Kryeministri i vendit Zoran Zaev përmes një deklarate ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me veton bullgare. Sipas Zaev, me këtë hap shteti fqinjë Bullgaria ka shkelur Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të nënshkruar në vitin 2017.
Bullgaria vendosi veto, shkeli Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi dhe me këtë ndali rrugën e integrimit tonë, për të cilën shumë herë, institucionet e BE-së dhe vendet-anëtare, duke llogaritur edhe Bullgarinë, konfirmuan se tërësisht I plotësojmë kushtet.
![](https://ina-online.net/marketing/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=20&loc=https%3A%2F%2Fina-online.net%2Fvetoja-bullgare-zaev-shpresojme-ne-zgjidhje-pa-mos-kontestuar-identitetin-maqedonas%2F&referer=https%3A%2F%2Fina-online.net%2F&cb=5a2fa85677)
“Të gjithë e kemi të qartë se deri në këtë moment Bashkimi Evropian nuk ka arritur pajtueshmëri për kornizën negociuese me vendin tonë. Ky gabim i papërgjegjshëm është një lajm i hidhur për të gjithë kombin tonë. Në këtë ditë, ne dëgjojmë zhgënjimin e madh të të gjithëve në një frymë. Bullgaria vuri veton, shkeli Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë dhe kështu bllokoi rrugën e integrimit tonë evropian, për të cilin institucionet e BE-së dhe vendet anëtare, përfshirë edhe Bullgarinë, kanë theksuar vazhdimisht se ne i përmbushim kushtet për fillim të negociatave”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.