Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar përpjekje të gjithanshme për organizimin e shpëtimit në raste emergjente nga përmbytjet, ndihmën në fatkeqësi, trajtimin e të plagosurve dhe zhvendosjen e personave të prekur, pasi shumë rajone në Kinë u goditën nga përmbytjet.
Xi theksoi se situata aktuale e kontrollit të përmbytjeve është e rëndë dhe komplekse. Të gjitha departamentet përkatëse duhet të sigurojnë zbatimin e planeve dhe masave të përcaktuara, të kapërcejnë me vendosmëri vetëkënaqësinë dhe mendësinë e fatit, si edhe të monitorojnë nga afër dhe të forcojnë përgjegjësitë për parandalimin dhe ndihmën në rast fatkeqësish. Ato duhet të kryejnë hetime të plota dhe të bëjn[ rregullimet e duhura lidhur me rreziqet dhe rreziqet e fshehura në lumenj, liqene, rezervuarët me defekte dhe zonat e prirura ndaj fatkeqësive gjeologjike, të forcojnë monitorimin, paralajmërimin e hershëm dhe gatishmërinë për shpëtim emergjent, si edhe të kryejnë me zell të gjitha punët për parandalimin dhe ndihmën në rast fatkeqësish, për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve.
Edhe Li Qiang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryeministër i Kinës, lëshoi udhëzime, duke theksuar se ngjarjet e motit ekstrem kanë qenë të shpeshta kohët e fundit. Shtabi Shtetëror i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës në Thatësirë dhe Shtabi Shtetëror i Pakësimit dhe Ndihmës në Fatkeqësi duhet t’i udhëzojnë të gjitha organet e pushtetit vendor që të monitorojnë nga afër kushtet e reshjeve dhe përmbytjeve, të forcojnë monitorimin dhe paralajmërimin e hershëm të rreziqeve të mundshme, të bëjnë çdo përpjekje për të kryer operacionet e shpëtimit dhe ndihmës, të hetojnë plotësisht rreziqet dhe rreziqet e fshehura të fatkeqësive, të zbatojnë me përpikëri të gjitha masat e kontrollit të përmbytjeve e ndihmës në rast fatkeqësish dhe të parandalojnë në mënyrë strikte fatkeqësitë e mëdha dytësore./CGTN





























































