• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Viti 2023 në Kosovë/ Përshkallëzime e tensione në veri. Serbia sulm terrorist në Banjskë

30 Dhjetor, 2023
in JO VETEM LAJM, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zhvillimet më të rëndësishme në Kosovë gjatë këtij viti që po lëmë pas paten si kryefjalë përplasjet me Serbinë, ku u shënuan disa ngjarje të rënda që rrezikuan deri në përshkallëzim në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë  një oficer policie në krye të detyres, tashmë hero i Kosovës, Afrim Bunjaku. Sulmi në Banjskë i cilësuar si terrorist zgjoi vemëndjen ndërkombëtare me shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë duke garantuar paqen në vend dhe në rajon.

Dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së ende është në vend numëro, ndërsa Prishtina vuan ende nga sanksionet të vendosura nga BE, ende nuk kemi asnjë sanksion ndaj Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë.

Ky vit shënoi edhe një tensionim kryenec mes dy kryeministrave shqiptarë, Rama dhe Kurti, ku nga Tirana zyrtare u  anulua mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri e planifikuar të mbahet më 14 qershor.

Megjithate ky vit solli edhe lajme të mira për Kosovën. Parlamenti Evropian (PE) miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa në fushën sportit Kosova vijon të nderohet me medalje ari në botë.

Argumentum.al sjell një kronologji të disa prej ngjarjeve me të rendësishme të shënuara gjatë vitit 2023 në Kosovë

***

12 janar – Komiteti për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, miratoi marrëveshjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

16 janar – Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), bashkë me delegacionet e Komiteteve Olimpike të Francës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit “Balkan Cooperation 5”, në Prishtinë. Memorandumi do të vlejë deri në vitin 2028, ndërsa u bë e ditur se në të përfshihen çështje të ndryshme të bashkëpunimit para dhe pas Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

17 shkurt – Në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, para Teatrit Kombëtar të Kosovës 1,133 fëmijë nga shkolla të ndryshme të Kosovës kanë bërë ndezjen e 1,133 qirinjve për të kujtuar aq fëmijë të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

22 shkurt – Për herë të parë në Serbi që nga hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd është shënuar përvjetori i pavarësisë së Kosovës. Me ftesë të ambasadorit, Jetish Jashari, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përveç përfaqësuesve institucional e politik të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.

27 shkurt – Zhvillohet takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme (BE) Josep Borrell dhe të dërguarit special për dialogun, Miroslav Lajçak. Borrell tha se takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje pas diskutimit të propozimit evropian në normalizimin dhe stabilizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

9 mars – Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) në përbërje prej 27 vendeve të BE-së i ka dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave Kosovës. Vendimi është marrë në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel ku ministrat e BE-së e miratuan këtë vendim në lexim të parë, pa diskutime, pasi për këtë, kishte pasur pajtueshmëri në takimin e mëhershëm të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare.

18 mars – Takimi i nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në Ohër me ndërmjetësimin e BE-së, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan një propozim-marrëveshje.

30 mars – Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj dhe ai i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha procedurat për shpronësimin e tokave në në Babaj të Bokës në Gjakovë dhe në Aeroportin e Gjakovës me qëllim fillimin e zbatimit të projekteve strategjike për ushtrinë e Kosovës në këto dy zona. Dy projektet milionëshe u tha nga ministrat se po bëhen me synim të rritjes së kapaciteteve trajnuese të FSK-së për arsye strategjike.

3 prill – Fillon në Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë me seli në Hagë gjykimi ndaj Ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ata u deklaruan në seancën e parë gjyqësore sërish të pafajshëm për akuzat ndaj tyre para trupit gjykues.

14 prill – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abzoviq nënshkruan marrëveshjen për shërbime ajrore midis dy qeverive. Kurti duke folur për marrëveshjen tha se ajo ofron mundësi të reja të zhvillimit të aviacionit civil, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore dhe të kohës së fluturimit për 15 minuta.

18 prill – Parlamenti Evropian (PE) miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si hap i fundit në këtë proces. Me këtë vendim, pritjes së gjatë të qytetarëve të Kosovës i vjen fundi dhe konkretisht ata do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen nga 1 janari i vitit 2024.

23 prill – Mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Serbët bojkotuan me shumicë pjesëmarrjen në këto zgjedhje nga të cilat u zgjodhën katër kryetarë shqiptarë.

2 maj – Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiq miratuan në Bruksel Deklaratën për të Zhdukurit. Qëllimi i saj është t’i jepet fund vuajtjeve të familjarëve të të zhdukurve dhe nxitja e pajtimit dhe paqes së qëndrueshme midis palëve. Kosova dhe Serbia sipas nënshkrimit të kësaj deklarate janë zotuar për trajtim të njëjtë të të gjithë të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë derisa puna do të mbikëqyret nga një Komison i Përbashkët që do të kryesohet nga BE-ja dhe do të mbikëqyret nga Kryqi i Kuq.

25 maj – Betohen kryetarët e rinj të zgjedhur të tre komunave veriore me shumicë serbe në Kosovë, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Një javë më herët ishte betuar edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut. Kryetarët e rinj u pritën të nesërmen me protesta nga serbët lokal dhe nevojitej shoqërimi i Policisë së Kosovës në mënyrë që kryetarët e komunave të hynë në ndërtesat e komunave. Protesta e serbëve lokalë në Zveçan eskaloi në dhunë, ku u dëgjuan edhe të shtëna armësh dhe shok bomba.

29 maj – Forcat e KFOR-it i shpërndanë protestuesit që ndodheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan dhe ata u tërhoqën në rrugët përreth. Megjithatë, protestuesit vazhduan të gjuajnë nga rrugët anësore në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it. Pjesëtarët e KFOR-it rezistuan nga sulmet e protestuesve duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë ata, ndërsa u përdorën edhe shok-bomba. Protesta e serbëve lokalë po vazhdonte të mbahej edhe në Leposaviq dhe Zubin Potok nga 26 maji, kur u betuan kryetarët e rinj shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe.

5 qershor – Mbërrin në Kosovë një batalion prej 500 ushtarësh turq në kuadër të Misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, me qëllim të mbështetjes së pjesëtarëve tjerë të KFOR-it për mënjanimin e eskalimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe ruajtjes së paqes.

9 qershor – KFOR-i njofton se nga protestat e dhunshme të serbëve lokalë në veri të Kosovës u lënduan në fillim 11 pjesëtarë të KFOR-it nga kontigjenti italian dhe 19 nga kontigjenti Hungarian dhe më vonë u shfaqën edhe disa të tjerë me lëndime më të lehta. Sipas zëdhënësit të KFOR-it, Andrea Gallieni, shumica e protestuesve dëshironin të protestonin në mënyrë paqësore, por, në mes tyre kishte edhe grupe kriminale që nxisnin veprime të dhunshme kundër forcave të KFOR-it.

13 qershor – Shtyhet mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri e planifikuar të mbahet më 14 qershor për shkak se kryeministri shqiptar Edi Rama nëpërmjet një konference për media kërkoi që ajo të mbahet në një moment më të favorshëm pas situatës tensionuese në veriun e vendit. Qeveria e Kosovës reagoi pas anulimit. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në këtë mbledhje do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje.

14 qershor – Rrembehen nga autoritetet serbe tre zyrtarë policorë të Kosovës në lokacionin e njohur si Tresave/Bare pranë vijës kufitare të Kosovës me Serbinë. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani deklaroi se “ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe”. Ata u liruan më 26 qershor për t’u kthyer në Kosovë, pasi bashkësia ndërkombëtare i bëri thirrje Serbisë për një gjë të tillë.

29 qershor – Qeveria e Kosovës shpalli terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe komponentja e saj “Brigada e Veriut” që veprojnë në komunat veriore me shumicë serbe në territorin e Kosovës.

8 shtator – Kosova konfirmohet si organizatorja e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

24 shtator – Në orët e para në fshatin Banjskë të Zveçanit sulmohet dhe humb jetën në detyrë zyrtari policorë Afrim Bunjaku pas një sulmi nga një grup terrorist në veriun e Kosovës. Policia e Kosovës iu përgjigj këtij rasti dhe u nis me disa njësi të saj në drejtim të lokacionit ku ra Afrim Bunjaku, për të hasur më pas me një grup të armatosur rëndë të cilët rezistuan për disa orë në Manastirin e Banjskës dhe më pas arritën të arratiseshin në drejtim të territorit serb. Më vonë, Policia konfirmoi vrasjen e tre pjesëtarëve të grupit terrorist.

25 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, prezantojnë në Mitrovicë armatimin e rëndë, automjetet dhe pajisjet tjera ushtarake të përdorura nga grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës. Sveçla tha se bëhet fjalë për grupe të organizuara, financuara, të mbështetura në të gjitha mënyrat nga Aleksandër Vuçiq dhe instrumentet tjera shtetërore të Republikës së Serbisë.

2 tetor – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bazuar në gjetjet e Policisë së Kosovës, sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Komunës së Zveçanit, ishte pjesë e planit për aneksimin e veriut të Kosovës nga Serbia. Kurti tha se ky sulm ishte koordinuar në 37 pozicione të dallueshme, ku sipas tij, do të pasonte krijimi i një korridori për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa nga Serbia.

6 tetor – Arrijnë në Kosovë 200 ushtarë britanikë në kuadër të KFOR-it. Dislokimi i trupave britanikë në Kosovë erdhi pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

10 tetor – Republika e Türkiyes mori komandën e trupave paqeruajtëse të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR). Pozita udhëheqëse e këtij misioni iu dha komandantit të ri, Özkan Ulutaş nga Türkiye.

11 tetor – Policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës pranoi donacion prej shtatë dronëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i ka cilësuar dronët si “burim jetik për organet e zbatimit të ligjit në Kosovë”.

13 tetor – Dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë miratuan kërkesën për lirimin e parakohshëm të të akuzuarit Hysni Gucati ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Më 14 dhjetor u lirua nga paraburgimi edhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

20 nëntor – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s zhvilloi vizitë zyrtare në Prishtinë, ai u prit nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, me të cilët bisedoi për rolin historik të NATO-s në Kosovë dhe kontributin e vazhdueshëm të misionit të KFOR-it për sigurinë dhe paqen në vend.

23 dhjetor- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se në Serbi po planifikohen sulme të reja kundrejt Kosovës.

Gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti tha sot se strukturat terroriste serbe kanë lidhje direkte me shtetin e Serbisë.

Kurti theksoi se Radoiçiç, i cili u lirua nga gjykata serbe në kohë rekord pas sulmit të 24 shtaorit ku mbeti i vrarë oficeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, po vazhdon përpjekjet e tij për një tjetër sulm në Kosovë.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Radoiçiçi është duke zhvilluar takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s.

/Argumentum.al

Related- Posts

KOSOVA

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

22 Tetor, 2026
KOSOVA

Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026
Bota

Parlamenti Europian i jep Gjykatës Penale Ndërkombëtare Çmimin Saharov, mes tensioneve me SHBA-në

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

22 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

22 Tetor, 2026

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026

Parlamenti Europian i jep Gjykatës Penale Ndërkombëtare Çmimin Saharov, mes tensioneve me SHBA-në

22 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.