Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot në takim ministren e Suedisë për Çështjet e Bashkimit Evropian, Jessica Roswall.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka theksoi se në fokus të diskutimeve ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.
Xhaçka theksoi se ministrja Roswall garantoi mbështetjen e Suedisë për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.
“Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Ministren e Suedisë për Çështjet e Bashkimit Evropian, Jessica Roswall për të diskutuar mbi procesin e integrimit Evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Mirënjohje Suedisë për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë në rrugëtimin tonë drejt BE-së. Ndamë të njëjtin mendim se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mbetet vendimtar për sigurinë e rajonit dhe Evropës”, shkruan Xhaçka.