Sekretari i shteti amerikan, Mike Pompeo në një konferencë për shtyp ditën e sotme (10 qershor 2020) ka përmendur dhe marrëveshjen për reformën zgjedhore të arritur pak ditë më parë nga partitë politike në Shqipëri. Ai tha se e mbështet këtë marrëveshje, e cila, sipas tij, do ta forcojë demokracinë e vendit tonë.
Pompeo: Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike.