Presidenti Xi Jinping u takua të enjten në Pekin me sipërmarrësit amerikanë që shoqërojnë presidentin Donald Trump në vizitën e tij në Kinë.
Gjatë takimit me homologun kinez, Trump tha se shoqërohet nga përfaqësues të shquar të qarqeve të biznesit amerikan, të cilët e respektojnë dhe e vlerësojnë Kinën, duke i inkurajuar ata të zgjerojnë bashkëpunimet me Kinën. Më pas, ai i prezantoi sipërmarrësit me Xi një nga një.
Sipërmarrësit amerikanë u shprehën se i kushtojnë shumë rëndësi tregut kinez, shpresojnë të thellojnë operacionet e biznesit në vend dhe të forcojnë bashkëpunimin me Kinën.
Xi tha se kompanitë amerikane po marrin pjesë në mënyrë të thelluar në Reformën dhe Hapjen e Kinës, nga e cila kanë përfituar të dyja palët. Duke theksuar se dera e Kinës do të hapet gjithnjë e më gjerë, Xi tha se Kina mirëpret Shtetet e Bashkuara të rrisin bashkëpunimin me përfitime reciproke me Kinën, si dhe shprehu besimin që kompanitë amerikane do të kenë zhvillim edhe më të madh në Kinë./cgtn



























































