Ditët e fundit, presidenti kinez Xi Jinping iu përgjigj një letre të mësuesve dhe nxënësve të klasës së kinezishtes të Shkollës Ndërkombëtare në Provence-Alpes-Côte d’Azur të Francës, ku u shprehu atyre urimet më të mira.
Xi Jinping-u vuri në dukje në letrën e vet të përgjigjes që mësimi i gjuhës kineze është jo vetëm në ndihmë të njohjes së Kinës së lashtë dhe asaj moderne, por edhe në ndihmë të ndërtimit të një ure drejt një të ardhmeje më të mirë ndërmjet Kinës dhe Francës.
“Unë mirëpres edhe fëmijë e të rinj të tjerë francezë e evropianë të vijnë në Kinë për studime, vizitë e udhëtim, për të njohur nga afër vetë Kinën e vërtetë, të hapur e në zhvillim, duke e bërë kinezishten një mike që ju shoqëron gjatë gjithë jetës,” tha ai.
Ditët e fundit, përfaqësues të mësuesve dhe nxënësve të Shkollës Ndërkombëtare në Provence-Alpes-Côte d’Azur të Francës i dërguan një letër presidentit Xi Jinping për të ndarë përvojën e tyre për mësimin e gjuhës kineze dhe dashurinë e tyre për kulturën kineze, duke shprehur dëshirën e tyre për të rritur shkëmbimet midis të rinjve të të dyja vendeve dhe për të thelluar miqësinë tradicionale kino-franceze./cgtn





























































