Turqia është radhitur si vendi me numrin më të madh të familjeve me fëmijë në të gjithë Europën.
Sipas të dhënave të përditësuara që Zyra Europiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar në lidhje me numrin e familjeve me fëmijë, Turqia është renditur e para në Europë.
Të dhënat tregojnë se në Turqi kanë fëmijë 51% e familjeve, e cila ndiqet nga Irlanda me 39%, Polonia dhe Sllovakia me 36%, Rumania me 35% dhe Spanja me 34%.
Ndërsa në radhitjen e vendeve me numrin më të ulët të familjeve me fëmijë në vend të parë janë Gjermania dhe Finlanda me 22% të cilat ndiqen nga Suedia me 23% dhe Austria me 25%.