• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    Rama me kryeministrin britanik: Bashkëpunim i suksesshëm kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm

    Kryeministri Rama mikpret Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

    Presidenti i Republikës pret në takim Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer

    09 April 2025, Berlin: Friedrich Merz, CDU candidate for chancellor and CDU federal chairman, speaks at a press conference of the CDU/CSU and SPD party chairmen to present the coalition agreement in the Paul Loebe House. Photo: Kay Nietfeld/dpa

    Kancelari gjerman, Merz uron Ramën: Pres me padurim vijimin e bashkëpunimit

    Fjalimi i fitores/ Rama: Faleminderit Shqipëri për besimin historik!

    Liderët ndërkombëtarë urojnë Kryeministrin Rama pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare

    Berisha: Zgjedhjet më të grabitura në histori, protestë paqësore më 16 maj

    Rama për “Correire della sera”: Vota e emigrantëve për PS është besim, po u japim një imazh që i bën krenarë

    Zgjedhjet Parlamentare 2025/ Numërohen mbi 60% e kutive të votimit në rang kombëtar. Partia Socialiste kryeson me 83 mandate

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 16-të

    Antonio Costa në Shkup: BE-ja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa: Mali i Zi mund të pranohet në BE në vitin 2028

    “Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Lobi izraelit: faktor që ndikon shumë në politikën e jashtme amerikane

1 Gusht, 2024
in FOKUS
A A
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu waves to the crowd as he speaks at the 2018 American Israel Public Affairs Committee (AIPAC) policy conference, at Washington Convention Center, Tuesday, March 6, 2018, in Washington. Netanyahu says Iran is responsible for “darkness descending” on the Middle East by building an anti-Israel empire.   (AP Photo/Jose Luis Magana)

Share on FacebookShare on Twitter

Matija Sheriç-Gjeopolitika[i]

AIPAC njihet si subjekti lobist më me ndikim në Amerikë, i cili mbështet pa ndërprerje politikën shtetërore izraelite. AIPAC ka një ndikim kaq me rëndësi saqë ish drejtuesi i tij, Steve Rosen, njëherë ka deklaruar se do të ishte vetëvrasje politike për një politikan amerikan që dëshiron të zgjidhet nëse zgjedh të përdorë retorikë antiizraelite. Rosen ka deklaruar se brenda një dite mund të diskretitojë cilindo kandidat për president që mund të mbështesë ndonjë qëndrim antiizraelit.

Lobi izraelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një prej lobeve të huaja më me ndikim dhe lobi i cili ka efektin më të fuqishëm politik. Duke patur parasysh rezultatet, lobi izraelit është më i fuqishmi jo vetëm në Amerikë por edhe në mbarë botën. Asnjë lobi tjetër politik nuk ka arritur të ketë ndikim në një shkallë të madhe në politikën e disa shteteve sikurse ka arritur ta bëjë lobi izraelit në rastin e Shteteve të Bashkuara. Sipas politologëve Xhon Mersshmejer dhe Stefen Walt, lobi izraelit personifikon “koalicionin e dobët të individëve dhe organizatave që punojnë aktivisht në formësimin e politikës së jashtme të ShBA-ve në drejtimin proizraelit. Por lobi nuk është një lëvizje unike me udhëheqje qendrore, ndërsa individët në grumbullimin që formojnë këtë koalicion të gjërë nganjëherë edhe nuk bien dakord në lidhje me çështje të caktuara politike. Nga ana tjetër nuk është ndonjëfarë kabale apo komploti. Përkundrazi, organizatat dhe individët që formojnë lobin shprehen haptas në të njëjtën mënyrë sikurse bëjnë edhe grupimet e tjera”. Me fjalë tjera, lobi përbën një rrjet të ndërlikuar organizatash formale, grupimesh të ndryshme dhe individësh që punojnë për forcimin e marrëdhënieve mes ShBA-ve dhe Izraelit.

Rrethanat politiko-shoqërore që favorizojnë lobin izraelit

Ka shumë rrethana shoqërore dhe kulturologjike që favorizojnë zhvillimin dhe ndikimin e madh të lobit izraelit në ShBA. Shumë amerikanë ndjejnë një afërsi klutorore dhe fetare me Izraelin  për shkak të traditës judeokristjane. Studimet kanë treguar se amerikanët më shpesh ndjehen të afërt me hebrejtë sesa me grupimet e tjera fetare si puna e muslimanëve apo hinduve. Kjo situatë është pasojë e ndikimit të madh të hebrejve amerikanë. Vrasjet e shumta gjatë Holokaustit kanë bërë që qytetarët amerikanë të jenë të ndjeshëm dhe të orientuar pozitivisht ndaj shtetit dhe popullit izraelit. Amerikanët e njohin Izraelin si partner strategjik në rajonin jo të qëndrueshëm të Lindjes së Afërme që gëlon nga rregjimet dhe lëvizjet antiamerikane.

Forcimi i fuqisë ushtarake dhe stabiliteti politik izraelit konsiderohet me rëndësi për ruajtjen e stabilitetit në rajon, e bashkë me këtë edhe të Amerikës. Marëdhëniet e fuqishme ekonomike mes ShBA-ve dhe Izraelit, përfshirë projektet tregtare, teknologjike dhe ushtarake, kanë krijuar interesa të shumta të ndërsjellta që ndikojnë akoma më shumë në mbështetjen politike. Mbështetja e fuqishme për Izraelin nga ana e grupimeve të krishterë sioniste, mbi bazën e besimeve religjoze mbi rëndësinë e Izraelit, ka ndikuar në mënyrë shtesë në forcimin e lobit izraelit.

Organizatat lobite

Sipas disa vlerësimeve në ShBA gjenden 51 organizata proizraelite. Komiteti amerikano-izraelit për çështjet publike (AIPAC) shquhet si subjekti lobues më i madh në Amerikë, i cili mbështet pa ndërprerje politikën izraelite. AIPAC ka një ndikim kaq me rëndësi saqë ish drejtuesi i tij Steve Rosen, njëherë ka deklaruar se do të ishte vetëvrasje politike për një politikën amerikan që dëshiron të zgjidhet nëse zgjedh të përdorë retorikë antiizraelite. Rosen ka deklaruar se brenda një dite mund të diskretitojë cilindo kandidat për president që mund të mbështesë ndonjë qëndrim antiizraelit. Për këtë nuk të çudit fakti se kandidatët amerikanë për president dhe presidentët në funksion kanë zakon të vizitojnë Izraelin dhe të qëndrojnë para Murit të Lotëve ndërsa gazetarët kuriozë i ndjekin me vëmendje. Këtë e kanë bërë Xhorxh Bushi, Barak Obama, Donald Trampi Xho dhe Bajdeni.

AIPAC-i është akuzuar disa herë si organizatë e lidhur fort me partinë Likud në Izrael dhe me partinë republikane amerikane. Disa shkojnë aq larq saqë e akuzojnë këtë organizëm si organizatë që vepron si organizatë spiunazhi izraelite. Përveç saj, shquhen edhe organziatat e tjera lobiste su Lidhja Antidifamatore (ADL), Instituti i Uashigntonit për politikën në Lindjen e Afërme (WINEP), Kongresi Hebrè amerikan, Forumi politik izraelit, komiteti hebrè, Krishterët e bashkuar për Izraelin (CUFI), Organizata sioniste e Amerikës (ZOA), Forumi për mbrojetje e demokracisë (FDD) etj.

Të gjithë këto organizata, përbëjnë bërthamën e mbështetjes për Izraelin në ShBA. Anëtarët e tyre gjatë tërë vitit kanë ndikim të madh te anëtarët e Kongresit amerikan, qeverisë amerikane dhe opinioni publik amerikan në tërësi.

Individë të shquar në shërbim të lobeve

Përveç organizatave ekzistojnë  edhe individë që punojnë aktivisht për atë që politika e jashtme amerikane të ecë në drejtimin proizraelit dhe ata janë pjesë  e lobeve. Lobi izraelit në ShBA përfshin individë të njohur në pozita kyçe në sektorin publik dhe jopublik që bëjnë presion ndaj qeverisë amerikane që të pranohen qëndrimet proizraelite dhe prosioniste. Ndër individët të cilët gjithmonë dhe në çdo rast mbrojnë politikën e shtetit të Izraelit, politikologët Mersshmejer dhe Walt numurojnë edhe gazetarin e ndjerë të “The Washington Postit”, Charles Krauthammer dhe profesorin e ndjerë të historisë në Universitetin e Princetonit Bernard Lewis. Nuk është se të gjithë lobistët kanë qëndrime të njejta. Disa prej tyre, si puna e sionistëve të krishterë mendojnë se Izraeli duhet të mbajë të gjithë territoret e pushtuara izraelite. Sionizmi i krishterë bazohet në teologjinë e dispensionalizmit, qëndrim për interpretimin e Biblës sipas asaj që është shfaqur në Angli në shekullin e 19-të.

Sipas këtij interpretimi të Biblës, ardhja e Dytë e Jezus Krishtit do të ndodhë pas kthimit të popullit izraelit në Palestinë. Pastori i ndjerë Ed McAtter ka deklaruar se “çdo kokrizë rëre mes detit të Vdekur, lumit Jordan dhe Detit Mesdhe u përket hebrejve. Kjo përfshin edhe Bregun Pedrëndimor dhe Gazën”. Të tjerë mbështetin madje edhe zgjidhjen me dy shtete që mund të arrihej në bisedimet dhe nganjëherë edhe kritikojnë Izraelin. Megjithatë, të gjithë ata, mbështesin qëndrimet izraelite

Ndër politikanët e shquar në lobin proizraelit mund të numurojmë Donald Trampin, udhëheqësin e shumicës demokrate në Senatin amerikan Çak Sammer, senatorin demokrat nga Merilandi Ben Cardin dhe senatorin republikan nga Florida Marko Rubi. Ndër individët e shquar publikë që mbështesin rregullisht Izraelin shquhen biznesmeni Haim Sabah, avokati Alen Dershovitz, kryeredaktori i revistës “The Atlantic”, Xhefri Goldberg dhe gazetarja Bari Weiss.

Synimet e lobit izraelit

Synimi kryesor i lobit izraelit është ndikimi në pushtetin ekzekutiv, qeverinë federale amerikane, në mënyrë që të bëhet një politikë e jashtme proizraelite. Lobi izraelit në ShBA është kaq i rëndësishëm dhe ndikues saqë ndikon në formimin e politikës së jashtme në drejtime që mund të mos jenë në interesin strategjik të ShBA-ve, domethënë nganjëherë e orienton politikën e jashtme amerikane në drejtimin që shkon kundër intersave amerikane. Synimi i dytë, po ashtu me rëndësi, është krijimi në opinionin publik amerikan i një ambjenti në të cilin mbizotërojnë qëndrimet proizraelite, njëkohësisht edhe antipalestineze dhe antiiraniane. Nëse në opinionin publik mbizotërojnë qëndrimet proizraelite ekziston probabilitet i madh që qeveria amerikane t’i shndërrojë ata në politikë proizraelite.

Një anketim ka treguar se 73% e amerikanëve duan që qeveria e tyre të jetë neutrale në politikën e jashtme, por kjo nuk e ka penguar atë në miratimin e politikës proizraelite. Edhe në diskursin publik është i njejti rast.

Analziat kanë treguar se në mesatare ka 61 gazetarë proizraelitë për 5 syresh propalestinezë në mediat opinionbërëse amerikane. Kjo nuk të çudit sepse lobi proizraelit diskretiton çdo kritikë legjitime ndaj politikës izraelite duke luajtur shpesh me kartën e antisemitizmit. Pothuajse çdo person me ndikim (p.sh. senator, profesor apo analist politik) që kundërshton idetë e imponuara të sionistëve akuzohet për antisemitizëm.

Zhvillimi i lobit gjatë historisë      

Lëvizja sioniste ishte aktive në ShBA që para krijimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948. Organizata si puna e Organizatës Sioniste të Amerikës (ZOA) punonin për promovimin e shtetit hebrè në radhët e hebrejve amerikanë. Pas shpalljes së pavarësisë së Izraelit, mbështetja e ShBA-ve për shtetin izraelit u rrit shumë. Është pak e njohur nga publiku se kundër njohjes amerikane të shtetit izraelit  ishte Sekretari i shtetit i asaj kohe Xhorxh Marshall si dhe strategu kyç i politikës së jashtme  Xhorxh Kennan sepse mendonin se njohja do të kërcënonte raportet e ShBA-ve me botën arabe dhe do të lehtësonte depërtimin sovjetik në Lindjen e Afërme dhe Afrikën Veriore. Por, presidenti Hari Truman e njohu Izraelin. Motivi kryesor ishte keqardhja e tij pas viktimave të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë viteve të para të ekzitencës së Izraelit, qeveria amerikane, nën ndikimin e lobit izraelit, ofroi mbështetje me rëndësi për shtetin e sapoformuar. Organizata si puna e AIPAC-it u formuan në mënyrë që të instrumentalizonin përpjekjet e lobistëve. Gjatë Luftës së Ftohtë, Izraeli u bë aleati kryesor i ShBA-ve në luftën kundër ndikimit sovjetik në Lindjen e Afërme. Në thelb, shumica e shteteve arabe, si puna e Egjyptit, Sirisë dhe Irakut, ishin të orientuara nga sovjetikët. Lufta gjashtëditore e vitit 1967, në të cilën Izraeli pushtoi të gjitha territoret palestineze, e rriti akoma më shumë ndihmën politike dhe ushtarake.

Lobi izraelit ka luajtur një rol kyç në sigurimin e mbështetjes së vazhdueshme, duke shfrytëzuar Luftës e Ftohtë si argument për ruajtjen lidhjeve të fuqishme amerikano-izraelite. Henri Kinzingeri në vitin 1976 deklaroi në mënyrë kuptimplotë: “Fuqia izraelite nuk e pengon përhapjen e komunizmit nëpër botë… Pra, është vështiorë të deklarohet se një Izrael i fortë u shërben interesave amerikane sepse pengon përhapjen e komunizmit në botën arabe. Nuk shërben. Shërben për mbijetesën e Izraelit”.

Nga pikëpamja e real-politikës, Izraeli është bërë aleat i nevojshëm i Amerikës që në fund të vitve 1970, pas përmbysjes së qeverisë properëndimore iraniane të shahut Reza Pahlavi dhe pushtimit sovjetik të Afganistanit në vitin 1979. Në periudhën nga vitit 1948 deri në vitin 1979 mbështetja amerikane dhënë Izraelit solli më shumë dëme sesa përfitime për intersat amerikane në Lindjen e Afërme. Gjatë presidencës së Ronald Reganit në vitet 1980. Izraeli do të bëhet partneri më i rëndësishëm amerikan jashtë aleancës së NATO-s.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, lobi izraelit i’u adoptua strategjis ësë re në konteksin global. Fokusi kaloi tani në procesin paqesor mes izraelitëve dhe palestinezëve, të cilin  lobi këmbëngulte ta groposte ose ta orientonte në një drejtim të papranueshëm për palestinezët.

Sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA ndryshuan ndjeshëm politikën e jashtme amerikane. Lobi izraelit shfrytëzoi fokusin e ri  në luftën kundër terrorizmit në mëyrë që të forconte lidhjet amerikano-izraelite, duke e paraqitur Izraelin si aleati kyç në këtë luftë. Lobi izraelit kishte ndikim të madh në vendimin e Xhroxh Bushit që ShBA-të të nisnin invazionin në Afganistan në vitin 2001 dhe në Irak në vitin 2003. Natyrisht, do të ishte e pandershme të thonim se “luftën kundër terrorizmit” e nxitën grumbullimet lobiste izraelite, por është e saktë të konstatohet se ata e përshpejtuan dhe e zgjeruan.

Po ashtu. Organizatat lobiste kanë meritën që konceptin e luftës kundër terrorizmit e kaluan në hedhjen jashtë temës së ditës të bisedimeve paqesore izraelito-palestineze. Grupimet lobiste dhe individë të veçantë ishin të zëshëm barazonin Osama bin Ladenin dhe Jaser Arafatin. Megjithëse administrata e Bushit në fillim i’u kundërvu ndalimit të dialogut izraelito-palestinez, për më shumë madje edhe deshte t’i rinovonte bisedimet, lobistët mbizotëronin dhe  qeveria e Bushit pranoi politikën e qeverisë së Ariel Sharonit. Është vërtetë një shembull i rrallë dhe historik kur një superfuqi “është e detyruar” të pranojë politikën e një shteti të vogël.

Pranvera arabe e vitit 2011 kontribuoi ndjeshëm në destabilitetin e Lindjes së Afërme dhe shtoi akoma më shumë përpjekjet e lobit që vazhdoi të punojë për sigurimin e mbështetjes amerikane për Izraelin. Në tapet për lobistët tani ishin programi bërthamor iranian, Xhihadi islamik palestinez dhe Hejsbollahu. Lobi qëndron pas shumë vetove të ShBA-ve në Këshillin e Sigurimit që dënonin veprimet e Izraelit në territoret palestineze.

Ndihma amerikane për Izraelin

Izraeli ka marrë dhe vazhdon të marrë ndihmën më të madhe ekonomike dhe ushtarake që nga themelimi i tij. Nga viti 1948 deri në vitin 2024, ka marrë gjithsejt rreth 310 miljardë dollarë ndihmë ekonomike dhe ushtarake (duke marrë parasysh edhe infalcionin). Shtetet e Bashkuara gjithashtu u kanë siguruar një sërë paketa ndihmash edhe vendeve të tjera të Lindjes së Afërme, në mënyrë të veçantë Egjyptit dhe Irakut, por Izraeli dallon ndër ta. Izraeli përdor prej dhjetëvjeçarësh armë moderne të prodhimit amerikan kundër armiqve të tij, Hejsbollahut dhe Hamasit.

Gjatë vitit 2022, Uashingtoni i dërgoi Izraelit 3,3 miliardë dollarë kryesisht ndihmë ushtarake dhe diçka ekonomike, gjë që vendosi Izraelin në vendin e dytë pas Ukrainës (124 miliardë dollarë). ShBA-të nëpërmjet marrëveshjesh dhe memorandumesh të ndryshme mbi mirëkuptimin i kanë siguruar Izraelit 3,8 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2028. Megjithëkëtë, shpërthimi i luftës mes Hamasit dhe Izraelit i ka detyruar politikbërësit amerikanë t’a rritin shumës në 12,5 miliardë në vit. Izraeli ka pranuar t’i përdorë armët amerikane duke respektuar normat e luftimit dhe të drejtën ndërkombëtare

Ndikimi i madh i hebrejve amerikanë

Megjithëse gjithsejt përbëjnë 2,4 përqind të popullsisë së Amerikës ose në shifra janë 7,5 milionë njerëz, hebrejtë përbëjnë 50% të miliarderëve amerikanë. Hebrejtë amerikanë përbëjnë 20 përqind të profesorëve në universitetet kryesore amerikane, 40 përqind të të punësuarve në kompanitë e mëdha  të avokatisë, 59 përqind të shkrimtarëve dhe rregjizorëve dhe gjysmën e 200 intelektualëve më të mirë amerikanë. Rreth 90% e hebrejve amerikanë jetojnë në shtetet federale me ndikimin më të madh zgjedhor. Shteti i Nju Jorkut ka popullsinë më të madhe hebreje në ShBA – reth 9%. Kryeqyteti Uashington D.C. ka rreth 7,8%, Nju Xhersi rreth 6%, Masaçusetsi 4-5%, Merilendi 3,8%, Pensilvania 3,3%, ndërsa Florida dhe Kalifornija me nga 3% popullsi hebrè.

Pensilvanija dhe Florida janë shtetet kyçe swing të cilët ndikojnë më shumë se të tjerët në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Meqënëse zhvillohet luftë e ashpër për çdo votë, numuri i madh i popullsisë hebrè ka ndikim të madh në rezultatin e garës për në Shtëpinë e Bardhë. Në praktikë kandidatët garojnë se kush të ketë më shumë qëndrime proizraelite në mënyrë që të bëjnë për vete zgjedhësit hebrej. Krahas kësaj, grupimet lobiste të hebrejve dhurojnë me miliarda dollarë gjatë fushatave zgjedhore. Personat me prejardhje hebrè zënë pozita të drejtorëve në tre rrjetet më të mëdha televizive, ndërsa katër kompani të mëdha filmike janë në pronësi të kapitalit hebrè. Krahas kësaj, gazeta amerikane më me ndikim “The New York Times” është në pronësi të hebreut A.Z Sulsberger.

Qëndrimet e hebrejve amerikanë

Lobi izraelit kurrsesi nuk duhet të njehtësohet me hebrejtë amerikanë. Ata në shumë raste nuk përfaqësojnë qëndrimet e lobistëve izraelitë siç është kundërshtimi i fortë i çfarëdolloj shteti palestinez, mbajtja nga Izraeli e territoreve të pushtuara në Bregun Perëndimor, emetimi i retorikës agresive ndaj Iranit, Sirisë dhe shteteve të tjera muslimane në Lindjen e Afërme.

Studimet e Qendrës studimore amerikane Pew të viteve 2019 dhe 2020, kanë treguar se, për 45% të hebrejve amerikanë raportet me Izraelin janë “kyçe”, ndërsa për 37% syresh kjo çështje është “e rëndësishme por jo kyçe”, ndërsa 16% e të anketuarve mendon se përkujdesja për Izraelin “nuk është me rëndësi” për identitetin e tyre. Shumica e hebrejve amerikanë mendohet se janë për demokratët ose të prirur për nga partia demokrate, ndërsa më shumë se gjysma kanë dhënë vlerësime negative për kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe presidentin amerikan Donald Tramp.

Megjithatë, 75% e hebrejve ortodoksë janë republikanë ose të prirur për nga Partia republikane dhe kësisoj mbështesin Trampin dhe Netanjahun. 42% e hebrejve të rritur deklarojnë se Zoti “nuk i’a ka dhënë, në kuptimin e vërtetë të fjalës” Izraelin popullit hebrè, ndërsa 24% syresh shprehen se nuk e besojnë Zotin.

Përparësitë dhe mangësitë e lobit për ShBA-të

Lobi izraelit është lobi i huaj më i fortë në ShBA, tejet shumë më i fortë se ai kinez, saudit apo kubanez. Ai është në interes të Izraelit në mënyrë afatshkurtër, por njëkohësisht ruan status quonë dhe zgjat konfliktin me paletsinezët gjë që e bën këtë lobi në mënyrë afatgjatë të dëmshëm për vetë Izraelin.

Duke patur parasysh rrethanat aktuale në botë, mbetet në pikëpyetje sa i sjell përfitime ShBA-ve politika e jashtme proizraelite. Megjithëse aleanca me Izraelin i sjell përfitime politike, ekonomike dhe të sigurisë Amerikës, Izraeli gjithsesi nuk ka atë rëndësi vendimtare për ShBA-të për tri arësye: 1) rajoni i Lindjes së Afërme e ka humbur rëndësinë e madhe energjetike po të kemi parasysh prodhimin e madh amerikan të naftës; 2) Izraeli nuk është më në gjendje të përmbysë rregjime në shtete fqinjë, domethënë territori izraelit nuk është më bazë nga ku CIA dhe Mossadi mund të dërgojnë  spiunë nga ku nxitin revolucionet me ngjyrë; 3) Kina po imponohet si rivali kryesor amerikan, e këtu është edhe Rusia. ShBA-të dhjetë vitet e fundit po heqin mundime të mëdha në përpjekje për të frenuar Rusinë në Ukrainë dhe vendet e tjera, më tej, Kinën në territorin e rajonit Indo-Pacifik, Iranin dhe partnerët e tij në Lindjen e Afërme.

Megjithëse lobistët izraelitë nënvizojnë mbështetjen e Izraelit si kyçe në pengimin e përhapjes së ndikimit iranian në rajon, është pikërisht Izraeli pengesa kryesore e normalizimit të marrëdhënieve mes Teheranit dhe Uashingtonit. Tel Avivi është mbështetësi kryesor i politikës së sanksioneve dhe izolimit të Iranit e cila megjithatë nuk po sjell rrëzimin e rregjimit të tij teokratik shiìt, por vetëm po thellon konfliktet.

Armiqtë për vdekje, Irani dhe Izraeli, janë të fundit që do të pajtohen në detin e shteteve në konflikt diplomatik në botën e sotme. Autorët Mersshmejer dhe Walt konkludojnë qartë dhe bukur: “Izraeli është aleat vital (i Amerikës-shën i autorit) në luftën kundër fqinjëve të tij të rrezikshëm, por pikërisht lidhja e saj e fortë me Izraelin është shkak me rëndësi përse ShBA-të i konsiderojë këto shtete (psh, Iranin, Sirinë, shën i autorit) si kërcënim”.

Në këndvështrimin e konfliktit izraelito-palestinez, lobi izraelit është pengesë për zgjidhjen në favor të dy popujve, cilado qoftë ajo. Lobi është pengesë edhe për forcimin e besimit mes Amerikës dhe botës arabe dhe muslimane në përgjithësi. Sa e mirë dhe e keqe është kjo për Amerikën le të nxjjerrë konkluzionin secili për vete.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i]              https://www.geopolitika.news/analize/izraelski-lobi-cimbenik-koji-presudno-oblikuje-americku-vanjsku-politiku/

Related- Posts

FOKUS

Pse mblidhet Evropa në Tiranë?

15 Maj, 2025
FOKUS

Lufta në Ukrainë: Çfarë po ndodh me bisedimet?

14 Maj, 2025
FOKUS

“Bisedimet e Moskës nën hijen e Paradës së Ditës së Fitores”

13 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rama me kryeministrin britanik: Bashkëpunim i suksesshëm kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm

15 Maj, 2025

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 16-të

15 Maj, 2025

Antonio Costa në Shkup: BE-ja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut

15 Maj, 2025

Pse mblidhet Evropa në Tiranë?

15 Maj, 2025

Kryeministri Rama mikpret Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

15 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.