Ditët e fundit, ligjvënësit francezë miratuan një projektligj mbi thjeshtimin e procedurës së kthimit të pronës kulturore të marrë në mënyrë të paligjshme gjatë epokës koloniale. Një sondazh global i kryer nga CGTN tregoi se 67.6% e të anketuarve mendojnë se projektligji është hapi i parë ligjor i Francës drejt përballjes dhe korrigjimit të historisë së plaçkitjes koloniale të saj.
Projektligji rishikon “Ligjin e Trashëgimisë” të Francës duke shtuar dispozita të reja, që lejojnë heqjen nga koleksionet publike të relikteve kulturore të huaja që përputhen me kushtet e kthimit. Rastet e kthimit tani do të miratohen nëpërmjet procedurave administrative, duke eliminuar nevojën për miratim legjislativ për secilin rast.
Në sondazh, 90.8% e të anketuarve miratojnë thjeshtimin e procedurës së kthimit të sendeve kulturore të marra në mënyrë të paligjshme. Ndërkohë, 85.4% e të anketuarve u shprehën se kjo masë thyen qëndrimin e mbështetur nga fuqitë koloniale perëndimore, se reliket kulturore të plaçkitura mund të jenë të ligjshme dhe mund t’i shtyjë disa vende të rishikojnë politikën e tyre mbi kthimin e pronës kulturore të plaçkitur.
Sondazhi tregon se 91.1% e të anketuarve besojnë se prona kulturore e plaçkitur nëpërmjet zgjerimit kolonial dhe luftërave, nuk ka asnjë bazë juridike dhe fuqitë koloniale kanë përgjegjësi të kthejnë reliktet kulturore të plaçkitura në vendet origjinale.
Krahas këtyre, 96.5% e të anketurve i kërkojnë bashkësisë ndërkombëtare të krijojë një normë globale më të detyrueshme dhe të zbatueshme sipas ligjit ndërkombëtar, duke krijuar një mekanizëm të kthimit të pronës kulturore të plaçkitur, në mënyrë që reliktet e plaçkitura të mund të kthehen në atdhe sa më shpejt.
Sondazhi tregon se 91.1% e të anketuarve besojnë se prona kulturore e plaçkitur nëpërmjet zgjerimit kolonial dhe luftërave nuk ka asnjë bazë juridike dhe fuqitë koloniale kanë përgjegjësi të kthejnë relikte kulturore të plaçkitura në vendet origjinale.
Krahas këtyre, 96.5% e të anketurve i kërkojnë bashkësisë ndërkombëtare të krijojë një normë globale më të detyrueshme dhe të zbatueshme sipas ligjit ndërkombëtar, duke krijuar një mekanizëm të kthimit të pronës kulturore të plaçkitur, në mënyrë që reliktet e plaçkitura të mund të kthehen në atdhe sa më shpejt./cgtn



























































