• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

  • POLITIKË

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

    MEPJ apelon qytetarët shqiptarë në vendet e Gjirit Persik për kujdes të shtuar

  • SOCIALE / KULTURË

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

    Takimi me liderët e partive/ Kurti nuk arrinë marrëveshje për dalje nga ngërçi në Kuvend

    Trumpi pohon se parandaloi një luftë të re në Ballkan dhe frenoi Serbinë; Me këtë ai ka parasysh takimin e çuditshëm në Shtëpinë e Bardhë,

    Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur inicdente në Gazimestan

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

“Shqipëria në qendër të vëmendjes”/ Kryeministri Rama: Mikpresim Samitin e NATO-s në 2027. Samitin e komunitetit politik në 2025. Perspektiva për BE në 2030.

26 Gusht, 2024
in Kryesore, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” nisi sot punimet në Tiranë, nën organizimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe me pjesëmarrjen e Ambasadorëve dhe Konsujve të Përgjithshëm të Shqipërisë nëpër botë, – për të diskutuar gjerësisht mbi angazhimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është bërë pikë referimi në politikën e jashtme, ndërsa do të mikpresë vitin e ardhshëm Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe Samitin e NATO-s në vitin 2027.

Në hapje të punimeve të Konferencës Vjetore të Ambasadorëve të Shqipërisë, Rama vlerësoi se prej kohësh Shqipëria nuk është statike në pozicionimin dhe në qasje ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Si rezultat i qëndrimit dhe veprimit të vazhdueshëm dinamik është edhe fakti deri para disa vitesh i paimagjinueshëm i marrjes nga Shqipëria të një sërë përgjegjësisë shumë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke nisur nga kryesimi i Procesit të Berlinit ku arritëm disa rezultate domethënëse në funksion të Planit të ri të Rritjes”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje edhe Samitin BE-Ballkani Perëndimor që për herë të parë u mbajt jashtë hapësirës së BE-së, në Tiranë.

“Po ashtu kemi hapjen e Kolegit të Europës në Tiranë, i cili tanimë është një realitet i prekshëm dhe viti i parë akademik i Kolegjit është në fillimin e tij, pasi është bërë edhe seleksionimi i studentëve nga të gjitha vendet e Europës. Kishte një kërkesë shumë më të lartë se sa parashikimi”, shtoi Rama.

Kryeministri veçoi edhe rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Këtu e kam të rëndësishme të sjell një shembull për të treguar se sa i rëndësishëm është roli proaktiv i ambasadorëve. Shembullin e ambasadorit tonë në Kombet e Bashkuara, i cili tanimë shërben si ambasador në Bruksel, për të lehtësuar të gjtihë ndërveprimin e jashtëzakonshëm që kemi me Brukselin. Falë edhe lidershipit të të cilit Shqipëria ushqeu shumë respekt, krijoi shumë besim dhe padiskutim mori një prestigj që nuk e kishte pasur më parë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se pikërisht ky respekt, besim e prestigj na bën sot që të jemi vendi që do të mikëpresë liderët e 44 shteteve europiane, nga Britania e Madhe deri në Ukrainë, apo nga Suedia e Norvegjia deri në Turqi vitin e ardhshëm, në samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Ky respekt, besim, prestigj dhe roli i një tjetër ambasadori që e sjell këtu si një shembull jo për ta veçuar nga të tjerët, por për të nënvizuar se sa e rëndësishme është për ne që të përfaqësohemi me volumin maksimal të ambicies, por edhe të aftësisë për të qenë të respektueshëm, gjë që na jep mundësinë të jemi mikpritës të samitit të NATO-s në vitin 2027”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “as nuk mund të imagjinohej disa vite më parë që Shqipëria të bëhej pikë referimi dhe t’i besoheshin të tilla role”.

“Aq shumë ka ndryshuar në këtët aspekt raporti i botës me ne saqë po bëhet natyrshëm edhe jo e lehtë për t’i numëruar të gjitha. Sepse mund pa dashje të harrohen. Se ndërkohë kemi pasur edhe kryesimin e OSBE-së, ku falë një tjetër ambasadori që sot është ministër i Jashtëm, dhe jo rastësisht është kërkuar nga një pjesë e madhe e vendeve të OSBE-së për të kandiduar për rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, ne kemi pasur një tjetër mundësi të shfrytëzuar në mënyrën më të mirë, ku përsëri kemi ushqyer besim dhe kemi rritur prestigjin e vendit tonë”, tha Rama.

Fjala e plotë e Kryeminsitrit Edi Rama:

Jetojmë sot në një kohë të shenjuar nga një transformim historik i Shqipërisë  – dhe kush thotë të kundërtën injoron faktet apo më keq akoma lufton me faktet, – si në planin e brendshëm atë të shtetndërtimit demokratik dhe europian të sistemit institucioneve të vendit, në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik e social drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ashtu edhe në planin e jashtëm atë të përcaktimit dhe të konsolidimit të vazhdueshëm të një roli proaktiv të vendit në arenën ndërkombëtare. Progresi i kësaj kohe që është një kohë transformimi të madh, është i dukshëm dhe është i përshëndetur botërisht. Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re dhe  ka luajtur një rol kyç në zhvillimet transformuese të kësaj kohe, të cilat duhen shtyrë padyshim më tutje edhe përmes diplomacisë për të përmbushur vizionin e Shqipërisë 2030.

Sot Shqipëria negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian, pas një procesi të jashtëzakonshëm skanimi të të gjithë sistemit të organizimit të vendit. Skuadra kombëtare e Shqipërisë me të gjitha repartet e saj përgjegjëse për 33 kapituj, 3 kritere themelore, u vlerësua me notat më pozitive nga partnerët tanë në Bruksel, ku vendi mori një vlerësim të qartë të për gatishmërinë për t’iu përmbajtur legjislacionit e standardeve të Bashkimit Europian në të gjitha fushat, si edhe një hartë po ashtu të qartë hapash dhe veprimesh për ta përmbushur më në fund këtë ëndërr të vjetër kombëtare. Po në ndërkohë natyra e procesit të negocimit dhe e ndërveprimit me Bashkimin Europian është shumë dinamike dhe këtu dua të sjell në vëmendje një fakt konkret që lidhet pikërisht me rolin proaktiv të Shqipërisë, përmes një diplomacie dinamike në funksion të ndikimit të vetë Bashkimit Europian për interesat tona të para në një kënd më të gjerë si pjesë e interesit të përbashkët rajonal dhe specifikisht dua të flas për hartimin e një politikë të re të Bashkimit Europian përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor për krejt rajonin tonë, i cili shkon tanimë më përtej sistemit të mbështetjes me fondet IPA dhe adreson në më mënyrë specifike një nevojë të madhe të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit për të përmirësuar perfomancën dhe rritur konvergjencën ekomomike me vendet e Bashkimit Europian, duke hapur kështu rrugën që në ndërkohë që ne negociojmë anëtarësimin në Bashkimin Europian të mund të integrohemi gradualisht në hapësirën ekonomike dhe në tregun e përbashkët europian.

Kjo është diçka që është e re, është diçka që u krijohet si mundësi vendeve të rajonit tonë dhe është diçka që lidhet sa thashë pak më lart  me rolin tonë proaktiv dhe me një qasje të re këmbëngulëse nga ana jonë për të bërë më të mirën në funksion të interesave tona, duke arritur njëkohësisht të argumentojmë përputhjen mes këtyre interesave dhe interesave të aleateve dhe partnerëve tanë, në këtë rast, përkatësisht Bashkimit Europian.

Plani i ri i rritjes që është ky instrument, është tanimë në dorën tonë dhe së bashku me partnerët në Bruksel ne jemi në një proces sistemimi të të gjithë hapave dhe të të gjithë piketave që do të duam të arrijmë përmes këtyre hapave pikërisht për të rritur në ndërkohë masën e integrimit pa pritur që të bëhemi anëtarë të BE. Kjo është dhe arsyeja që pa na e kërkuar askush, ne  kemi nisur një proces të ri përmes një synimi absolutisht ambicioz për të lancuar një dallgë te re reformash, duke u organizuar në Kuvendin e  Shqipërisë me komisionin e përbashkët me mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupisonin.

I solla këto dy shembuj, ka edhe të tjerë për të ilustruar faktin se tanimë prej kohësh, ne  nuk jemi statik në pozicionim dhe në qasjen ndaj marrëdhënieve tona ndërkombëtarë dhe  rezultat i qëndrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm dinamik është edhe fakti deri përpara disa vitesh i paimagjinueshëm, i marrjes nga Shqipëria të në sërë përgjegjësish të rëndësishme në arenën ndërkombëtare,  duke nisur nga kryesimi i Procesit të Berlinit, ku arritëm disa rezultate domethënëse, në funksion të  Planit të Ri të rritjes, duke vazhduar me Samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, që për herë të parë u mbajt jashtë hapësirës së Bashkimit Europain në Tiranë dhe më tutje me hapjen e kolegjit të Europës në Tiranë, i cili tanimë është një realitet i prekshëm dhe faktikisht viti i parë akademik i kolegjit është në fillimin e tij, pasi është bërë edhe seleksionimi i studentëve nga të gjitha vendet e Europës, kishte një kërkesë shumë më të lartë sesa parashikimi.

Më tutje sjell një shembull për të treguar sesa i rëndësishëm është roli proaktiv i ambasadorëve, shembullin e ambasadorit tonë në OKB, i cili tanimë shërben si ambasador në Bruksel për të lehtësuar të gjithë ndërveprimin e jashtëzakonshëm që kemi me Brukselin dhe falë edhe lidershipit të të cilit, Shqipëria ushqeu shumë respekt, krijoi shumë besim dhe pa diskutim mori një prestigj që nuk e kishte pasur më parë dhe pikërisht ky respekt, ky besim, ky prestigj na bën sot që të jemi vendi që do të mikpresë liderët e 44 shteteve evropiane nga Britania e Madhe deri në Ukrainë apo nga Suedia dhe Norvegjia deri në Turqi vitin e ardhshëm në Samirin e Komunitetit Politik Evropian dhe po ashtu ky respekt, ky besim, ky prestigj dhe roli i një tjetër ambasadori që e sjell këtu si një shembull, jo për ta veçuar nga të tjerët, por për të  rinënvizuar sesa e rëndësishme është për ne që jemi një vend i vogël që të përfaqësohemi me volumin maksimal të ambicies, por edhe të aftësisë për të qenë të respektueshëm, gjë që na jep mundësinë të jemi mikpritës të Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjëra këto, që ju e dini më mirë se sa unë – sepse një pjesë e juaja kanë një eksperiencë shumë më të gjatë në detyrën që kryeni, – as nuk mund të imagjinoheshin deri disa vite më parë, që Shqipëria të bëhej një pikë referimi dhe që Shqipërisë t’i besoheshin të tilla role dhe aq shumë kanë ndryshuar në këtë aspekt roli i botës me ne, saqë po bëhet natyrshëm edhe jo e lehtë për t’i numëruar të gjitha sepse mund padashje të harroja që, ndërkohë kemi patur edhe kryesinë e OSBE-së ku falë një tjetër ambasador, që sot është ministri juaj i jashtëm dhe jo rastësisht është kërkuar  nga një pjesë e madhe e vendeve të OSBE-së për të kandiduar për rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, ne kemi pasur një tjetër mundësi të shfrytëzuar, besoj unë, në mënyrën më të mirë, ku përsëri kemi  ushqyer respekt, besim dhe kemi rritur prestigjin e vendit tonë.

Duhet të them që janë 3 pika të rëndësishme që na kanë ndihmuar të arrijmë deri këtu dhe do të na ndihmojnë që të shkojmë shumë më tutje.

Së pari, është krijimi i një vetëdije të re në përfaqësimin dhe në mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Jo se më parë të tjerët apo shumëkush ndër ju që ka shërbyer në mënyrë krejtësisht profesionale dhe apolitike në fushën e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, nuk ka qenë i vetëdijshëm për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, por jo rastësisht e theksova një vetëdije e re, mjafton të jesh i vetëdijshëm kur flet me vete apo kur flet për vete, por ka shumë rëndësi të jesh i vetëdijshëm për këtë përfaqësim dhe këto interesa kur flet me të tjerët, dhe këtu vij tek pika tjetër, tek vullneti dhe angazhimi i plotë për të rritur kujdesin për shqiptarët jashtë atdheut. Ka shumë për të bërë në këtë drejtim, por shumë gjëra kanë ndryshuar në aspektin e marrëdhënieve  të shqiptarëve jashtë atdheut me ambasadat dhe konsullatat tona dhe në tërësi me shërbimet konsullore, si edhe për forcimin e aleancave strategjike dhe të miqësive tradicionale.

Aleancat tona strategjike  janë të qarta si drita e diellit, miqësitë tona tradicionale janë po ashtu të njohura. E së treti, ne jemi profilizuar dhe do të vazhdojmë te forcojmë profilin e partnerëve të padyshimtë të miqve të palëkundur dhe natyrisht duke qenë këtu në ketë pjesë të Evropës që ka një trashëgimi jo të lehtë lëmshi të marrëdhënieve, të historive, të interesave, nuk është gjithmonë e lehtë, pasi fjala vjen, ne jemi miq tradicionalë të Turqisë dhe të Greqisë, sa për të sjellë një shembull dhe për ne këto janë dy miqësi shumë të rëndësishme, por në të njëjtën kohë për ne është e shkruar e zeza mbi të bardhë qysh në krye të herës në programin tonë qeverisës dhe është bërë pjesë e rendit të ditës të politikës sonë të jashtme, qoftë Turqia e qofte Greqia, së bashku me Italinë, janë partnerët tanë strategjikë.

Ne jemi një vend i vogël dhe vetëdija e përmasës është shumë e rëndësishme për të ruajtur modestinë, por njëkohësisht edhe për të kuptuar në vazhdimësi domosdoshmërinë jetike që ne duhet të rritemi e duhet të fuqizohemi si shtet, por edhe si komb, e për këtë është po kaq e rëndësishme që ne të ruhemi nga humbja e sensit të përmasës sonë, që në të shkuarën ka çuar në eksese të padëshirueshme të ‘’grandomanive’’ të shoqëruara me daullet e nacionalizmit folklorik dhe i ka kushtuar pastaj Shqipërisë në marrëdhëniet  e veta ndërkombëtare, por nga ana tjetër të ruhemi dhe nga kompleksi i inferioritetit për shkak të kësaj përmase, pasi s’kemi asnjë arsye, as për të parën e as për të dytën, por qoftë e para, qoftë e dyta kanë qenë dy ngjyra, që në mënyrë të vazhdueshme e kanë përcaktuar dhe e kanë dëmtuar pozicionin tonë ndërkombëtar dhe politikën tonë të jashtme. E për t’u rritur dhe për t’u fuqizuar dhe për të vazhduar të ushqejmë respekt, të ushqejmë besim dhe të rrisim prestigjin tonë, ne duhet të flasim me qartësi dhe me respekt me aleatet dhe me miqtë tanë, por të  pretendojmë të njëjtën qartësi dhe të njëjtën respekt nga aleatët dhe nga miqtë tanë.

Kjo është shumë e rëndësishme e kjo është besoj unë dhe një nga arsyet që na ka ndihmuar që sot të gjendemi në një pozicion krejt tjetër, ku në tërësi, kur flitet për Shqipërinë, nuk flitet për një vend me hije apo në hije dhe kur Shqipëria përmendet në korridoret apo në zyrat apo në auditorët e politikës ndërkombëtare është shumë e qartë që ka një tjetër tingull emri i saj.

E dimë shumë mirë që të gjithë 2030 duhet të na gjejë në gatishmëri të plotë për t’u ulur në tryezën e BE si anëtar të barabartë të familjes europiane. Kjo është ana jonë, kjo është detyra jonë. Dimë shumë mirë që ulja në atë tryezë sa ç‘është një proces i përmbushjes së të gjitha kritereve dhe i përmbylljes së të gjitha detyrave, është dhe një proces vendimmarrjeje politike, por çka na takon ne, qoftë në aspektin politik, qoftë në aspektin teknik është 100% e qartë, ne duhet të jemi gati.

Dhe kjo është shumë më e lehtë ta thuash, por shumë më e vështirë ta bësh sepse kërkon që gjithçka që kemi bërë deri këtu dhe deri tani ta konsiderojmë një stad prej nga mund dhe duhet me patjetër të ngjitemi në një nivel të ri.

E për këtë arsye duhet me patjetër që dhe trupi ynë diplomatik të ngjitet në një nivel të ri dhe ngjitja në një nivel të ri sot unë besoj është plotësisht e mundur, duke shfrytëzuar një eksperiencë shumë të pasur që ka ky komunitet, duke shfrytëzuar shembujt e shkëlqyer që janë përqafueses të këtij komuniteti dhe patjetër duke shfrytëzuar edhe momentin transformues të Shqipërisë.

Sot Shqipëria është magnet, është një magnet që tërheqë vizitor nga gjithë bota. Vitin e shkuar arritëm të kemi 10 milionë turistë, shifra e këtij viti do jetë konsiderueshëm më e lartë dhe kjo nuk është një e dhënë në vetvete, por është një e dhënë, e cila reflektohet si të dhëna të tjera në zhvillimin e vendit, në rritjen e ekonomisë dhe të ardhurave, në rritjen e pagave.

Sot kemi një pagë mesatare në sektorin publik që është 900 euro, sot kemi një pagë mesatare në sektorin privat që është ende më e lartë sesa ajo që thuhet dhe që është detyra jonë ta nxjerrim të tërën në dritën e një ekonomie të formalizuar.

Kemi 10 mijë subjekte të reja që bëjnë biznes në Shqipëri duke u bazuar tek shifrat e gjysmës së parë të këtij viti krahasimisht me gjysmën e parë të vitit të shkuar. Gati 15 mijë të punësuar më shumë në 6 mujorin e parë të këtij viti. Kemi një rritjet të investimeve të huaja me 15 % vetëm në 3 mujorin e parë të vitit dhe kemi një interesim të madh për Shqipërinë, jo vetëm në aspektin e  turizmit, por dhe në sektorët strategjikë të ekonomisë  nga energjia tek telekomunikacionet, tek transporti, ndërtimi, e kështu me radhë dhe të gjitha këto duhet të na thonë që stadi në të cilin gjendemi është plotësisht i favorshëm për të synuar hopin e madh përfundimtar dhe për ta vendosur më në fund flamurin tonë kombëtar në oborrin e BE në Bruksel.

Nga ana tjetër duhet të na thonë që është shumë e rëndësishme që atë që kemi diskutuar vijimësisht dhe për të cilën kemi parë disa zhvillime pozitive të pamjaftueshme, ta vendosim shumë më qartë në rendin e ditës së punës së trupit diplomatik që do të thotë rritjen e përmasës ekonomike të diplomacisë sonë.

Sepse sot është shumë më e lehtë të flasësh për Shqipërinë, sot është shumë më  e lehtë të trokasësh dhe të ftosh njerëzit të vijnë në Shqipëri, sot është shumë më e lehtë t’iu thuash që Shqipëria është e gatshme t’i presë, jo vetëm me bukuritë e saj, por edhe me mundësitë që iu ofron për të investuar këtu.

Në fund dua të theksoj që përtej situatës të sotme dhe hartës së sotme të ndërveprimeve tona të drejtpërdrejta falë përfaqësive tona diplomatike ku natyrisht rajoni për ne është gjithmonë e më i rëndësishëm dhe për këtë arsye do të çelim së shpejti edhe dyert e ambasadës në Bosnje Hercegovinë e për këtë arsye jemi përpjekur që të bëjmë zgjedhje sa më të përshtatshme të ambasadorëve në funksion të dinamizmit të mëtejshëm të marrëdhënieve me rajonin ku ne jemi shumë të qartë në pozicionin tonë, ne duam të promovojmë paqen, duam të promovojmë bashkëpunimin, duam të promovojmë rajonin si i tërë se ky është interesi ynë, ky është interesi ynë kombëtar.

Shqipëria, ashtu si dhe vende të tjera të rajonit është shumë e vogël për të ofruar atë që mund të ofrojë nëse hapësira e saj ekonomike dhe tregtare është një hapësirë e integruar rajonalisht, kjo është shumë e thjeshtë dhe s’ka nevojë për shkencë për ta kuptuar dhe për këtë arsye na duhet të fuqizojmë sa të mundemi dhe të nxisim sa të mundemi çdo energji që e bën rajoni më bashkëpunues, më paqësor dhe më të ndejshëm ndaj të ardhmes dhe më pak të ndjeshëm ndaj të shkuarës

Leximi së ardhmes me sytë e së shkuarës është një lexim që ne nuk na takon, nuk është leximi ynë. Leximi ynë është leximi i së shkuarës me sytë e të ardhmes. Dhe kjo është qasja dhe kjo është pika kyçe mbi të cilën ne ngremë të gjitha marrëdhëniet dhe ndërveprimet me rajonin, natyrisht pastaj përmenda pak më përpara, duhet të bëjmë më shumë me Italinë, duhet të bëjmë më shumë me Turqinë, duhet të bëjmë më shumë me Greqinë.

Dua ta përgëzoj ambasadorin tonë në Athinë për transformimin e jashtëzakonshëm që i ka bërë shërbimit konsullor. Është një shërbim nga më të ngarkuarit për shkak të pranisë së madhe të shqiptarëve në Greqi. Natyrisht që ka nevojë për përmirësime të mëtejshme, por edhe ai atje në Athinë është një shembull që asgjë nuk mund të jetë jashtë mundësive tona, në rast se ne kemi vullnetin dhe kemi angazhime plot për t’u kujdesur si duhet për shqiptarët jashtë atdheut, aman nga ana tjetër në aspektin e volumit të investimeve dhe të volumit tregtar, sidomos me Turqinë dhe me Greqinë, ne mund të bëjmë shumë më tepër dhe duhet të përpiqemi të bëjmë shumë më tepër për aq sa na takon.

Sigurisht që hapësira e Bashkimit Europian është hapësira më natyrale për marrëdhëniet tona tregtare dhe të biznesit, investimeve dhe kështu me radhë, por mos harrojmë që kemi miq dhe miqësi të mira nga të cilat në këto vite i kemi forcuar ndjeshëm dhe prej të cilave ne duhet të kërkojmë më shumë.

Në radhë të parë nga vetja, me Emiratet e Bashkuara, me Arabinë Saudite, me Azerbajxhanin që janë tre vende që ushqejnë ndjenja miqësore dhe që kanë interes për të forcuar marrëdhëniet me ne, dhe patjetër me Kuvajtin që është një mik nga kohët më të vjetra për shkaqe historike që i dini dhe me Katarin. Dhe nga ana tjetër, kemi arsye të qenësishme jo vetëm për të besuar, por edhe për të investuar në hapjen e dyerve të misioneve tona të reja, qoftë në Indonezi, për të mbuluar gjithë atë pellg atje. Me Indonezinë kemi vendosur një marrëdhënie që ka një potencial shumë të madh dhe mbi të gjitha që ka një interes shumë të madh për ne, ashtu si dhe marrëdhëniet me Filipinet, pasi të gjitha vendet e Bashkimit Europian sot, janë duke trokitur në ato dyer për forca të reja pune dhe kjo marrëdhënie shumë e rëndësishme, radha aty është shumë e gjatë, po duke qene një vend i vogël, nëse do të arrijmë të kultivojmë si duhet raportet që përcaktojnë në fund të fundit edhe shkallën e vëmendjes ndaj vendeve më të vogla, besoj që do të bëjmë kapërcime të radhës. Dhe po ashtu, në Afrikë jemi krejtësisht të munguar dhe po unë besoj që është e drejtë që të hapim derën e parë në Kenia. Na duhet për shumë arsye, por edhe në mos për të tjera, për një arsye të thjeshtë fare që është dhe detyra që ne kemi dhe roli që ne kemi për të mbështetur formësimin përfundimtar të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Këto ishin pak a shumë ato që unë doja të ndaja me ju. E di që kjo konferencë, është një konferencë pune ku ka një sërë sesionesh dhe diskutimesh të hapura dhe dua ta mbyll fjalën time duke i kërkuar ambasadorëve më me përvojë që të angazhohen plotësisht në nxitjen e një diskutimi në funksion edhe të ligjit të ri të shërbimit tonë të jashtëm i cili është i domosdoshëm sot, në këtë kohë që jetojmë, edhe për faktin që kemi shumë shqiptarë që janë të angazhuar në organizata ndërkombëtare. Kemi shumë shqiptarë që janë të angazhuar në botën e marrëdhënieve ndërkombëtare nga rrugë të ndryshme të jetës, qoftë nga rruga e angazhimit të drejtpërdrejtë në një organizatë, qoftë nga rruga akademike dhe është e padrejtë që ata të jenë të përjashtuar nga mundësia për të shërbyer në trupën tonë të jashtëm.

Shembulli i skuadrës së krijuar në funksion të anëtarësisë tonë të përkohshme në këshillin e sigurimit është frymëzues. Njerëz që erdhën për të shërbyer në një moment historik për diplomacinë tonë dhe që nuk vinin të gjithë nga eksperienca e trupit diplomatik, por nga eksperienca të tjera në botën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe janë asete që ne nuk kemi luksin që të t’i lëmë paprovuar që t’i shfrytëzojmë, pastaj natyrisht që secili bën zgjedhjen e vetë.

Ju faleminderit shumë për vëmendjen dhe durimin dhe ju uroj një dy apo tre ditësh të suksesshëm dhe pres rezultatet e këtyre sesioneve për të vazhduar së bashku punën më tutje.

/Argumentum.al

Related- Posts

POLITIKË

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025
POLITIKË

Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

30 Qershor, 2025
Kryesore

Samiti G 6+1! Samit historik dhe Trump Show! Zelenski 0:2! Humbësit dhe fituesit e luftës 12 ditore!

30 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Studentët u mashtruan  nga propaganda e lirë e Vuçiçit: Ndodhi një kthim radikal djathtas, revolta e humbi kuptimin, ndërsa shansi u humb

30 Qershor, 2025

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025

Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

30 Qershor, 2025

Xi Jinping-u kërkon qeverisjen e rreptë të Partisë

30 Qershor, 2025

Partia Komuniste e Kinës forcohet ndërsa anëtarësia e saj i tejkalon 100 milionët

30 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.