Ambasadorët e misioneve të Bashkimit Europian në Tiranë zhvilluan sot një takim lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri.
Lajmin e bëri të ditur ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në takim mori pjesë edhe shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 14 majit, Audrey Glover.
Hohmann tha se është e rëndësishme zhvillimi i zgjedhjeve në përputhje me standaret ndërkombëtare.
“Kënaqësi të kishim në takimin e sotëm të shefave të misioneve të BE-së, ambasadoren Audrey Glover, shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 14 majit. Teksa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në BE, zhvillimi i duhur i zgjedhjeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, është i një rëndësie të madhe,” u shpreh Hohmann.