Serbia njeh targat e Kosovës, reagon BE

Bislimi: Vendimi i Serbisë për njohjen e targave RKS, maskim

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka reaguar në lidhje me vendimin e Serbisë për të njohur targat e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Tëitter, Stano thekson se Bashkimi Europian mirëpret vendimin e ndërmarrë nga Beogradi si një hap të rëndëishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Stano shton se ky është një hap në drejtimin e duhur të integrimit më të mirë rajonal dhe tha se pret nga Kosova që të bëjë të njëjtën gjë.

“Bashkimi Europian mirëpret vendimin për të njohur zyrtarisht targat RKS të lëshuara nga Kosova, një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve, si dhe angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes.

Kjo tregon se është e mundur arritja e përparimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Është gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit.

Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të targave. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, shkroi Stano në rrjetin social “X”.

Ndonëse me skepticizëm, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se me vendimin për njohjen e targave RKS nga ana e Serbisë, shkon drejt fundit një proces i gjatë i çështjes së targave e mosnjohjes së tyre nga pala serbe.

Sipas Bislimit çështja e targave mbi 10 vite ka qenë marrëveshje e pazbatuar e për 2 vite marrëveshje e përdorur si mjet dhe qëllim për eskalim e destabilizim.

Bislimi ka thënë se në shtator 2021, Serbia e përdori këtë çështje për të kërcënuar Kosovën e fluturuar Mig-at përreth kufirit.

“Me 30 shtator, u arrit marrëveshja për fillimin e punës, në kuadër të së cilës u krijuan grupet teknike, dhe u zhvilluan gjithsej 8 takime në nivel teknik nga tetori 2021 deri në muajin prill 2022. Që nga fillimi, pozicioni i delegacionit tonë në Bruksel ishte i qartë: na duhet një zgjidhje e përhershme në linjë me standardet e Bashkimit Evropian dhe propozimi i vetëm i Kosovës si dhe zgjidhja ideale në këtë drejtim ka qenë që Kosova dhe Serbia t’ia njohin targat njëra tjetrës në modelin aktual – të cilat janë në përputhje me standardet e BE-së – e pa asnjë ndryshim”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Sipas tij, janë nevojitur 18 muaj me tensione për të arritur në përfundimin që është i njëjtë me propozimin fillestar të Kosovës.

“Fatkeqësisht, është dashur të kalojnë 18 muaj me tensione e barrikada nga ana e Serbisë, rezistencë dhe insistim në nivel teknik që stikersat të jenë zgjidhje permanente, si dhe tërheqje nga institucionet në nëntor të vitit të kaluar, për të ardhur në përfundimin që është i njëjtë me propozimin fillestar te Kosovës. Ky është tregues se të gjitha destabilizimet që i ka bërë Serbia, kanë qenë të palogjikshme e të panevojshme, sepse prapë kemi arritur në situatën e njëjtë ku targat janë konvertuar në ato ekzistuese legale dhe tashmë nga 1 janari Serbia i njeh ato”, ka shkruar Bislimi.

Sipas tij, ky nuk është konstruktivitet nga ana e Serbisë, por është vetëm maskim që ata duan ta kamuflojnë pas dështimit në Banjskë dhe dështimit të narrativës së tyre të ushqyer për kaq shumë kohë në Bruksel.

/Argumentum.al

Related- Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist