• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

Starmer në Procesin e Berlinit: Ballkani Perëndimor, vendi ku testohet siguria e Evropës

22 Tetor, 2025
in POLITIKË, RAJONI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë samitit të Procesit të Berlinit në Londër tha se Ballkani Perëndimor është vendi ku testohet siguria e kontinentit evropian.

“Rajoni [Ballkani Perëndimor] është përshkruar si udhëkryq i Evropës, por shpesh ka qenë poligon i testimit i Evropës – vendi ku testohet siguria e kontinentit tonë”, tha Starmer në nisje të samitit.

Në Londër, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe disa udhëheqës të Bashkimit Evropian janë takuar për të diskutuar për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.

Starmer, në nisje të samitit, tha se bisedimet do përqendrohen edhe në çështjet e sigurisë, migrimit, rritjes ekonomike dhe në luftën kundër “ndikimit dashakeq” të Rusisë.

“Ballkani Perëndimor për një kohë të gjatë ka qenë rrugë trazit për bandat kriminale të kontrabandës. Nuk do të dëshironit që këto banda të operojnë në territorin e juaj sepse do të vuanit pasojat e veprimeve të tyre”, tha Starmer.

Procesi i Berlinit është nismë diplomatike e themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

Kurti në Procesin e Berlinit: Serbisë nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri

Kosova në këtë samit u përfaqësua nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Gjatë fjalimit në një nga sesionet, Kurti tha se përparimet e bëra në shtetin e tij mbesin nën “hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm” nga Serbia, duke kërkuar që Beogradi të mos lejohet që të veprojë “me pandëshkueshmëri”.

Kurti, së bashku me udhëheqës të tjerë, gjatë samitit të Procesit të Berlinit.
Kurti, së bashku me udhëheqës të tjerë, gjatë samitit të Procesit të Berlinit.

Kurti theksoi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtatorin e vitit 2023, nuk duhet të injorohet.

Ai kujtoi se për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë Millan Radoiçiq – ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – por, ai nuk po përballet me drejtësi.

“Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara”, tha Kurti, sipas fjalimit të publikuar në Facebook.

Kosova vazhdimisht ka kërkuar që Serbia ta ekstradojë Radoiçiqin, teksa në vend po mbahet gjykimi ndaj tre nga dhjetëra të akuzuar për Banjskën, kur një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra nga një grup i serbëve të armatosur.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që përgjegjësit për Banjskën të përballen me drejtësi.

Gjatë samitit, Kurti kërkoi që të ketë një unitet për t’iu bërë ballë presioneve të jashtme, por edhe “dyshimeve të brendshme”.

“Një unitet i tillë duhet të shtrihet edhe në juglindje të kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor gjendet gjeografikisht brenda kufijve të BE-së dhe NATO-s, por të gjitha vendet mbeten jashtë BE-së dhe gjysma jashtë traktateve të NATO-s. Kjo nuk është as e mençur dhe as solide. Për ta frenuar ndikimin rus apo kinez në Evropë, nuk duhet të lëmë asnjë vakum”, tha Kurti.

Sipas tij, teksa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Londra “mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që duan t’i bashkohen NATO-s, duke mbyllur kështu këtë boshllëk të rrezikshëm të sigurisë”.

Macut: Serbia duhet të dalë nga rrethi vicioz i kushtëzimeve politike lidhur me Kosovën

Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, deklaroi në Londër se Serbia duhet të dalë “nga rrethi vicioz kushtëzimeve politike të papranueshme”, që sipas tij, lidhen me statusin e Kosovës.

“Duhet të dalim nga ky rreth vicioz i kushtëzimeve të vazhdueshme politike, të cilat për ne janë absolutisht të papranueshme. Ne jemi vazhdimisht të kushtëzuar me hapa të caktuar ndaj autoriteteve në Prishtinë”, tha Macut.

Ai shtoi se këto kushtëzime “nuk duhet të jenë pengesë për Serbinë”.

Plenkoviq: Bosnja shumë afër nisjes së negociatave për anëtarësim në BE

Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, tha për gazetarët në Londër se Bashkimi Evropian është më i hapur ndaj zgjerimit se në vitet e kaluara, për shkak të sfidave të reja të sigurisë, raportoi Radio Televizioni Kroat (HRT).

Megjithatë, ai theksoi se vendet kandidate duhet të përmbushin të gjitha reformat dhe të përshtatin legjislacionin e tyre me atë të BE-së.

“Bosnja dhe Hercegovina është shumë afër fillimit të negociatave të anëtarësimit me BE-në”, u përgjigj kryeministri kroat, kur u pyet se kur mund të hapen negociatat që Këshilli Evropian i kishte miratuar me kushtëzime në mars të vitit të kaluar.

“Ka mbetur edhe disa detaje të vogla, por mendoj se jemi shumë afër atij momenti. Pritet emërimi i kryenegociatorit dhe ndoshta i zëvendësve të tij, duke marrë parasysh strukturën kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, pas së cilës duhet t’i përvishemi reformave. Kroacia është më e angazhuara në dhënien e mbështetjes dhe besoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt”, tha Pllenkoviq.

Ai shtoi se për këtë çështje mund të diskutohet, nëse krijohet mundësia, në mbledhjen e Këshillit Evropian më 23 tetor në Bruksel, por me siguri në takimin e këtij institucioni në dhjetor, para të cilit është planifikuar edhe samiti i ri BE – Ballkani Perëndimor.

Nga shtetet e Ballkanit, vetëm Kosova është prapa në rrugën evropiane, pasi është vendi i vetëm që nuk ka as statusin e vendit kandidat. Prishtina ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.

Në samit morën pjesë udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, dhe Maqedonia e Veriut, si dhe përfaqësues nga Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të BE-së.

Në samit, Shqipëria u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, Serbia nga kryeministri Gjuro Macut, Malin e Zi e përfaqësoi kryeministri Millojko Spajiq, Maqedoninë e Veriut kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa Bosnjën kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.

Në këtë samit morën pjesë edhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.

Një ditë para samitit, të martën, Mbreti britanik Charles III e organizoi një pritje për pjesëmarrësit.

Ministria e Jashtme e Britanisë tha në një komunikatë se udhëheqësit do të bisedojnë për stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, ku lufta kundër migracionit të paligjshëm, veçanërisht në rrugët kryesore të kontrabandës, do të theksohet si temë kyç.

Para nisjes së samitit, Britania pret që ky takim ta forcojë bashkëpunimin e saj me partnerët evropianë për të zbatuar strategjinë e Qeverisë për t’i forcuar kufijtë, për t’i goditur bandat dhe për t’i kthyer ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet e tyre të origjinës.

Gjithashtu, ajo theksoi se Mbretëria e Bashkuar po kërkon të rindërtojë marrëdhënien e saj me BE-në.

Deri më tani, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së janë takuar 11 herë: katër herë në Berlin dhe nga një herë në Londër, Vjenë, Paris, Trieste, Poznan, Sofje dhe Tiranë./REL

Related- Posts

KOSOVA

Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

21 Tetor, 2026
POLITIKË

Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

21 Tetor, 2026
Kryesore

Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

German Chancellor Friedrich Merz attends the Berlin Global Dialogue at the European School of Management and Technology (ESMT) in Berlin. Photo: Fabian Sommer/dpa

Merz: BE-ja nuk kërkon luftë tregtare me Kinën, por kërkon konkurrencë të drejtë

21 Tetor, 2026

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026

Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

21 Tetor, 2026
People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Kina mbron trashëgiminë e Marshimit të Madh me klasa patriotike me teknologji të lartë 

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.