Ukraina merr fondin prej 1 milionë eurosh nga Shqipëria

Ukrainës i dorëzohet fondi prej 1 milion euro që qeveria shqiptare i alokuar. Lajmi bëhet me dije nga ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shkurov.

Ministria e Financave e Ukrainës në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Shqipëri siguruan marrjen e ndihmës financiare në llogaritë e Shërbimit Shtetëror të Thesarit të Ukrainës. Ambasadori Shkurov bën me dije se ky fond do të përdoret për shpenzimet prioritare të Ukrainës.“Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë përshpejton fitoren e Ukrainës. I jemi mirënjohës Qeverisë së Shqipërisë për ndihmën e vendit tonë përballë një pushtimi rus në shkallë të gjerë. Këto fonde do të forcojnë stabilitetin e sistemit financiar të Ukrainës”, tha ministri i Financave të Ukrainës, Serhiy Marchenko.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, në qershor të këtij viti u miratua fondi prej 1 milion euro që qeveria shqiptare premtoi për Ukrainën në Konferencën e Donatorëve