Shqipëria ka shënuar viktimën e dytë nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se pacienti 66-vjecar, i cili ishte prekur nga Covid 19, por që vuante edhe nga disa sëmundje të tjera ka ndërruar jetë sot në mëngjes.
“Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.
Deri tani në vendin tonë janë konfirmuar 55 raste me koronavirus, nga të cilët dy kanë humbur jetën, ndërsa njëri sipas ministrisë është drejt shërimit.
Tiranë 38 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste