Këshilli i Ministrave të Shqiperise ka miratuar marrëveshjen midis qeverisë shqiptare dhe asaj turke për shkëmbimin dhe njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit.
Në këtë mënyrë Turiqa, i bashkohet Italisë, e cila gjithashtu kohë më parë miratoi një marrëveshje të tillë me shtetin tonë.
Detajet ende nuk janë bërë të qarta, por pritet një komunikatë zyrtare nga ministritë përgjegjëse.
Edhe Gjermania i ka premtuar Shqipërisë njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit, ndërsa fazat proceduriale ende nuk kanë mbaruar.