• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

    Kosovë: Nis cikli i ri parlamentar, Legjislatura e 11-të hap sfidën e formimit të institucioneve

    Komandanti i KFOR-it takohet me Albin Kurtin, riafirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Të gjithë divizionet e Papa Françeskut

25 Prill, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Miljenko Jergoviç[i]

Ka qënë e famshme pyetja të cilën, sikurse thonë, Josif Visarionoviç Stalini, ai udhëheqësi i tmerrshëm, panojak dhe vrastar i botës antifashiste, në konferencën e Teheranit, në fund të muajit nëntor 1943, i ka bërë kollosit antifashist të dytë në radhë, Uinston Çërçillit: “Sa divizione ka ai Papa?” Si edhe në shumicën e rasteve të këtilla, ky apokrif historik ndoshta nuk bazohet te faktet, por është fryt i fantazisë së ndokujt. Kurrë nuk kemi për ta marrë vesh se i cilit. Por meqënëse kjo frazë është përsëritur kaq herë, ndërkohë edhe mund të thuhet se është bërë e vërtetë. E vërteta e legjendave, miteve dhe anegdotave, e vërteta e rrëfimit të shenjtë, e vërteta e besimit, të gjitha këto zakonisht nuk janë në përputhje me të vërtetën historike, e cila mund të dalë nga ngjarje të vërteta, realitete të vërteta, domethënë nga e vërteta e asaj që realisht ka ndodhur. Por legjenda apokrife shumë shpesh është më e vërtetë se ajo që ka ndodhur në fakt.

“Sa divizione ka ai Papa?” është pyetja e cila, në rastin e Eugjenio Peçellit, të quajtur papa Piu XII, por edhe papa i Hitlerit, në vitin 1943 mund të shkaktonte edhe këtë pyetje: Në cilën anë luftojnë divizionet e tij? Ose asaj mund t’i jepej përgjigje në një mënyrë tjetër, ndoshta të vërtetë: Papa Piu XII nuk ka asnjë divizion! Por jo sepse shteti i tij që nga koha e kryqëzatave nuk grumbullon asnjë ushtri, por sepse Papa Piu XII në pontifikatin e  tij, në kohën e keqe, humbi fuqinë e mbretërimit, e cila në rastin e pozicionit të tij rrjedh nga fortësia e qëndrimit moral dhe nga përfaqësimi i parimeve themelore, shumë të qarta dhe të kuptueshme nga të gjithë.

Tetëdhjetë vite me vonë, sikur Stalini, ose më mirë të themi bashkëvëllezërit aleatë të tij, disi më të rinj dhe më pak të talentuar në interpretimin e botës, domethënë të drejtat e njeriut dhe të jetës, mbreti portokallì Donald Trump dhe mbreti kremlinas dhe super-patoku Vladimir Putin, do të kishin shtruar pyetjen sa divizione ka ai papa dhe në cilën anë luftojnë divizionet e tij, përgjigja do të ishte ndryshe. Papa Françesku ka pas vetes një ushtri tejet të madhe, të çuditshme dhe shumëpopullore, e cila nuk është grumbulluar asnjëherë në tërë historinë e krishterimit. Për më pak se dymbëdhjetë vite të pontifikatit të tij e mblodhi dhe i bëri thirrje nga të gjitha anët. Në këtë ushtri ishin me miliona katolikë, veçanërisht nga ata të cilët paraprakisht ishin pak a shumë të çmobilizuar, ose ishin në kufirin e heqjes dorë nga besimi i tyre. Pas tyre qëndronin edhe miliona të krishterë të të gjithë denominimeve, e më pas edhe miliona të tjerë të cilët ende nuk e kishin zbuluar te vetja as hiret dhe as talentin e besimit fetar, por ishin ateistë, agnosticistë, njerëz me shpirt të shkretuar nga kapitalizmi, njerëz të vendosur që në këta shpirtërat e tyre të pranojnë një të mirë dhe një shpresë. Në ushtrinë e Papës Françesku dhe në divizionet e tij pastaj bënin pjesë edhe miliona pjestarë të besimeve të tjera fetare. Të mbledhur nga të gjitha anët, të udhëhequr nga drejtuesit e besimeve të tyre fetare, shpesh me eksperiencat e padrejtësive të mëparshme që u janë bërë nga ana e botës dominuese të krishterë, ata gjithashtu bënin pjesë në divizionet e papës Françesku. Ushtria e tij në këtë kohë ishte më e shumtë në numur se të gjithë ushtritë e botës marrë sëbashku. Dhe erdhi në skenë edhe përkundër politikës, por gjithsesi në përputhje me parimet e krishtera, të qarta dhe të kuptueshme nga të gjithë. Besimi i Papa Françeskut, i cila ishte edhe besimi i ushtrisë së Françeskut, ishte tejet i thjeshtë. Tmerrsisht i thjeshtë për të gjithë armiqtë e saj. Në të nuk kishte zhgënjime. Por kishte diçka tjetër, tejet të rëndësishme: Françesku ishte njeri me imagjinatë të fuqishme, ishte njeri i librit dhe i letërsisë, i cili dallonte qartë se çfarë në tekst është mbeturinë e kohës dhe cili është thelbi i tij. Gjithçka që në rrëfimet e besimit të tij fetar nuk vinte nga njeriu, ashtu siç është sot, nga dashuria e Zotit dhe e njeriut, dhe nga vëllazëria e pakundërshtueshme njerzore, gjithçka që në rrëfimet e shenjta i kishte ikur parimeve themeltare të krishterimit, sepse thjesht tregonin disa ngjarje nga një e kaluar e kahershme dhe mitike, për Papa Françeskun kishte pushuar së qëni e rëndësishme. Mundi të luftonte dhe të fitonte kundër atyre të cilët nga Bibla dinin të merrnin vetëm ashpërsinë, ekskluzivitetin, luftënxitjen, dëgjueshmërinë ushtarake, ose vetëm atë të zezën dhe të errtën nga Libri i madh që revolucionarizoi njerzimin. Sepse, revolucioni pa parime është terror. Papa Françesku u përmbahej parimeve. Ai, me sa duket, besonte në Zot dhe në faljen e tij. Besonte, ndoshta, në atë se hirin e Zotit e meriton ai që do të ketë dhembshuri ndaj njerëzve.

Atë buzëmbrëmje kur pati dalë në dritaren e botës tonë, Françesku tha: mirëmbrëma! Pra, i’u drejtua të gjithëve njëlloj. Dhe për pothuajse dymbëdhjetë vite më vonë ishte rojtar i këtij uniteti dhe barazie. Erdhi në vendin e njeriut i cili paraprakisht kishte qënë papë, por nuk vdiq para se të vinte ai. Paraardhësi i tij ishte njeri i institucioneve, procedurave dhe ceremonialeve. Dhe me këtë ishte shumë, shumë i afërt me armiqtë e Françeskut dhe kundërshtarët e tij të të gjithë llojeve. Kësisoj në disa pjesë të Kishës katolike kroate, veçanërisht në shtypin dhe botimet kishtare dhe pro-kishtare, hyri njëfarë mosdëgjimi dhe kryeneçësie specifike ballkanike. Në një të përjavshme të afërt me të, me parmbajtje nazi-fashiste, atë në të cilën Kolinda asokohe pati shpallur kandidaturën e saj presidenciale, në faqen e  parë publikohej fotografia e Papës Françesku me shënimin: Antikrisht! Mediat kishtare kroate nuk u revoltuan kundër këtij akti. Nuk u revoltuan as peshkopët. E përjavshmja nazi-fashiste ishte dhe mbeti platforma e tyre e dashur dhe miqësore. Kështu ishte puna edhe me sëmundjen e Papës Françesku të cilën e ndoqën pothuajse pa interes. Nuk dëgjuam për meshat kroate për shërimin e Papës, ndërkohë që na kujtohen mirë sesi ishte puna kur u sëmur Papa Gjon Pali i Dytë. Në rastin e Papës Françesku mbajtën një qëndrim sikur, Zoti më faltë, ai të mos ishte papa i tyre, ose sikur u ishte imponuar. Nga kush u ishte imponuar? Ndoshta nga Zoti nëse duhet të besojmë në procedurat e shenjta.

Me vdekjen e Papës Françesku në përgjithësi u mbyll një epokë jo e zakontë. Çfare vjen pas saj, sëshpejti do t’a dimë. Nga ajo që do të vijë varet edhe fati i kësaj ushtrisë së madhe të Françeskut, i gjithë atyre divizioneve që janë shpërndarë nëpër pozicione në mbarë botën. Vetëm disa ditë ose javë pas Konklavës kjo ushtri mund të ndodh që të shpërndahet dhe të demobilizohet përgjithmonë. Ka mundësi, gjë që është më me rëndësi, të jetë edhe të demoralizohetpërgjithmonë. Dhe do të bien edhe pozicionet e saj në Ukrainë edhe në Palestinë, por edhe para krevatëve martesorë dhe jomartesorë të katolikëve dhe jokatolikëve në mbarë botën. Mund të bien edhe pozicionet e ushtrisë së Françeskut në llogoret rreth mbretërive dashurore njëseksëshe, rreth arabëve, zezakëve dhe të gjithë atyre që u janë shkelur të drejtat. Mund të bien pozicionet e ushtrisë së Françskut rreth të gjithë emigrantëve të kësaj bote, sikurse e përmendi me kaq këmbëngulje në meditimet e sivjetme të Pashkëve.

Nëse ndodh një gjë e tillë, do të zhduken të gjithë divizionet e papës, do të zhduket ushtria e tij e madhe, dhe, në njëfarë mënyre do të zhduket edhe njerzimi si koncept unik. Papa Frençesku, nuk e përmendëm këtë, e duhej patjetër t’a përmendnim, e mbante të mbledhur njerzimin. Ai i vetmi! Dhe pas tij ushtria prej disa miliarda njerëz, të shpërndarë nëpër divizionet e Papës. Nëse ndodh që pas Françeskut në fronin e Pjetrit – dhe jo karrike sikur thonë disa, sepse froni i Pjetrit nuk ka mbështetëse!- vjen ndonjëri nga taborri kundërshtar, e janë të gjitha kushtet që të vijë, sepse taborri i kundërt është gjithmonë dhe gjithandej më i madh në më i shumtë, pyetja e Stalinit në vitin 1943, do të jetë aktuale zymtësisht aktuale. Vërtetë, nëse ndodh kjo, jo vetëm që papa nuk do të ketë më divizionet e tij, por do të jetë përsëri shërbëtor i luftëbërësve të këqinj dhe të egër: mbretit portokallì dhe mbështetësit dhe subjektit të tij Super patok! Dhe një gjë e tillë, në njëfarë kuptimi, mund të përfaqësojë edhe fundin e asaj që në njëfarë ideje mund të përbëjë edhe fundin e këtij krishtërimi i cili me mijëra vite u përpoq të bazohet në themelet dhe parimet e tij, Fundi i krishterimit të Papa Françeskut. Kohë kur në çdo kryq mund të rriten ato grepat e tmerrshëm.

Ishte e lehtë t’a duaje Papa Françeskun. Nuk duhej shumë mençuri për këtë dashuri, as edhe shumë dije. Për të dashur Papa Françeskun nuk ishte e nevojshme të njihej asnjë lutje e krishterë. A do të thotë kjo se Françesku qeverisi me ndihmën e kultit të individit, sikurse shprehen armiqtë e tij fashistoidë, pra papë pa Zotin? Natyrisht nuk është kështu,  sepse Zoti i krishterë nuk qëndron në fjalët e lutjes konvencinale dhe të mësuar përmendësh. Zoti është në zemrën edhe të atyre parimeve të kuptueshme lehtësisht, me të cilët do të ishte e lehtë të jetoje, nëse njeriu pranon të jetë i mirë.

[i] https://www.24sata.hr/news/miljenko-jergovic-sve-divizije-pape-franje-1046650

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Aleanca e re e Mekës; modelim i Lindjes së Afërt apo përsëritje e historisë?

9 Gusht, 2026
FOKUS

Zelensky në Beograd: “Thikë pas shpine” për Kosovën?

8 Gusht, 2026
EKONOMI

Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

8 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA në udhëkryq me Iranin: Gjenerali Caine kërkon rrugëdalje

9 Gusht, 2026

Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

9 Gusht, 2026

Aleanca e re e Mekës; modelim i Lindjes së Afërt apo përsëritje e historisë?

9 Gusht, 2026

Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

9 Gusht, 2026

Irani thotë se nuk ka negociata të drejtpërdrejta me SHBA-në, vetëm shkëmbim mesazhesh nëpërmjet ndërmjetësve

9 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.