Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Guo Jiakun u shpreh të premten në një konferencë për shtypin se qëndrimi kundërshtues i Kinës ndaj shitjes së armëve amerikane rajonit të Tajvanit të Kinës është i qartë dhe i vendosur.
Guo theksoi që ShBA-ja duhet t’i përmbahet parimit të “një Kine” dhe tre komunikatave të përbashkëta Kinë-ShBA, veçanërisht Komunikatës së 17 gushtit, duke ndaluar shitjen e armëve Tajvanit, për të ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-amerikane, si edhe paqen dhe qëndrueshmërinë në Ngushticën e Tajvanit./cgtn





























































