• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

A do i çelë negociatat Këshilli Europian?

5 Qershor, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në fakt, kjo pyetje është më e drejtë  se pohimi apo mohimi absolut, d.m.th. «po, do të çelen, ose jo, kurrsesi». Këtë e them nisur dhe nga fakti se 20 vitet e fundit, si shumë kolegë të tjerë,   jam marrë direkt me këtë dosje si diplomat në Berlin dhe sidomos në Bruksel. Padyshim që Rekomandimi  pozitiv i Komisionit Evropian është vlerësim  për hapat dhe arritjet tona për plotësimin e kushteve dhe reformave të njohura; për punën e dikastereve përkatëse, MPJ-së dhe në veçanti të  Misionit tonë pranë BE-së në Bruksel;  ky i fundit ka përballuar një   vëllim të jashtëzakonshëm pune me një paletë tematike tërësore. Gjithsesi,  siç e pohoi vetë Mogherini më 29 maj, bëhet fjalë  vetëm për Rekomandim, d.m.th. propozim TEKNIK nga Brukseli, por ende jo  vendim POLITIK nga vendet anëtare. Rikujtojmë se vitin e kaluar i njëjti propozim teknik  nuk u kthye në vullnet dhe votë politike nga Këshilli Evropian.

Ndaj, megjithëse shpresojmë shumë që « Po »-ja  e shumëpritur të jepet  qoftë dhe në vjeshtë, pasi në qershor duket  tejet e vështirë pasi mungon koha e nevojshme e  shqyrtimit të këtij rekomandimi në vendet anëtare, kujdes se ai Rekomandim nuk të çon  aq lehtë e ca më pak automatikisht në çeljen e negociatave; sepse ato nuk i çel Komisioni dhe Parlamenti, por vetëm Këshilli Evropian! Edhe konfirmimin nëse i kemi kryer « detyrat e shtëpisë » dhe sidomos “notën“  kaluese POLITIKE do ta japë  ky Këshill, d.m.th. qeveritë dhe parlamentet e 28 vendeve anëtare të BE-së dhe jo Komisioni! Ja disa nga « pse-të »  kryesore të këtij realiteti.

Dihet se BE-ja u krijua më 25 Mars 1957 në Romë, si bashkimi vullnetar i  6  vendeve- Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu ;  më vonë u zgjerua derisa në ditët e sotme numëron 28 vende bashkë me Britaninë e Madhe. Fillimisht njihej si Tregu i Përbashkët Evropian derisa më 1993 filloi të quhej Bashkimi Evropian. Kurse Komisioni, Parlamenti dhe vitet e fundit  Shërbimi i Jashtëm Europian janë instrumente dhe institucione në shërbim dhe vartësi të vendeve anëtare.

Mbi bazën e traktateve ligjore të BE-së, janë drejtuesit më të lartë të këtyre 28 vendeve që si pothuajse për gjithçka vendosin edhe për çeljen e negociatave deri në anëtarësimin e plotë në BE. Kësisoj, asnjë vendim nuk mund të merret pa miratimin autonom të secilit vend anëtar, duke përfshirë dhe më të «  vegjlit » Maltën, Qipron dhe Luksemburgun.

Vërtet që Komisioni Evropian ose «  qeveria e BE-së » ka shumë kompetenca dhe të drejtën ligjvënëse, por prapë ai nuk mund të bëjë asgjë pa miratimin e secilit vend antar. Madje, janë këto të fundit që zgjedhin  Presidentin e saj dhe të institucioneve të tjera më të larta. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Eurodeputetët që në vendimet e tyre bazohen te forcat politike që i kanë caktuar në vendet anëtare.

Arsyeja tjetër e fortë për  epërsinë dhe specifikat  e  kryeqyteteve evropiane ndaj Komisionit Evropian qëndron në disa dallime jo të vogla në qasjet e tyre; së pari, Komisioni është vetëm subjekt, kurse Këshilli edhe objekt i politikave dhe problematikave në vendet e tjera kandidate; ndryshe nga Komisioni, Shërbimi i Jashtëm dhe Parlamenti Evropian që kanë karakter « supranacional » pra mbi vendet anëtare, këto të fundit  janë shumë më pranë elektorateve, medias, opozitës dhe « humorit » politik të publikut ; po ashtu, Komisioni nuk zgjidhet  sikurse ndodh në vendet anëtare çdo katër vjet. Shumë e rëndësishme, Komisioni bën vlerësime vetëm ose kryesisht me fakte, shifra dhe përqindje zyrtare, kurse Këshilli kryesisht mbi bazën e perceptimeve dhe rreziqeve që krijojnë shifrat dhe sidomos dukuri të tilla negative si  azili, krimi i organizuar, trafiqet e paligjshme , etj. Kështu, në disa zona në Francë Marine Le Pen fitoi me propagandën kundër azilantëve, edhe pse në ato zona  nuk ka asnjë prej tyre! Mirëpo, kjo ndodhi vetëm nga frika dhe pasiguria që kanë krijuar forcat populiste dhe euroskeptike. Kësisoj, vërtet që një vend kandidat mund të ketë ulje në shifrat e azilit, korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar dhe arritje të tjera, por sërish në vende të caktuara ky realitet nuk ka arritur të përkthehet ende, se kërkon kohën e vet; për pasojë atje mund të jetë ende mbizotërues mendimi ose  perceptimi publik se niveli dhe sidomos rrezikshmëria e tyre, pavarësisht nga niveli dhe kriteret zyrtare është e lartë dhe shqetësues për ta. Sepse dhe vendet anëtare kanë analizat dhe institucionet e tyre të pavarura jo më pak konkurruese se ato të Brukselit. Për rrjedhojë, që të çelen negociatat, duhet të krijohen bindje dhe perceptime pozitive dhe te elektoratet, qeveritë dhe parlamentet e secilit vend anëtar e sidomos të atyre skeptike. Ca më tepër tani kur roli dhe pesha e tyre është rritur ndjeshëm.

Pengesë tjetër për çeljen e shpejtë të negociatave është padyshim  debati me dilemat parimore brenda BE-së me protagoniste kryesore Francën, nëse duhet shtyrë procesi i zgjerimit sa të vendosin rregull në shtëpinë e tyre apo duhet përshpejtuar për të shmangur ndikimet e aktorëve/faktorëve të tjerë.  Kësisoj, shkëndijë e vetme shprese por jo automatike këtu mund të jetë Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës nga e cila mund të përfitojmë dhe ne që të mos na lenë vetëm me Bosnjën.

Nisur nga sa sipër,  që rekomandimi i Komisionit Evropian të kthehet brenda vjeshtës në vendim politik të Këshillit të 28 vendeve anëtare pa ndonjë shtyrje, «  bisht » ose kusht tjetër, në vend të hedhjes së «  falleve politikë » lipset një menaxhim sa më i mirë i kësaj situate sfiduese nga shumica parlamentare por dhe opozita bashkë me aktorë/faktorë të tjerë të njohur.

Në radhë të parë kërkohet që qeveria dhe instancat e saj të mos e trajtojnë rekomandimin e Komisionit  si trofe dhe as si notë; të nxjerrim mësime nga viti i kaluar kur u tregonim me mburrje  Rekomandimin e Brukselit dhe disa vende anëtare na e thanë qartë dhe prerë  «  E pastaj, po ne ç’jemi këtu? Pse burra më të mirë janë ata të Komisionit apo dhe Europarlamentit? »

Ca më tepër që ndryshe nga sa mendojnë disa, koniuktura politike dhe elektorale në shumë vende anëtare pas zgjedhjeve të 26 Majit është më e disfavorshme se vitin e kaluar. Ndonëse forcat ekstremiste nuk kapën dot kuotat e pretenduara, rreziku anti – zgjerim nuk është zhdukur aspak dhe do të vijojë më tej.  Ja në Francë,  të dy fituesit e mëdhenj, Macron dhe Le Pen janë kundër këtij zgjerimi dhe çeljes së negociatave. Dhe Gjermania si mbështetësja jonë e fuqishme këto ditë dhe javë ndodhet në momente tejet kritike për mbijetesën e qeverisë, të Kancelares Merkel dhe të SPD-së ! Kurse në Holandë e Danimarkë vërtet euroskeptikët pësuan humbje, por ata janë sërish në pushtet në këto dy vende; ndaj asgjë nuk ndryshon në qëndrimet e tyre. E patë se si Holanda nuk hoqi dorë nga kërkesa për pezullimin e  vizave si akt politik. Për fat të keq, dhe në Belgjikë kanë dalë fitues dy parti nacionaliste dhe ekstremiste të djathta, duke venë në rrezik krijimin e qeverisë federale e duke hedhur hije dyshimi  edhe mbi mbështetjen e vazhdueshme belge ndaj nesh.

Pa kurrfarë paragjykimi, por me realizëm mund të përmendet rreziku tjetër i mundshëm  që po shfaqet në horizont nga fqinji ynë, Greqia ku më 7 Korrik do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pas fitores së saj plebishitare në zgjedhjet lokale të  1 qershorit, partia opozitare «  Nea Demokracia » e Mitsotakis të ri është favoritja pothuajse e sigurt dhe në zgjedhjet më 7 Korrik; mirëpo ky i fundit disa ditë më parë e kushtëzoi fare qartë çeljen e negociatave me respektimin e të drejtave të minoritetit; por, nuk është aspak çudi që të nxjerrë nga sirtarët edhe Marrëveshjen e Detit që motra e tij, Dora Bakojanis nënshkroi 10 vjet më parë.

Ndaj, periudha deri në vendimin e Këshillit për çeljen e negociatave do shfrytëzuar nga politika, qeveria dhe diplomacia jonë  për një lobim aktiv dhe bashkëpunim, sidomos me vendet problematike, pa panik, pa  propagandë, me fakte në dinamikë. Të mos bëhemi « mistrecë » dhe të bezdisim aleatët tanë që janë në «  hall » duke mbuluar të metat dhe mangësitë tona për këtë situatë por të punojmë vet më shumë, e jo të bëjmë «  lojë luftash apo tërheqje litari » por duke marrë përgjegjësi e duke menaxhuar krizat vetë.

Veç kësaj, në vend që të shpenzojmë kohë dhe energji negative me stigmatizime dhe ankesa ndaj aktorëve të brendshëm e ca më keq ndaj ndonjë vendit të caktuar është momenti që të forcojmë mirëkuptimin për vështirësitë e tyre ku dhe ne kemi kontribuar jo pak dhe bashkëpunimin me secilin, t’i bindim sa më shumë me fakte dinamike dhe të prekshme për avantazhet e çeljes së negociatave, të  intensifikojmë komunikimin tonë sidomos nëpërmjet diplomacisë parlamentare. Në kushtet e tanishme ajo është shumë më e besueshme se çdo format tjetër sado i lartë.

Ndaj, nisma dhe demarshet e Kuvendit dhe  Kryetarit Gramoz Ruçi në Holandë dhe gjetkë bashkë me drejtues të tjerë të lartë të Kuvendit janë për t’u përgëzuar; por, veç kujdesit në prononcime për të mos ngatërruar mirësjelljen diplomatike me  faktet kokëfortë në muajt e ardhshëm,  deputetët e grupeve përkatëse parlamentare të miqësisë, drejtues dikasteresh dhe agjencish ligjzbatuese, gazetarë e aktivistë shoqërore duhet të shihen dhe dëgjohen  vazhdimisht në Berlin, Paris, Hagë, Kopenhagen, Athinë, Bruksel dhe gjetkë. T’u  tregojmë  vazhdimisht e jo sipas parimit «  një herë në mot del e kullot »  me fakte arritjet tona dhe siç është shprehur  me të drejtë ministri Cakaj se jemi partnerë të ardhshëm të sigurt e seriozë.

Më e rëndësishmja e që ka deri tani ka munguar, këto e të tjera vizita duhen shoqëruar e plotësuar doemos me fushata agresive sidomos në shtypin, median dhe shoqërinë civile të atyre vendeve, me ndihmën dhe mbështetjen e ambasadave tona atje ; këto të fundit kanë bërë shumë pak në vendet problematike për ne.

Së fundi, edhe  pse këta aktorë dhe faktorë të jashtëm kanë të bëjnë me Evropën, klasa jonë politike ka pjesën e vet të madhe të fajit ; sepse me krizat dhe konfliktet e pareshtura në 25 vitet e fundit e ka shtyrë integrimin në BE në limite të tejskajshme. Ja dhe tani që përgjërohemi për negociatat, sërish kemi dy sfida /pengesa të mëdha « nga brenda » por jo të patejkalueshme; zgjedhjet e diskutueshme vendore dhe krizën e ashpër politike që na qëndrojnë mbi kokë si « shpata e Demokleut » Ja pse, bëjmë mirë të jemi më realistë dhe më kritikë ndaj «  gjynaheve » tona, duke bashkuar më në fund premtimet me zbatime. Vetëm kështu, pavarësisht nga disa  koniunktura të pafavorshme, negociatat tona aq shumë të dëshiruara për anëtarësimin në BE mund të çelen brenda këtij viti./gsh

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.