• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Tomisllav Funiç- geopolitika.news

Po afron koha dramatike e zgjedhjeve për Kongresin amerikan, nga të cilat, në një pjesë të mirë, do të përcaktohet fati i vendit, por edhe i Donald Trumpit. Në muajin nëntor amerikanët nuk do të votojnë vetëm për Kongresin, por do të jetë votim edhe për vetë presidentin dhe gjithçka ka bërë ai në mandatin e tij të dytë. Republikanët ende e mbajnë pushtetin në të dyja dhomat e Kongresit, por anketimet e fundit tregojnë se raporti i forcave ka nisur të ndryshojë seriozisht.

Atmosfera politike para zgjedhjeve po bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Ajo që në fillim të këtij viti dukej relativisht si mbrojtje  e sigurtë e shumicës republikane, sot është një garë plotësisht e hapur. Rejtingu i Trumpi ndërkohë ka rënë, dhe ky shumë, sepse mediat theksojnë se sot ai ka mbështetjen e 33 përqind të zgjedhësve të rregjistruar. Financial Times pohon se pakënaqësia me punën e tij është veçanërisht e shprehur në radhët e zgjedhësve të pavarur. Ky është problem serioz për partinë republikane sepse Trumpi nuk dëshiron të qëndrojë thjesht si vëzhgues i këtyre zgjedhjeve. Pikërisht e kundërta – nga zgjedhësit e tij ai kërkon që t’i konsiderojnë këto zgjedhje sikur emri i tij të ishte në fletën e votimit. Në konferencën Republikane në Dallas, Trumpi u tha hapur zgjedhësve që të sillen sikur ai të ishtë kandidat. Me këtë tregoi edhe një herë se dëshiron t’a lidhë personalisht fushatën republikane me brendin e tij politik.

Dhe këtu nisin problemet.

Probleme të rënda

Trumpi vazhdin të ketë ende një bazë të fortë dhe të disiplinuar zgjedhësish, por rejtingu i tij negativ mund t’ua vështirësojë republikanëve bërjen për vete të zgjedhësve të matur dhe të papërcaktuar, të cilët në shumë gara të ngushta do të vendosin për fituesin. Kohët e fundit demokratët kanë gjithnjë e më shumë arësye për optimizëm. Anketimet kombëtare momentalisht u japin përparësi pyetjes se për cilën parti do të  votojnë në zgjedhjet për Kongresin. Në një prej anketimeve të Emersonit kandidati demokrat kishte 51 përqind mbështetje, ndërsa ai republikan 43 përqind. Anketimi i Gallup-it tregon lëvizje akoma më dramatike: 49 përqind e amerikanëve janë për demokratët, ndërsa 39 përqind për republikanët. Ky është ndryshim i madh në krahasim me fundin e vitit 2024, kur republikanët kishin përparësi.

Gjithsesi, përqindjet nacionale në vetvete nuk është se do të vendosin në zgjedhje, Sistemi zgjedhor amerikan është i tillë që disa shtete federale dhe dhjetë gara shprehimisht të panjohura do të vendosin se kush do ta kontrollojë Senatin, ndërsa për Dhomën e përfaqësuesve do të zhvillohen gara shumë të ngushta. Ndër shtete që tërheqin më shumë vëmendje janë: Georgia, Michigani, Maine, North Carolina, Ohio, Iowa dhe Alaska, e në mënyrë të veçantë gara është interesante në Teksas, shtet i cili tradicionalisht konsiderohet si vatër e republikanëve.

Trumpi përpiqet me të gjitha forcat të mobilizojë trupin zgjedhor amerikan. Nëse republikanët humbasin kontrollin në njërën prej dy dhomave të Kongresit, presidenti do t’a ketë shumë të vështirë për të realizuar programin e tij politik në gjysmën e dytë të mandatit. Demokratët do të fitonin mundësinë e bllokimit të një pjese të iniciativave ligjore, ndërsa Kongresi do të mund të bëhej korrektiv shumë më i fortë për Shtëpinë e Bardhë. Njëkohësisht, një pjesë e kandidatëve republikanë këmbëngulin të gjejnë pozicionin e tyre. Disa mendojnë se kyçi për fitoren është Trumpi dhe se pa mbështetjen  e tyre ata nuk mund të fitojnë. Pjesa tjetër frikësohen se mos rejtingu i tij i ulët mund të kërcënojë shanset e tyre.

Katër mandate

Megjithatë, gjithçka është ende e paditur dhe askush nuk mund të parashikojë me saktësi fitimtarin. Zgjedhjet  e viteve të fundit  në Amerikë kanë treguar se predispozicioni i zgjedhësve mund të ndryshojë brenda disa javësh. Përveç kësaj, rejtingu kombëtar i partive nuk është i njëjtë me shpërndarjen e mandateve në Kongres.

Nëse republikanët e ruajnë Kongresin, Trumpi do të marrë njëfarë miratimi për politikën e tij dhe hyrjen në etapën përfundimtare të mandatit me forcë tejet më të madhe politike. Nëse demokratët marrin sëpaku njërën prej dhomave, Uashingtoni mund të hyjë në një periudhë konfliktesh dhe bllokadash politike. Nëse humbet të dyja dhomat, administrata e Trumpiut do të përballet me një realitet plotësisht të ri.

“Mjedisi politik i ndihmon demokratët, struktura partiake ndihmon republikanët”, thotë Amy Walter, kryeredaktore e Cook Political Report, dhe pikërisht në këtë frazë dëshmohet e tërë drama që vjen.

Walter paralajmëron se republikanët me bashkimin që u kanë bërë disa njësive zgjedhore kanë ulur shumë numurin e garave të panjohura për Dhomën e Përfaqësuesve. Për këtë demokratët nuk mund të llogarisin më pakënaqësinë e përgjithshme me Trumpin. Megjithatë, ajo mendon se predispozicioni politik është është aq i fuqishëm saqë shumica e garave të panjohura mund t’u shkojnë demokratëve. “Demokratët vazhdojnë të jenë favoritë për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por nuk janë favoritë të shprehur”, vlerëson Walter.

Nuk është fjala më për valën demokrate e cila me siguri do d’i marrë përpara republikanët, por për zgjedhje në të cilat një numur relativisht i vogël në disa distrikte kyçe do të vendosë se kush kontrollon Kongresin. Ndërsa Senati është akoma më i ndërlikuar. Demokratëve u nevojiten katër mandate republikane që të marrin shumicën. Kjo do të thotë se do t’u duhet të përpunojnë në mënyrë të përkryer një seri garash në shtetet në të cilët, në vitin 2024, është votuar për Trumpin.

Humbjet republikane

Përshembull, Teksasi dhe Iowa, nuk mund të konsiderohen më si terrene të sigurta të republikanëve, e më përpara kanë qënë të tillë. Zgjedhësit e pavarur në këto shtete, votat e të cilëve shpesh janë vendimtare në zgjedhjet e ngushta, sipas anketimeve aktuale nuk janë të prirura për nga Trumpi në mënyrë të thukët. Pothuajse gjysma e tyre thotë se mbështetja e Trumpit ndoshta mund t’a ulë gatishmërinë për të mbështetur kandidatin që ai favorizon. Shumë nga ata të cilët nuk janë të prirur për të marrë pjesë në zgjedhje tani shprehen se do të marrin pjesë. Kohët dramatike kërkojnë vendime dramatike.

Nat Silver, modeli i ri FLIPR i të cilit ndjek të gjitha garat zgjedhore për Kongresin, sheh një prirje të fortë në favor të demokratëve. Vlerësimi i tij i muajit gusht ishte se anketat janë modelet historike dhe treguesit politikë flasin për “strong Democratic year”- vitin e fortë të demokratëve. Për Dhomën e Përfaqësuesve , ai konkludon se demokratët janë në pozicion të cilin mund t’a humbasin nëse prirjet ndryshojnë shumë. Ndërsa Senati, është histori tjetër: katër marrje të vendeve të republikanëve janë sfidë e madhe.

Më interesantja është se numuri i humbjeve potenciale të republikanëve rritet përditë. Alaska, Xhorxhia, Iowa, Maine, Michigan, New Hampshirë, North Carolina, Ohio dhe Teksasi tani janë ndër shtetet të cilët mund të vendosin për fatin e Senatit. Reutersi i përshkruan si nëntë garat kryesore.

Teksasi është ndoshta simboli i ndryshimit të predispozicionit. Shteti i cili për vite të tëra ishte i pamundur të përfytyrohej si vatër demokrate për senatin, tani ka ndryshuar anë. Kandidati demokrat James Talacario përpiqet të shfrytëzojë pakënaqësinë ndaj Trumpit, ndërsa republikanët përpiqen që garën t’a shndërrojnë kundër demokratëve dhe jo mbi presidentit. Republikanët përsëritin vazhdimisht se bëhet fjalë për të majtën radikale, ndërsa demokratët nxitin diskutimet mbi çmimin e naftës, inflacionin, luftën dhe Trumpin.

Garë e vdekur

Fakti që situata nuk është ideale, ndjehet çdo ditë në jetën politike të Amerikës, ku republiakanët kanë fjalën kryeore. Konventa në Dallas e vitit 2026, ose sikurse quhet mini Konvetnta e republikanëve, ishte, natyrisht, spektakël, por nën sipërfaqe ndjehej pakënaqësia për lajmet nga terreni. Trumpi u suall si gjithmonë, “gjithçka rrotullohet rreth meje”. Fytyra e presidentit ishte gjithandej. Pjesmarrësit, shumë nga të cilët u ishte dashur të ndanin shumë para për të marrë një biletë hyrje, ishin të mbytur nga veshjet me emrin e Trumpit. Mallrat ndaheshin në dy kategori: veshjet (bluzat) me logon Dallas 2026, krahas obsioneve të ndryshme MAGA të Trumpit. Plus kopje të librit të Eric Trumpit, të grumbulluar afër kasës, sikurse informojë  mediat kishin komentin: “Nuk duhet humbur asnjë rast për pasurimin e familjes”.

“Do të shkoj në secilin nga këta shtete për kongresmenët dhe senatorët në garat e ngushta”, premtoi Trumpi. “Në disa shtete do të shkoj madje edhe dy herë nëse nevojitet”.

Madje edhe ekspertët shumëvjeçarë politikë heqin keq me erën e Trumpit. Përpiqen të kuptojnë se çfarë dëshirojnë zgjedhësit, sikurse komunikojnë politikanët dhe sikurse zhvillohen partitë, thotë Sarah Longwell, themeluesje e revistës The Bulevark dhe drejtuese e  podcastit “The Focus Group”.

“Fjala e cila dëqgjohet më shumë në radhët e demokratëve është ‘luftëtar’. Kjo është ajo që duan ata nga politikanët e tyre, mendon John Guida, redaktor i The New York Times-it. “Zgjedhësit demokratë duan që krerët e tyre të pushojnë së vepruari si diplomatë në kohë paqeje, të njohin kërcënimin e partisë Republikane dhe të fillojnë një kundërofensivë. Janë thellësisht të frustruar kur politikanët e tyre shprehen se Trumpi është kërcënim ekzistencial për demokracinë, por nuk sillen sikur demokracia është vërtetë e kërcënuar”, shprehet në lidhje me këtë temë Longwell-i.

Qendra e majtë

“Nëse bëhet fjalë për demokracinë, nuk do të duhej të shqyrtonit nominimin e një 81-vjeçari jopopullor për president. Kjo është një nga arësyet përse estabilishmenti demokrat humbi besimin në radhët e zgjedhësve”. Në mënyrë që të tërheqin më shumë vëmendjen, demokratët duhet të rishqyrtojnë mënyrën me të cilën komunikojnë nga kreu deri në fund – më shumë më pak mbështetje te mediat mainstream për transmetimin e mesazheve të tyre. Duhet të ndërtojnë platforma të reja komunikimi dhe mediatike. Kjo ka të bëjë në mënyrë të veçantë me qendrën e majtë, të cilën e kanë përmbytur progresistët e ekstremit të majtë sepse ishin shumë më agresivë në ndërtimin e një infrastrukture të re mediatike.

“U nevojiten strategji komunikimi shumë më agresive. Bisedoni si qënie njerzore normale mbi çështjet të cilat janë të rëndësishme për shumicën e zgjedhësve, këto janë në përgjithësi çështje që lidhen me mirëqënien materiale: biznesi, përkujdesja shëndetsore, arsimi, kriminaliteti. Por kjo funksionon vetëm nëse keni komunikues të rangut të lartë se puna e Joni Ossoffit, Zohran Mamdanit, Alexandria Ocasio-Cortezit, Josha Shapiros dhe Pete Buttigiegas, të cilët janë kasnecët më të zëshëm të demokratëve”, mendojnë analistët politikë.

Mendohet se amerikanët janë kaq shumë të indoktrinuar saqë thjesht nuk mund t’i ndryshojnë qëndrimet brenda natës. Në një sërë çështjesh Trumpi i ka bindur republikanët të heqin dorë nga gjithçka nga ato që dikur besonin. Braktisën tregtinë e lirë, rolin e Amerikës si udhëheqëse e botës së lirë, aleatët demokratë, idenë se karakteri është i rëndësishëm në politikë, çdo fije përgjegjësia fiskale dhe arritën të bindnin shumicën e republikanëve se zgjedhjet në vitin 2020 janë vjedhur. Gjatë fushatës së tij Trumpi i bindi njerëzit se mund të ulë me magji çmimin e mallrave të përdorimit të përditshëm dhe se nuk do t’a tërheqë Amerikën në një asnjë luftë të huaj.

Megjithatë, realiteti tregoi diçka tjetër, por kjo për shumicën e atyre që u përkasin republikanëve dhe mbështetësve të Dornal Trumpit ende nuk është e qartë. Megjithatë, dalngadalë po “fitojnë” temat e jetës së përditëshme dhe, vlerat e vjetra po riafirmohen në radhët e amerikanëve.

 Nga Marsi te Venera

“Republikanët janë nga Marsi, ndërsa demokratët nga Venera. Ky është dallimi më i madh në nivel operativ: republikanët, si klasë sipërmarrësish dhe mercenarësh, janë më shumë të fokusuar në ndërtim. Demokratët janë më shumë të orientuar për nga drejtësia dhe përfshirja dhe janë të prirur për vëmendje shumë të madhe ndaj çdo qëndrimi. Në nivel zgjedhësish, republikanët i hyjnë politikës me qëndrimin ‘unë jam i krishterë, individ i cili dëshiron rend dhe paqe’. Demokratët vinë me qëndrimin ‘unë besoj’”, mendon Sarah Longwell. 

Në kryeqytetet europianë zgjedhjet amerikane nuk konsiderohen më si luftë për Kongresin. Ato përjetohen më shumë si test i vërtetë i administratës së gjatë të Trumpit dhe si mundësi e një pikënisje të re për një të ardhme për marrëdhëniet transatlantike. Peter Sparding nga Instituti gjeman për politikë dhe siguri ndërkombëtare paralajmëron se ndryshimi i raportit të forcave në Kongres mund të rihapë pyetjen sesa Kongresi amerikan mund të jetë antiteza e Presidentit. Në analizën për International Politics Quarterly ai vlerëson se përparimi i demokratëve mund të shenjojë rol më të fortë të Kongresit në kufizimin e politikës së Trumpit.

Njëkohësisht, Trumpi është rreziku më i madh edhe për vetë Partinë republikane, e këtë e kanë kuptuar edhe europianët. Në qarqet politike europiane ndiqet gjithnjë e më shumë ajo që po ndodh brenda Partisë republikane. Zëvendëspresidenti J.D. Vance në Konventën e Dallasit fitoi mbështetje të hapur si kandidati i ardhshëm për president. Kjo do të thotë që zgjedhjet amerikane në nëntor kanë edhe një dimension të fshehtë: ato do të jenë edhe testi i parë i madh për raportin e forcave brenda lëvizjes e cila do të modelojë Partinë republikane pas Trumpit.

Nëse republikanët humbasin Kongresin, një pjesë e partisë mund të konkludojë se mbështetja e tepruar te Trumpi është bërë problem zgjedhor. Nëse fitojnë, Vance dhe trashëgimtarët e tjerë potencialë do të marrin një tregues së modeli politik i Trupit ende funskionon.

Besimi i diskutueshëm

Në mënyrë paradoksale, në Europë nuk është se bëhet detyrimisht tifo për partinë demokrate. Problemi më i madh këta vitet e fundit është pikërisht humbja e parashikueshmërisë së politikës amerikane. Për Berlinin, Parisin, Londrën dhe Brukselin nuk shtrohet më pyetja nëse do të fitojën demokratët apo republikanët. Pyetja është nëse Uashingtoni pas nëntorit do të bëhet vendi në të cilin vendimet mund të parashikohen sëpaku disa muaj përpara.

Politika e Trumpit ndaj NATO-s, Ukrainës, tregtisë dhe Europës tashmë i kanë detyruar qeveritë europiane të mendojnë seriozisht për autonominë strategjike. Nëse demokratët marrin Kongresin, Europa mund të fitojë më shumë hapësirë për bashkëpunim me institucionet amerikane të cilët kufizojnë Trumpin. Nëse republikanët arrijnë të ruajnë të dyja dhomat, qeveritë europiane duhet të kenë parasysh se politika e Trumpit ka marrë mbështetjen e zgjedhësve. Për këtë në Europë ekzistojnë tre skenarë. I pari, republikanët ruajnë Kongresin, Trumpi fiton atë që e ka më shumë të nevojshme: vërtetimin e drejtësisë së politikës së tij. Europa duhet të llogarisë vazhdimin e presionit amerikan që të shpenzojë më shumë për mbrjotjen dhe të marrë mbi vete përgjegjësi më të madhe për sigurinë.

Skenari i dytë, demokratët fitojnë Dhomëne  përfaqësuesve, kjo ndoshta mund të ishte goditja psikologjike më e rëndësishme për Trumpin. Administrata dhe politika e tij do të gjendëshin nën kontrollin e fortë të Kongresit, ndërsa dy vitet e fundit të mandatit të tij mund të shenjohen nga konfliktet me Kongresin. Dhe, i treti, demokratët fitojnë të dyja dhomat, e në këtë rast Uashingtoni do të ndryshonte në mënyrë dramatike. Trumpi do të mbetej president, por nuk do t’a kishte më Kongresin për t’ia lehtësuar realizimin e politikës së tij. Shumica demokrate do të fitonte institucione të fuqishme kontrolli, ndërsa çështja e politikës së jashtme ameirkane do të rikthehej përsëri objekt i kontrollit intensiv të Kongresit.

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa
Bota

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Bota

Gjermani, ish-shefi i inteligjencës përballet me akuza për spiunazh

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026

Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.