• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Pragmatizëm dhe kompromis për krerët e BE-së!

30 Maj, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Pardje dhe dje, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve evropiane, kryeqeveritarët e 28 vendeve anëtare të BE-së filluan në Bruksel procedurat për propozimin e  presidentit të ri të Komisionit Evropian dhe të  drejtuesve më të lartë të katër institucioneve të tjera kryesore të BE-së – presidentit të Parlamentit,  Këshillit, përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe drejtorin e Bankës Qendrore Evropiane. Këto procedura të ndërlikuara me kompromiset e rastit do të vijojnë mes vendeve anëtare, me shpresë që ato të miratohen në samitin e BE-së më 21 qershor dhe të ratifikohen përfundimisht me shumicë absolute nga Parlamenti Evropian në datën 1 korrik.

Veçse këtë radhë, kjo sfidë është shumë më e madhe, më e veçantë dhe më e vështirë se pesë vite më parë.  Sepse deri tani, këto emërime bëheshin me konsensusin  vetëm të Grupit të Partive Popullore (EPP) dhe Socialiste (S&D), që kishin shumicën absolute në Parlamentin Evropian. Mirëpo, për shkak të “firove” të mëdha më 26 maj, ato e humbën këtë shumicë 40- vjeçare. Tanimë, janë të detyruara të “futin në lojë” në procesin e vendimmarrjes Grupin Libera, ku janë dhe centristët e Macron dhe të Gjelbërit, që zunë vendin e tretë dhe të katërt në këto zgjedhje; çka do të thotë se këto të fundit do të kërkojnë me të drejtë “racionin” e tyre me një post të tillë të lartë, duke e “gërryer” kështu pjesën e dy forcave tradicionale e duke e ndërlikuar marrjen e vendimit përkatës.

Vlen të theksojmë se ndonëse në vitin 2014 situata ishte shumë më e lehtë, u deshën sërish 4 samite dhe tre muaj për zgjedhjen e kupolës drejtuese; e megjithatë, sfidat dhe problemet serioze, të brendshme dhe të jashtme për BE-në nuk lejojnë më një “luks” të tillë kohor.

Vetëm se ky nxitim nuk mund të bëhet në kurriz të cilësisë; aq më tepër se momenti, temat dhe problematikat “ulëritëse” kërkojnë detyrimisht drejtues të lartë me shumë më tepër kapacitete, qasje dhe alternativa cilësisht dalluese dhe bindëse; vetëm  kështu ata do të sjellin sa më shpejt ndryshimet radikale të shumëpritura.

Siç e theksoi edhe Presidenti Macron në Bruksel, në elitën e re drejtuese të BE-së kërkohen liderë me përvojë dhe besueshmëri të lartë. Për këtë qëllim do të hiqet dorë nga disa praktika të mëparshme negative deri te “pazaret” politike dmth., “na këtë dhe më jep atë” për të kënaqur orekset politike të çastit, akomodimit joparimor të pozicioneve të forcave politike dhe shteteve të ndryshme, konsiderimit të këtyre posteve drejtuese si shanse më tepër për të hequr qafe njerëz që u bëjnë hije ose u krijojnë telashe liderëve të tyre në vendet përkatëse, si shpërblim në prag të pensionit, etj.

Ndaj, në samitin e pardjeshëm u ra dakord që përpara se ta kalohet te emrat e përveçëm dhe pozicionet e tyre drejtuese, të përcaktohen kriteret dhe specifikimet përkatëse dhe mbi atë bazë të bëhet përzgjedhja e kandidatëve. Siç u përmend më lart, shpresohet shumë që ky proces të përfundojë në fund të muajit qershor, por kurrfarë garancie nuk ka, deri te mundësia e një bllokimi të mundshëm me të papriturat e rastit.

Për rrjedhojë, kanditatura e presidentit të Komisionit Evropian do të trajtohet si pjesë përbërëse e paketës me katër kandidaturat e tjera. Se sa e vështirë është kjo barrë politike dhe organizative, mjafton të themi se këto kandidatura do të përzgjidhen dhe përcaktohen veç të tjerash dhe sipas një ndarjeje optimale të drejtë midis shteteve, grupimeve politike, barazisë gjinore nëpërmjet caktimit të një ose dy grave dhe një drejtuesi nga vendet ish-lindore, të cilat përbëjnë gati gjysmën e vendeve anëtare të BE-së.

Dy kandidatët kryesorë të tanishëm për president të Komisionit Evropian, por jo vetëm, janë gjermani Manfred Weber i EPP-së, kryetar i grupit të EPP-së dhe holandezi Frans Timmermans i grupit socialist, ish-ministër i Jashtëm i Holandës, aktualisht zv.president i komisionit. Në fakt, Timmermans  njihet dhe vlerësohet shumë më tepër se Weber, që ndryshe nga presidentët e mëparshëm të Komisionit Evropian, nuk ka mbajtur ndonjë post qeveritar, as në Gjermani dhe as në BE. Gjithsesi, asnjeri prej tyre nuk e ka të sigurt zgjedhjen, pasi për këtë do të vendosin liderët e 27 vendeve mbi bazën edhe të kombinimit të kandidaturave të tjera dhe me miratimin e shumicës së Europarlamentit.

“Krisjet” dhe kundërshtitë për presidentin e ri të Komisionit Evropian u shpalosën hapur qysh në samitin e 28 majit, kur Merkel mbështeti Manfred Manfred Weber, kurse Macroni dhe të tjerë ishte dhe mbetet jo vetëm kundër tij, por edhe ndaj vetë idesë që president i Komisionit Evropian të zgjidhet kandidati kryesor i grupimit më të madh politik. Sepse, Macron kërkon një “personalitet me përvojë dhe besueshmëri qeveritare kombëtare dhe evropiane” këtë kërkesë sipas tij, krahas Timmermans e plotësojnë komisionerja e BE-së, liberalja daneze Margreth Venstager dhe kryenegociatori i famshëm për Brexit, francezi Michel Barnier.

Ky “duel” franko-gjerman për shmangien e Weber pritet të vijojë me një epërsi dhe “fitore” të mundshme franceze për pesë arsye kryesore: alergjia dhe reagimet e pritshme negative në Francë, sidomos te kundërshtarët e Macron ndaj një gjermani të superfuqishëm; së dyti, Merkel e ka humbur fuqinë e saj imponuese për shkak të rënies së madhe të CDU-së dhe faktit që është kancelare në largim. Kësisoj, ajo nuk do të “luftojë” për Weber; mbështetësi i fortë i Weber, Sebastian Kurz nuk është më kancelar i Austrisë; ndërkohë, kemi fuqizimin e ndjeshëm të Grupit Liberal, ku mbizotërojnë centristët francezë, si forca e tretë më e madhe në Europarlament dhe pa konsensusin e tyre, vështirë të merret ndonjë vendim dhe së fundi, vetë “multipolarizimi” i Parlamentit të ri Evropian, siç u përmend dhe më parë.

Ky “duel” që do të vijojë me gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe me kompromiset e rastit ka qenë i pranishëm gjatë gjithë historisë së BE-së. Për pasojë, zgjedhja e presidentit të Komisionit Evropian ka qenë në më të shumtën e rasteve rezultante e  konsensusit dhe e kompromisit ndërmjet tyre dhe vendeve të tjera. Ndryshe nuk ka se si shpjegohet që tre bashkëthemelueset më të mëdha të BE-së, Gjermania, Franca dhe Italia kanë pasur vetëm nga një president të Komisionit Evropian secila, Ëalter Hallstein në vitet 60, emblematiku Jacques Delors në vitet ‘80-‘90 dhe Romano Prodi në vitet 2000; Spanja dhe Britania e Madhe asnjë. Kurse Luksemburgu i vogël në 20 vitet e fundit ka pasur dy të tillë, pikërisht dhe kryesisht si pasojë e kompromiseve politike të rastit për të shmangur “të mëdhenjtë”. Veç kësaj, ndikim të madh ka pasur edhe fakti që ashtu si paraardhësit e tyre, edhe Merkel e Macron nuk kanë pasur interes të emërojnë President të Komisionit Evropian një personalitet nga vendet e tyre, pasi ai/ajo mund “t’u bënte hije” dhe t’u nxirrte telashe politike. Ndaj dhe tani gjithçka do të zgjidhet jo lehtë dhe shpejt me formula të ndryshme kompromisi, ku Evropa shquhet me emra të tjerë të spikatur. Paraprakisht flitet dhe për një skenar të mundshëm, sidomos në rast të ndonjë bllokimi ai i caktimit të Merkel ose Michel Barnier, edhe pse Merkel është “betuar” se do të largohet nga çdo post politik më 2021, kurse Barnier nuk ka pranuar të paktën për momentin. Po ku i dihet? Po ashtu, filluan të qarkullojnë emrat e kryeministrave të Spanjës, Holandës, Belgjikës etj., proces që pritet të vijojë ditët e ardhshme me lakimin e emrave të tjerë deri në gjetjen e kandidaturës së duhur.

Ja pse zgjedhja e drejtuesve të rinj të më të lartë të BE-së përbën një rebus të vërtetë politik apo ekuacion me disa të panjohura, ku detyrimisht kërkohen tolerancë, lëshime, mirëkuptim dhe tratativa, veçse pa pazare politike!

Së fundi, për ata që kanë punuar në diplomaci e sidomos në Bruksel e dinë mirë se sa shumë punë do të kenë misionet diplomatike dhe sidomos, Përfaqësia jonë pranë BE-së dhe Belgjikë/Luksemburg në Bruksel derisa të identifikojë dhe vendosë kontaktet institucionale me liderët e rinj dhe me njësitë e reja drejtuese sidomos në Komisionin Evropian,  Delegacionin dhe Raporterin e ri të Europarlamentit për vendin tonë, këshilltarët e tyre, etj. Sidomos në momente të tilla vendimtare për ecurinë tonë të mëtejshme evropiane. Kini parasysh se në vend të  Hahn, Mogherini, Fleckenstein, Kukan, Broek, Macovei e të tjerë do të duhet të mësohemi, madje shpejt me fytyra dhe emra të rinj; një sfidë “mamuthiane”, kapërcimi i të cilës kërkon veç të tjerash  “tonelata” me informacione, analiza, komente të shumta e të gjithanshme dhe kontakte të drejtpërdrejta me të gjithë aktorët/faktorët e rinj e me peshë.

Padyshim, në këtë drejtim ndihmon shumë  përvoja dhe profesionalizmi i spikatur i gjithë stafit dhe titullares së Misionit tonë në Bruksel; përherë të përkushtuar dhe të kudondodhur, me imazh dhe reputacion të spikatur në kancelaritë evropiane, belge dhe luksemburgase në Bruksel, Strasburg, Luksemburg dhe gjetkë, falë edhe mbështetjes nga drejtoritë përkatëse të MPJ-së sonë.

Së fundi, procesi me procedurat e shumta e të mundimshme për emërimin e drejtuesve të rinj të BE-së gjatë verës mund të lerë madje në një masë të madhe “në hije” dhe të spostojë vëmendjen, pa përjashtuar edhe reagime negative në shtete dhe segmente të ndryshme lidhur me çeljen e negociatave të anëtarësimit tonë në BE, pavarësisht nga rekomandimi i djeshëm pozitiv i Komisionit Evropian, që është vetëm hapi i parë i nevojshëm, por që do të duhet të ndiqet nga shumë hapa të tjerë bindës, por është temë me vete, të cilën do ta trajtojmë në shkrimin e ardhshëm./gsh

Related- Posts

OP/ED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

10 Qershor, 2026
OP/ED

Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

4 Qershor, 2026
OP/ED

Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

21 Maj, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

FILE - In this Nov. 9, 2016 file photo, President-elect Donald Trump speaks during a rally in New York. Here’s the idea: Swiftly pass a repeal of President Barack Obama's health care law, perhaps so Donald Trump can sign it the day he takes the presidential oath. Then approve new legislation restructuring the nation’s huge and convoluted health care system despite Republican divisions, Democratic opposition and millions of jittery constituents. (AP Photo/ Evan Vucci, File)

Trump këmbëngul se marrëveshja e paqes në Lindjen e Mesme është “vetëm pak orë larg”, fajëson Izraelin për vonesën

14 Qershor, 2026

National Geographic: Sazani, ishulli shqiptar për të cilin janë përplasur perandoritë për mijëra vjet

14 Qershor, 2026

Në kryeqytet vazhdon për të 15-ën ditë protesta kundër qeverisë

14 Qershor, 2026

Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

14 Qershor, 2026

Pse mediet në Kosovë heshtin për protestën e rinisë në Tiranë?!

14 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.