“Shqipëria buzëqesh”/ Kryeministri Rama e konfirmon zyrtarisht ardhjen e vaksinave Pfizer në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama jep lajmin e mirë në ditën e parë të 2021,për shqiptarët në luftën kundër COVID-19. Rama tha se është dakordësuar me kompaninë amerikane të Pfizer dhe se në fillim të javës së tretë të janarit do të vijnë 10750 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19.

“Kemi dakordësuar me akt normativ për autorizimin e kontratës sipas marrëveshjes së konfirmuar zyrtarisht nga Pfizer. Sasia e autorizuar menjëherë. 10750 dozat e para do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. Mbi 30 mijë doza të tjera në shkurt dhe të tjerat në muajt e tjerë.

Kryeministri nuk e fshehu zhgënjimin nga Europa duke thënë se ndihej i turpëruar nga hendeku që hapi mu në mes të Europës vendimmarrja absurde, e papranueshme moralisht, e pakuptueshme politikisht, dhe e pajustifikueshme logjikisht e Bashkimit Europian.

“Si njeri jam ndjerë i indinjuar dhe si evropian jam ndjerë i turpëruar. Ndërsa si kryeministër i Shqipërisë jam ndjerë më i motivuar se kurrë për të mos lejuar që shqiptarët të ndihen të përjashtuar nga mundësia për t’u mbrojtur njëkohësisht me europianët e tjerë në këtë luftë botërore me rrezikun e vdekjes”, theksoi Rama.

“Shoppingu im në Nju Jork ka mbaruar me sukses.  Kemi dakordësuar me Akt Normativ për autorizimin e kontratës sipas marrëveshjes të konfirmuar zyrtarisht nga kompania Pfizer. Sasia  e dakordësuar do të paguhet menjëherë në bazë të termave dhe procedurës së kompanisë Pfizer me të gjitha vendet pa përjashtim”, detajoi kryeministri Rama.

Rama theksoi se 10750 dozat e para të kësaj vaksine sipas kontratës do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. “30250 doza të tjera do vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit”, tha Rama.

Rama shtoi se kjo është nisja më e mirë e mundshme të këtij viti vendimtar të zmbrapsjes përfundimtare të armikut të padukshëm. Por, padyshim, vijoi ai, “ky nuk është fundi i përpjekjes tonë për të garantuar që asnjë dozë e vaksinës të mos mungojë deri në fund”.

“Do të vazhdojmë të përpiqemi siç jemi përpjekur me këmbëngulje pa pushim nga të katër anët deri mbrëmë vonë që plani i vaksinimit të planifikohet sipas parashikimit pa asnjë bllokim apo ngadalësim nga mungesa e dozave të nevojshme”, deklaroi kryeministri Rama.

“Ju bëj me dije, po ashtu, se kemi garantuar ditët e fundit dhe gatishmërinë e dy vendeve partnere për një total prej 9 mijë dozash, gjysmën e parë të janarit. Nuk mund t’i përmend emrat sepse sot nuk e dimë se dinamika e re e krijuar nga marrëveshja zyrtare me Pfizer do ndikojë apo jo me finalizimin e këtyre operacioneve solidariteti nga ana e dy qeverive mike, të cilat nuk na lanë vetëm në këto kohëra egoizmi dhe cinizmi të frikshëm për kontinentin ku jetojmë kur ende nuk dukej drita jeshile që u ndez mbrëmë”, tha ai.

Po ashtu, Rama theksoi se “njëkohësisht me dy shtete të tjera negociojmë me një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer dhe Astra Zeneca”.

“Besoj se shumë shpejt do të kemi qartësi për rezultatin e këtyre negociatave. Padyshim do ju informojmë menjëherë nëse dhe kur do të materializohen, por jam tejet falënderues ndaj tyre edhe sepse as njëri dhe as tjetri nga këta dy vende nuk hyjnë tek më të pasurit e Europës por kanë patur bujarinë që t’i konsiderojmë seriozisht lutjet tona. E kemi kapërcyer kështu në kohë rekord për pozicionin tejet të disfavorshëm nga u nisëm, hendekun që hapi mu në mes të Europës vendimmarrja absurde, e papranueshme moralisht, e pakuptueshme politikisht, dhe e pajustifikueshme logjikisht e Bashkimit Europian”, theksoi Rama.

“Si njeri jam ndjerë i indinjuar dhe si evropian jam ndjerë i turpëruar. Ndërsa si kryeministër i Shqipërisë jam ndjerë më i motivuar se kurrë për të mos lejuar që shqiptarët të ndihen të përjashtuar nga mundësia për t’u mbrojtur njëkohësisht me europianët e tjerë në këtë luftë botërore me rrezikun e vdekjes”, theksoi Rama.

 

 

Related Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist