pavarësisht protokollit për të hapur personalisht derën e limuzinës së Li-së kur ai arriti për takim.

Etapa e dytë e turneut të kryeministrit Li në Francë më 21 qershor u zhvillua në sfondin e programit për partneritet të gjithanshëm strategjik Kinë-Francë të arritur midis Presidentit Xi Jinping dhe Presidenti Emmanuel Macron në prill të vitit 2023, kur ky i fundit ishte për vizitë zyrtare në Pekin.

Prandaj ky aspekt ishte pika e parë e bisedimeve dhe në këtë kuadër kryeministri kinez deklaroi se vizita e tij në Francë synonte të zbatohej konsensusi i rëndësishëm i arritur nga të dy krerët e shtetit, duke theksuar se ai ka pasur diskutime të thella me palën franceze mbi shtimin e bashkëpunimit strategjik. Konkretisht, pala kineze është e gatshme që, bashkë me palën franceze, ta shndërrojnë këtë program strategjik në një plan zbatimi, të zgjerojnë hapjen e dyanshme, të krijojnë zinxhirë më elastikë të industrisë dhe të furnizimit Kinë-Francë e Kinë-BE, të thellojnë shkëmbimet kulturore, të përballojnë bashkërisht sfidat globale dhe t’i sjellin më shumë besim e fuqi paqes, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të botës.

Presidenti Macron i mirëpriti vizitën e Li Qiang në Francë dhe pjesëmarrjen e tij në Samitin për një Pakt të Ri Global të Financimit. Ai tha që pala franceze u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me palën kineze dhe zbaton parimin e “Një Kine”.

Kreu i shtetit francez shtoi gjithashtu që vendi i tij është i gatshëm të punojë me Kinën për shtimin e koordinimit nëpërmjet Dialogut Strategjik Francë-Kinë, Dialogut të Nivelit të Lartë Ekonomik e Financiar dhe Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Shkëmbimet Njerëzore, duke shtuar bashkëpunim në fusha si aviacioni dhe hapësira, energjia bërthamore, bujqësia dhe ushqimi.

Në parantezë dua të shtoj se akoma mediat perëndimore i kushtojnë ndër vendet e para asaj që deklaroi Macron pas bisedimeve në Pekin se dëshironte që Franca dhe Europa të thellojnë lidhjet me Kinën dhe se Franca nuk duhet të ndjekë SHBA-në në qëndrimet e saj ndaj Pekinit lidhur më çështjen e provincës kineze të Tajvanit sepse, sipas Parisit zyrtar, ajo ‘zbaton parimin e “Një Kine”’.

Kurse duke folur në një darke të organizuar nga komuniteti i biznesit kinez dhe francez në Paris për ta mirëpritur Kryeministrin Li Qiang, ky i fundit theksoi rëndësinë globale të lidhjeve midis Kinës dhe Francës, duke thënë se besimi i shëndoshë reciprok politik u mundëson të dy vendeve të shikojnë “stabilitetin, sigurinë dhe mundësitë e përbashkëta të zhvillimit” në vend të rreziqeve në ndërvarësinë e tyre. Duke vënë në dukje se ndërvarësia është një rezultat i pashmangshëm i globalizimit ekonomik, Li shprehu vlerësimin e tij për kundërshtimin e qeverisë franceze ndaj konfrontimeve të bllokut, shkëputjes dhe ndërprerjes së zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit.

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave Bruno Le Maire dhe më shumë se 100 përfaqësues nga komunitetet e biznesit të të dy vendeve morën pjesë në veprimtarinë përshëndetëse të organizuar nga komuniteti i biznesit kinez dhe francez. Me atë rast Ministri Le Maire përshëndeti dinamikën dhe rezultatet e frytshme të zhvillimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit dypalësh. Ai tha se kompanitë franceze janë të interesuara nga tregu kinez dhe janë të gatshme të thellojnë bashkëpunimin me Kinën në fusha të tilla si aviacioni, ushqimi dhe energjia e rinovueshme në mënyrë që të ndërtojnë partneritete me cilësi të lartë dhe të arrihen rezultate të favorshme.

Pas vizitave në Berlin dhe Paris kryeministri kinez mori pjesë në Samitin e Ri Global të Financimit në Paris mbajtur në ditën e fundit të turneut të tij (23 qershor) me pjesëmarrjen e më shumë se 40 kryetarëve shtetesh. Në fjalën e tij kryeministri Li kishte një mesazh të qartë për BE-në që, sipas mendimit tim, është një udhërrëfyes lidhur me perspektivën e marrëdhënieve midis Kinës dhe Europës: “Kina dhe Europa duhet të ngrihen mbi dallimet, të kërkojnë dhe zgjerojnë gjuhën e përbashkët në respekt të diferencave dhe të nxitin më shumë rrugëzgjidhje krijuese për përballimin e pasigurisë në situatën globale. Kjo arrihet me stabilitetin e marrëdhënieve kino-europiane dhe duke kontribuar së bashku në zhvillimin e qëndrueshëm të njerëzimit”.

Veç takimeve të shumta me krerë shtetesh nga vende të ndryshme përfshi shume vende në zhvillim, që kanë shumë probleme financiare kryeministri kinez zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, që kishte edhe simbolikën komemorative se 2023 është 20-vjetori i vendosjes së partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Kinës dhe BE-së.  E me këtë rast Li deklaroi se Pekini është i gatshëm të punojë me Brukselin për suksesin e një samiti të ri Kinë-BE dhe të thellojë bashkëpunimin në sektorët e gjelbër, ekonomi, tregti e digjitalizim, duke krijuar më shumë hapësirë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Li i rikonfirmoi Michel se zhvillimi i Kinës i sjell botës mundësi dhe jo rreziqe, duke krijuar qëndrueshmëri e jo tronditje për zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit, duke hedhur poshtë çdo insinuatë dashakeqëse ndaj Kinës, e cila nuk ka asnjë konflikt të interesave thelbësorë me BE. Përkundrazi realiteti e dëshmon se të dy palët kanë pasur përfitime nga zhvillimi i njëra-tjetrës dhe kanë zbatuar autonominë strategjike e multilateralizmin.

E për të folur konkretisht sipas të dhënave zyrtare të botuara nga Eurostat Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i Bashkimit Evropian: Në vitin 2021, BE dhe Kina tregtuan mallra me vlerë 696 miliardë euro (importe dhe eksporte). Kjo përfaqëson 16% të të gjithë tregtisë së mallrave të BE-së. Kurse në vitin 2022, Kina ishte partneri i tretë më i madh për eksportet e mallrave të BE-së (9,0 %) dhe partneri më i madh për importet e mallrave nga BE (20,8 %). Tre importuesit më të mëdhenj nga Kina në BE ishin Holanda (138 790 milion euro), Gjermania (130 030 milion euro) dhe Italia (57 506 milion euro). Çekia (47,7 %) kishte peshën më të lartë për Kinën në importet e saj jashtë BE-së. Eurostat zbuloi se vetëm Irlanda (773 milionë euro) kishte një suficit tregtar me Kinën. 26 vendet e tjera anëtare të BE-së kishin të gjitha një deficit tregtar me Kinën. Deficiti më i madh i përkiste Holandës (120 098 milionë euro), e ndjekur nga Italia (41 065 milionë euro) dhe Polonia (34 639 milionë euro).

“Politika tregtare e BE-së është një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve të BE-së me pjesën tjetër të botës”, theksonte Eurostat, prandaj çvlerësohet çdo përpjekje e disa qarqeve në Europë, që vazhdojnë të humbasin kohë për të frenuar lidhjet e gjithanshme të Kinës me BE-në.

Këtë frymë transmetoi presidenti Michel kur deklaroi se zhvillimi i Kinës është i dobishëm për BE-në dhe për botën. Nga ana tjetër, ai u shpreh se BE-ja zbaton parimin e “Një Kine” dhe është e gatshme të forcojë komunikimin dhe shkëmbimet me Kinën, të zhvillojë marrëdhëniet e bashkëpunimit në shumë nivele dhe të nxisë konsolidimin dhe forcimin e marrëdhënieve BE-Kinë, për të zgjidhur së bashku çështjet globale lidhur me klimën, shëndetësinë e fusha të tjera dhe për të ndërtuar një botë të hapur e shumëpolare. Zhvillimi i Kinës është i dobishëm për BE-në dhe për botën. BE-ja nuk ka ndër mend të kufizojë zhvillimin e Kinës, është kundër një “Lufte të Ftohtë të re” dhe veprimeve të mbajtjes së anës dhe shpreson që samiti i ardhshëm BE-Kinë të ketë rezultate pozitive, theksoi Michel.

Vizitat kryeministri kinez në Gjermani e Francë ishin vazhdim i një dialogu tashmë të konsoliduar midis këtyre vendeve me Kinën dhe rezultatet e bisedimeve intensive në të gjitha nivelet dëshmojnë për konsensusin e tyre dhe entuziazmin e qarqeve të biznesit që të konsolidohen arritjet e deritanishme dhe të gjejnë rrugë të reja për të çuar lidhjet Kinë-Evropë më përpara në baza të sigurta në shërbim të interesave të ndërsjella të tyre por edhe për të kontribuar bashkarisht për stabilitet dhe siguri në bashkësinë e ndërvarur globale në këto kohë turbulencash. /CRI

Related- Posts

Bota

Loja e Trumpit me të gjitha ose asgjë; skenari kritik vjen shumë shpejt

30 Qershor, 2025
Bota

Rreziku i përhapjes së Armëve Bërthamore në Kohën e Pasigurisë Globale

29 Qershor, 2025
Bota

Rritja e mbrojtjes së NATO-s nuk është një favor për ‘askënd’, përsërit Merz

29 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Studentët u mashtruan  nga propaganda e lirë e Vuçiçit: Ndodhi një kthim radikal djathtas, revolta e humbi kuptimin, ndërsa shansi u humb

30 Qershor, 2025

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025

Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

30 Qershor, 2025

Xi Jinping-u kërkon qeverisjen e rreptë të Partisë

30 Qershor, 2025

Partia Komuniste e Kinës forcohet ndërsa anëtarësia e saj i tejkalon 100 milionët

30 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.