• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Shqipëria, destinacioni i ri i nomadëve digjitalë

9 Maj, 2023
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Digjitalizimi si niveli superior i zhvillimit teknologjik ka sjellë një impakt të lartë në zhvillimin ekonomik të vendeve të ndryshme në botë. Ky impakt nuk lidhet vetëm me transformimin e qasjes së të menduarit dhe të vepruarit në çdo sektor të hapësirës ekonomike sociale dhe publike, por dhe tek kapacitetet e forcës së punës. Kategoria që “ka përfituar” më së shumti nga ky ekosistem janë nomadët digjitalë, njerëzit, të cilët profesionin e tyre e kanë të lidhur pazgjidhshmërisht me PC (laptop, tablet) dhe ndihen komodë në çdo cep të hapësirës materiale nga ku vendosin të operojnë. Pandemia Covid-19 ndryshoi rrënjësisht konceptin e të punuarit duke u përqëndruar jashtë mjediseve të kompanive, zyrave dhe biznesit. Para pandemisë COVID-19 mendohet se numri i nomadëve digjitalë, ka qenë rreth 4 milionë.

Nomadët digjitalë ose Punonjësit Lëvizës Digjital, jo domosdoshmërisht janë programues, ekspertë të IT, por edhe profesionistë që punën e tyre e zhvillojnë përmes TIK. Vendin e parë në sektorët ku operojnë nomadët digjitalë e zë industria e kreativitetit me 18 %, e më pas vijon marketingu, startup, rrjetet sociale, zhvillues softuerësh, platforma interneti, web designer etj.

Studiuesit vlerësojnë se deri në vitin 2035 do të ketë 1 miliard nomadë digjitalë në botë.

Evropa po krijon gjithnjë e më shumë mjedisin e përshtatshëm profesional e social për këtë realitet të ri profesionistësh.

Përmes një propozimi ligjor “EU Digital Nomad Pass”- Pasaporta Evropiane e Nomadit Digjital promovohet idea e strukturimit të një ekonomie më të fortë  dhe punësimi në kushtet e digjitalizimit sipas industrive dhe shërbimeve përkatëse. Kur nomadët digjitalë, janë themelues kompanish ose startup-esh, kjo përkthehet në hapje vende të reja pune për komunitetin mikpritës, të ardhura nga qiradhënia e banesave, ndërkohë që të ardhura krijohen dhe nga blerjet tek bizneset e vogla të lagjes ku nomadët digjitalë strehohen. Mesatarisht në shtetet e BE, çdo nomad digjital sjell 10 herë më shumë të ardhura në ekonominë lokale, sesa një turist standard i zakonshëm dhe mesatarisht rreth 1,800 € në muaj.

 Të ardhurat mesatare në vit të nomadëve digjitalë variojnë në mënyrë të ndjeshme, por afro 35 % e tyre marrin nga 50 mijë dollarë – 100 mijë dollarë në vit.

Nga ana tjetër avantazhe të ndryshme lidhen dhe me shkëmbimet e komunikimit social-kulturor mes nomadëve dhe komuniteve pritëse, në funksion të diversitetit dhe mbrojtjes së vlerave humane dhe demokratike, sepse  kjo është dhe filozofia e qasja morale e zhvilllimit të teknologjisë – një botë pa kufi, e aksesushme në kohë reale në hapësirë, si  dhe pa përballje ekstreme  të idenitetit social-kulturor. Në këtë realitet të ri digjital, Shqipëria po pozicionohet si një ambient sa më familjar për profesionistët digjitalë, që koordinatat gjeografike të atdheut i lidhin ” vetëm me aksesin në Wifi, dhe më pas përshtaten pa pretendime të konsiderueshme.

Ata kanë botën e tyre dhe ne pritësit, duhet t’i ofrojmë vizionin tonë.

Në këtë aspekt, Shqipëria, e njohur për mikëpritjen e ngrohtë, tolerante për të huajt dhe klimës sociale pa paragjykime e diskriminime, përbën një model të tokës së premtuar për nomadët digjitalë. Ambienti i përshtatshëm diktohet dhe nga vetë kostot tejet normale, të përballueshme të jetës së përditshme.

Në Shtator 2022, në Tiranë, Festivali i Parë i Nomadëve Digjitalë organizuar nga Bashkia e Tiranës, identifikoi 100 nomadët e parë akomodues, të cilët konfirmuan së pari, pikërisht cilësitë e sipërpërmendura.

Përballë këtij realiteti të ri jo vetëm teknologjik, por dhe social, politikat dhe programi i qeverisë kanë synuar të krijojnë një mjedis pritës sa më pozitiv ndaj këtij grupimi i cili, në përceptim të përgjithshëm duket i pakët, por statistikat dëshmojnë se shtohen nga dita në ditë.

Për ta optimizuar këtë potencial qeveria ka ngarkuar Ministrin e Shtetit për Mbrojten e Sipërmarrjes për të hartuar një paketë ligjore incetivuese për këtë target grup.

Në zyrat e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes takimet dhe ekperiencat e punës me nomadë digjitalë kanë qenë të shpeshta dhe të ndryshme. Ata janë partnerë të rëndësishëm në hartimin dhe realizimin e startup-eve të shqiptarëve duke krijuar një klimë sinergjike dhe bashkëpunuese për inovacionin dhe biznesin vendas.

Ajo çfarë kanë përcjellë nomadët digjitalë, si reagim të drejtëpërdrejt lidhet me vlerësimin e sigurisë fizike, kushtet komode  dhe natyrën e bukur që ofron Shqipëria për ta. Një pjesë e profesionistëve, përveç Tiranës, kanë zgjedhur Durrësin, Vlorën, Shkodrën dhe një pjesë të bregdetit të Jugut.

Ndryshimet ligjore domosdoshmëri për komoditetin e nomadëve digjitalë në Shqipëri

Në punën tonë të përditshme çdo eksperience e re krijon një leksion të shtuar jo vetëm në profesion, por edhe për natyrën e jetës sociale. Kërkesa gjithnjë e në rritje të nomadëve digjitalë, për akomodim në Shqipëri, na vuri para përgjegjësisë politike dhe sociale për të lehtësuar procedurat e marrjes së vizës dhe të kohë qëndrimit në Shqipëri. Ligji aktual nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve” nuk arrinte të mbulonte parashikimet tona në këtë aspekt. Ndryshimet u bënë të domosdoshme dhe puna me ekspertët e sektorit, u ndërthur në mënyrë simbioze me përvojën e nevojshme të vendeve të rajonit dhe BE-së. Në themel të konsultimeve ishte harmonizimi me prioritetet e Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve, për vitet 2021-2027 dhe Strategjisë Kombëtare për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin 2017 – 2022.

Pas një konsultimi efektiv publik u arrit të përcillej në një kohë të përshtatshme në Këshillin e Ministrave amendimet që lehtësojnë ndjeshëm dhe i bëjnë më të thjeshta akomodimin dhe veprimtarinë e punonjësve lëvizës digjitalë (nomadëve digjitalë) në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Një akomodim i përshtatshëm dhe pa vështirësi të ndjeshme i nomadëve digjitalë në Shqipëri nuk është avantazhim vetëm për punën dhe jetën e tyre.  Një periudhë e rehatshme për ta në vendin tonë përkthehen dhe në rritje të efikasitetit për mbështetjen e startup-eve, rritjes së punësimit të të rinjve shqiptarë dhe më shumë shpenzime e të ardhura për ekonominë lokale.

“Qëllimi i ndryshimeve të ligjit aktual “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve” në hapësirën e dedikuar nomadëve digjitalë   lidhet me mbështetjen direkte të tyre dhe përsa më poshtë:

Punonjësit lëvizës digjitalë nuk do të konsiderohen rezidentë tatimor në Republikën e Shqipërisë për një periudhë prej 12 muajsh, pra përjashtohen nga taksat për një vit.

Punonjësit lëvizës digjitalë pajisen me leje unike, bazuar në ligjin “Për të huajt” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.”

Shqipëria në 32 vite të pluralizmit demokratik po transformohet gjithnjë e më shumë në çdo sektor.  Në këtë rrugëtim, teknologjia ka marrë një rol parësor dhe shtetit i përket detyra kryesore të krijojë një mjedis sa më komod dhe frymëzues për ekspertët dhe punonjësit e saj.

Në këtë kuptim, përdorimi i teknologjisë, sikurse shprehet menaxheri amerikan Sean Gerety, nuk habit askënd…, por përvoja që krijojmë nga raporti me të, përbën gjithçka. Neve na përket ta zhvillojmë Shqipërinë për çdokënd, edhe për profesionistët e digjitalizimit, sepse teknologjia ngre një të ardhme të sigurt dhe për qeverinë është vokacioni i progresit.

“Le të krijojmë të nesërmen në vend që të shqetësohemi se çfarë ka ndodhur dje …” – Steve Jobs

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, përplasje me policinë dhe 13 persona të lënduar

24 Tetor, 2026
Bota

Putin: Rusia nuk kërkon luftë me Evropën, por do të përmbushë objektivat në Ukrainë

23 Tetor, 2026
Bota

Parlamenti Europian i jep Gjykatës Penale Ndërkombëtare Çmimin Saharov, mes tensioneve me SHBA-në

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, përplasje me policinë dhe 13 persona të lënduar

24 Tetor, 2026

Mundësia e fundit për një Serbi evropiane

24 Tetor, 2026

PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026

Trump sugjeron tarifa 200% ndaj Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës

24 Tetor, 2026

Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

24 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.