• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Si po shtrenjtohet anëtarësimi në BE?!

22 Korrik, 2024
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben ANDONI 

Shqipëria do të presë pas pak muajve kampin italian për emigrantët në veriperëndim të vendit, si zbatim i iniciativës së kryeministrave Rama-Meloni dhe ratifikuar nga parlamentet respektive. Pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali, kampi e kaloi “normal” mosrealizimin e afatit të 20 majit dhe tashmë mendohet se e gjithë infrastruktura do përgatitet deri më 10 nëntor. Do të ishte gazeta italiane “La Repubblica”, e cila duke cituar Ministrinë italiane të Mbrojtjes, konfirmoi se kampi i Gjadrit do të hapej me gjasë në fund të vitit 2024. Buxheti i parashikuar për ndërtimin e qendrave të pritjes, menaxhimit dhe mbajtjes së emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër u parapa të kushtonte 654 milionë euro, por sipas “La Repubblica”, kosto rrezikon të shkojë deri në 1 miliard euro për 5 vjet. Sot, që lajmet për kampin janë harruar, çdokush pyet se cilët janë përfitimet e Shqipërisë në këtë rast. Kuptohet se qeverisja Rama dhe aktorët pranë tij kanë përmendur nostalgjinë me vitet e vështira të emigracionit masiv shqiptar, madje edhe një pjesë e qytetarëve me Vox Pop kanë shprehur të njëjtën gjë. Po a ia vlen vallë e gjitha kjo?

Jo shumë larg nesh, opinioni ballkanik do të pësonte një trandje, kur në ditët e mbledhjes së Komitetit Politik në Britani, aq shumë të fryrë tek ne, por me një rëndësi minore për fatet evropiane, kancelari Scholz ndërmori një udhëtim në Beograd. Për ata që dëgjonin vetëm emrin e tij dhe shtesën Beograd, kanë menduar se biseda do ishte rutinore për integrimin e Serbisë zyrtare, që bashkë me Malin e Zi, mezi kanë arritur të mbyllin disa kapituj së bashku, në metodologjinë e anëtarësimit. Por jo, realiteti ishte përgatitur pak ditë më parë, kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Serbisë nxori se ish-qeveria e kryeministres Ana Brnabiq kishte vepruar në mënyrë jokushtetuese (!) kur tërhoqi lejet për “Rio Tinto”. E vërteta është se subjekti i metaleve dhe minierave anglo-australiane po punon për një kompleks të gjerë 250 hektarësh për të shfrytëzuar depozitat e mëdha minerale në një luginë pjellore perëndimore të Serbisë. Por interesat e tyre u përballuan nga shoqatat mjedisore dhe grupe lokalë të të ashtuquajturit projekti “Jadar” kundër Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe aleatëve të tij në pushtet. Anipse, autokracia e Vuçiq dhe kthimi i vendimit me Kushtetuesen tregoi sesa energji tashmë ka ikur kot. Dhe, qeveria e re, që kryesohet me kryetarin e partisë së Vuçiq (SNS), Milos Vuçeviq, i cili u promovua nga ministër i Mbrojtjes në zyrën e kryeministrit, nuk humbi kohë. Qeveria e Serbisë ka rivendosur planin e saj hapësinor për ndërtimin e minierës dhe fabrikës të përpunimit të litiumit shumë miliarda dollarësh.

Kancelari Scholz, që mori pjesë në “samitin kritik të lëndëve të para” në kryeqytetin serb, ku edhe u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit midis BE-së dhe qeverisë së Serbisë për një “partneritet strategjik” mbi lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e furnizimit me bateri dhe automjetet elektrike u shpreh se: “Ky është një projekt i rëndësishëm evropian”, duke shtuar se është e nevojshme që Evropa “të mbetet sovrane në një botë në ndryshim dhe të mos jetë e varur nga të tjerët, prandaj duhet të zbulohen burime të reja të lëndëve të para”. Dhe, shtoi: “Më vjen mirë që u mor vendimi. E pranoj, ky vendim kërkonte guxim, por u mor në momentin e duhur”. Tashmë, e kupton qartë edhe pse askush në Bruksel nuk do t’ia dijë për Bajnskën dhe masat shtrënguese ndaj Serbisë, që justifikohen para Kosovës me zërin e mekur sepse dialogu duhet të vazhdojë dhe se Prishtina duhet të plotësojë detyrimet (!!!).

Bëmë pak histori për të treguar se në çfarë pozitash janë sot dy vendet kryesore të Ballkanit, që presin pas dyerve të Brukselit. Në një statistikë, thuhet se litiumi, që përdoret për bateri, do të heqë deri diku varësinë evropiane nga Kina dhe do të mundësojë prodhimin e 1 milion baterive syresh për makinat elektrike. Vuçiq premtoi se miniera mund të hapet më 2028, duke shtuar se ajo parashikohet të prodhojë 58.000 tonë litium në vit, gjë që do të “mjaftonte për 17 për qind të prodhimit të EV-së në Evropë – 1,1 milionë … përafërsisht”. Gjermania me këtë masë i paraprin së ardhmes, si një nga prodhueset kryesore. Firma në dokument e Ramës për kampin dhe e Vuçiçeviq për bateritë me bekimin e Vuçiq do të thotë që vendet tona do të përfitojnë në kurriz të vuajtjeve jo të pakta drejt Brukselit. Siguria në Shqipëria, mjedisi në Serbi do mbeten sfidë, kurse anëtarësimi mbetet në kalenda, paçka se Vuçiq ka dhënë garanci maksimale për mjedisin, ashtu si Rama për mbarëvajtjen e kampeve.

Po në terren: Kampet e emigrantëve, ikja e fuqisë punëtore të kualifikuar, nxjerrja e litiumit po bëhen pa asnjë lloj përfitimi të anëtarësimit në BE ose standardet e demokracisë. Serbia dhe Mali i Zi, dy vendet pararojë të Ballkanit Perëndimor, mezi kanë mbyllur pak kapituj dhe me këtë ritëm do duhet edhe gjysmë shekulli tjetër, kurse Shqipëria e Maqedonia e Veriut, presin për Mbledhjen e Dytë Ndërqeveritare. Kosova e Bosnja janë ende shumë pas.

Që nga momenti kur Partia Progresive Serbe (SNS – Partia e Vuçiqit) erdhi në pushtet në Beograd në vitin 2013, nuk ndalet emigrimi nga Serbia. Të dhënat zyrtare nga Agjencia Evropiane e Statistikave konfirmojnë se ka pasur një ikje të tillë nga viti 2013 deri në vitin 2021, që përkon me ikjen e pothuajse 350 mijë qytetarë të Serbisë, pra gati i gjithë qyteti i Novi Sadit, ka aplikuar dhe ka marrë leje qëndrimi në vendet e BEsë. Në këtë shifër nuk përfshihen ata serbë që banojnë ilegalisht në vendet e BE-së dhe sipas vlerësimeve jozyrtare janë ende gjysma e tyre (Demokracia, 2022). Ndërkohë, rasti i Shqipërisë është edhe më i hidhur: Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2013 deri në 2023, në vendet e Bashkimit Europian kërkuan azil 64.2 mijë shqiptarë nën 18 vjeç. Në vlerë absolute, kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë në botë të azilkërkuesve nën 18 vjeç në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë. Shqipëria lë pas vetëm Sirinë, që ka 266 kërkesa për azil për 10 mijë banorë (Monitor, 2024). Dhe, tendenca nuk di të ndalet, kurse rezultatet e Censusit 2023 ishin të dhimbshme.

Pasojat kuptohen dhe vinë nga mospërmbushja e detyrimeve demokratike dhe reformat e munguara të qeverive tona, ashtu si mosmbajtja e premtimit të qershorit të vitit 2003, në Samitin e Selanikut në Greqi, kur liderët e Bashkimit Evropian u premtuan vendeve të Ballkanit Perëndimor: “E ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian”. Ajo periudhë e ndritshme mbeti pas, kurse Kroacia, që është integruar pothuaj dhjetë vite më parë, duket sikur është një realitet tjetër. Evropa duket e lodhur nga zgjerimi, nga qesëndia që i bën Hungaria, Polonia e Çekia, por edhe tollovisë së saj, që krisjen e parë e dha me goditjen e Kushtetutës evropiane, që u hodh poshtë nga votuesit francezë dhe holandezë. Teksa, premtimet dhe metodologjitë, shtuar me premtimet e kanë lodhur aq shumë publikun saqë në pak vitet e ardhshme, nëse do të vazhdojë kështu, rajoni mund të zbresë në kuota sfiduese euroskeptike.

Ndaj, shqiptarët, serbët, malazezët, maqedonasit (e veriut), boshnjakët dhe kosovarët e dinë udhën e tyre. Larg vendeve të tyre, ku qeveritë tona lënë shumë për të dëshiruar sa i përket demokracisë dhe korrupsionit të frikshëm dhe ku rregullat e ligjet dhe premtimet rrjedhin pa mundur të soliditohen. Duket se teoria sociologjike e Bauman shpjegon likuiditetin e botës moderne, por edhe pasigurinë e BE-së, teori “Pushteti ka rrëshqitur nga niveli i tij i mëparshëm, duke u tërhequr nga përgjegjësia e kontrollit të qytetarëve: këtu është thelbi i krizës së demokracisë: referenca e detyrimit është në debatin midis demokracisë dhe përfaqësimit, i diskutuar tashmë nga Ruso në shekullin XVIII. Ne votojmë për qeveritë dhe politikanët që s’kanë më fuqi për të vepruar, apo për të marrë vendimet e duhura, pasi pushteti është diku tjetër, mbi ligjet e shteteve individuale dhe i lirë për të lëvizur sipas dëshirës” (Bordoni, 2016).

Shqiptarët janë të lodhur fillimisht me shtetin e tyre dhe zgjedhjet që kanë bërë, duke ia besuar fatin e vendit politikanëve, që thjesht janë pasuruar, ashtu si ballkanasit e tjerë, po shikojnë se modeli i tyre i demokracisë, gjithnjë e më shumë po merr formë kallpe. Koha po na mëson se anëtarësimi më shumë se model mbetet një lloj kosto e vështirë dhe rasti i Serbisë dhe Shqipërisë po e tregon hapur këtë. (Homo Albanicus)

Related- Posts

FOKUS

The Times: Vuçiç hoqi dorë nga skenari i dhunshëm pas humbjes në zgjedhje, pretendojnë burime europiane

29 Tetor, 2026
Bota

Putin në Samitin Rusi–Afrikë: “Bota shumëpolare po bëhet realitet”

28 Tetor, 2026
FOKUS

Reaksionet e Makronit ndaj trazirave

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

29 Tetor, 2026

VNA: Kush financoi dy apartamentet dhe investimet mbi 1 milion euro të Faktoje.al? 

29 Tetor, 2026

The Times: Vuçiç hoqi dorë nga skenari i dhunshëm pas humbjes në zgjedhje, pretendojnë burime europiane

29 Tetor, 2026

Tragjedia hekurudhore në Spanjë: 69 të vdekur, hetimet nisin pas dështimit të sistemit të sinjalistikës

29 Tetor, 2026

Putin në Samitin Rusi–Afrikë: “Bota shumëpolare po bëhet realitet”

28 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.