Presidenti Xi Jinping bëri thirrje të premten për të mësuar nga udhëheqësi veteran Chen Yun dhe për të çuar përpara trashëgiminë e tij me një frymë sipërmarrëse dhe punë të palodhur, për ta ndërtuar Kinën në një vend të fortë.
Xi, gjithashtu Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i bëri komentet në një takim në Sallën e Madhe të Popullit për të shënuar 120-vjetorin e lindjes së Chen.
Chen, i lindur në vitin 1905, u bashkua me Partinë në vitin 1925. Ai u njoh si një revolucionar dhe burrë shteti i madh proletar. Gjithashtu si një nga figurat themeluese të ekonomisë socialiste të vendit. Ai ishte një anëtar kyç i gjeneratës së parë të udhëheqjes kolektive qendrore të Partisë me Mao Ce Dunin në qendër, si edhe i gjeneratës së dytë me Deng Xiaoping në qendër, sipas Xi./cgtn