Nga Jon Gjini
Fillimisht, u hoqën ilegalisht tabelat dygjuhëshe nëpër Komunën e Butelit. Pastaj në Gazi Babë. Pastaj në vend e pa vend. U premtua se do të rivendoseshin. Asgjë nuk ndodhi.
Pastaj filluan të sulmonin ligjin për përdorimin e gjuhëve, nën justifikimin se “është shumë i kushtueshëm”, se “komplikon procedurat”.
Aty, paralajmëruam menjëherë se çfarë do ndodhë.
Tani, me këtë ndryshim të fundit ligjor, shqiptarëve në Maqedoni po u hiqet i vetmi institucion që kontrollonte zbatimin e gjuhës shqipe në shtet.
Inspektorati për Gjuhët nuk do të ketë më as status juridik, as kompetencë reale.
E heqin jo se nuk funksionoi, por sepse po funksiononte. Sepse po i shqetësonte. Sepse po i kapte institucionet duke shkelur ligjin.
Pa Inspektorat, gjuha shqipe do të ekzistojë vetëm në letër. Në teori, jo në praktikë. Në premtime, jo në institucione.
Dhe e gjithë kjo është rezultat i një koalicioni të drejtuar nga VLEN-VMRO-Etj, dhe të toleruar nga disa parti shqiptare të përçara që sot heshtin ose votojnë pro.
Kjo nuk është rastësi. Është strategji kundër marrëveshjes së Ohrit, dhe kjo strategji vjen nga i yni jo nga i huaji.
Dhe ku na vajti ku na mbeti BE-ja more ?”

© 2025 Argumentum