Me rastin e 75 vjetorit të Fitores së Madhe, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka ndërmarrë projektin “Rruga Përkujtimore”, i cili synon të përjetësojë kujtimin e atyre që ranë për mbrojtjen e Atdheut. “Rruga Përkujtimore” është një bazë unike, në të cilën ka akses edhe publiku, e të dhënave për secilin pjesëmarrës të Luftës së Madhe Patriotike. “Rruga Përkujtimore” do të gjejë mishërimin e saj në formën e një memoriali me emrat dhe portretet e heronjve të Luftës së Madhe Patriotike, i cili do të vendoset në territorin e parkut ushtarako-patriotik “Patriot”, ku po ndërtohet Katedralja Kryesore e Forcave të Armatosura të Rusisë. Emrat e shkruar të plotësuar me portrete do të mbesin përgjithmonë në zemrat e bashkatdhetarëve dhe pasardhësve.
Përpara na pret një punë kolosale për përmbushjen e kësaj detyre, për hedhjen e bazës unike të të dhënave të pjesëmarrësve të Luftës së Madhe Patriotike në memorialin më të madh të luftës. Dhe më e rëndësishmja, është e nevojshme të bëhet një kontroll dhe korrelacion i materialeve fotografike për pjesëmarrësit e luftës. Rezultat i korrelacionit të dokumenteve arkivore dhe krijimi i një liste të pjesëmarrësve të luftës do të jetë baza unike e të dhënave, e cila numëron afro 30 milion regjistrime të të gjithë ushtarëve dhe oficerëve që luftuan në anën e Ushtrisë së Kuqe.
Për mbledhjen e fotografive nga arkivat familjare me qëllim hedhjen e tyre në memorial, janë përfshirë pasardhësit e pjesëmarrësve të Luftës së Madhe Patriotike. Për këtë në portalin “Kujtimi i popullit” (https://foto.pamyat-naroda.ru/?source=pmt_foto_main) është hartuar një funksionalitet i veçantë që lehtëson ngarkimin e imazheve duke shkruar emrin e pjesëmarrësit të luftës. Të gjitha materialet e ngarkuara do të moderohen, përpunohen dhe do t’u shtohen të dhënave ekzistuese.
Për të kontribuuar në zbatimin e projektit, ju, gjithashtu, mund t’i paraqisni Ambasadës së Rusisë në Shqipëri fotografi arkivore të të afërmve tuaj që kanë marrë pjesë në Luftën e Madhe Patriotike për përfshirjen e tyre të mëtejshme në bazën e të dhënave të memorialit të “Rrugës Përkujtimore”. Për çdo pyetje, lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit: +355 4 225-60-40 ose na shkruani në postën elektronike: [email protected].