• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

    Debati për konsullatat, Hoxha: Ende nuk ka dakordësi mes Shqipërisë dhe Serbisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

    Kosovë: Nis cikli i ri parlamentar, Legjislatura e 11-të hap sfidën e formimit të institucioneve

    Komandanti i KFOR-it takohet me Albin Kurtin, riafirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë

    Abdixhiku, Presidenca dhe Kosova në pritje të një marrëveshjeje që nuk po vjen

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Kur Vota Mund të Bëhet Vetëposhtërim

10 Maj, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Vudi Xhymshiti*

Po të kishte një moment në historinë politike shqiptare kur reflektimi duhet të jetë më i thellë se propaganda, më i sinqertë se besnikëria partiake dhe më i guximshëm se konformizmi diplomatik, ky moment është tani. Edi Rama kërkon një mandat të katërt, dhe kërkesa e tij nuk është thjesht një tjetër kërkesë për pushtet; është një provë morale për ndërgjegjen kolektive të shqiptarëve. Sepse ajo që është në lojë nuk është vetëm drejtimi i një qeverie, por vektori moral dhe historik i një kombi që ende nuk i ka mbyllur llogaritë me historinë e tij dhe që, përmes Ramës, mund të jetë duke e hapur një kapitull të rrezikshëm të mohimit të vetvetes.

Që nga momenti kur, në vitin 2018, ideja e ndarjes territoriale mes Kosovës dhe Serbisë mori jetë në tavolinat e errëta të diplomacisë oportuniste, Edi Rama nuk ishte thjesht i heshtur, ai ishte i pranishëm në mënyrën më të dëmshme të mundshme: si spektator që mban anën e gabuar të historisë. Heshtja e tij përballë planeve që do ta kthenin Kosovën në precedent të ndarjes etnike në Evropë ishte më shumë se mungesë guximi; ishte konfirmim për bashkëpunim të heshtur. Nëse në atë kohë Thaçi dhe Vuqiç pikturonin hartat e reja me stilolapsa gjeopolitikë të ndikuar nga interesa të huaja, Rama e përqafoi këtë imagjinatë me një cinizëm të ftohtë që nuk mund të maskohet më si realizëm diplomatik. Haradinaj i dha zë denoncimit, duke përmendur jo vetëm tradhtinë politike por edhe lidhjet me interesa të dyshimta ekonomike rreth pasurive të Trepçës. Përgjigja e Ramës nuk ishte transparencë, por padi për shpifje, një akt që fliste më shumë për frikën nga e vërteta sesa për ndershmërinë e tij politike.

Kur erdhi propozimi për “Ballkanin e Hapur”, i promovuar me energjinë e një tregtari itinerant që shiste stabilitet të paketuar në letër celofoni, Rama e shiti këtë projekt si domosdoshmëri moderne, ndërkohë që e përjashtonte Kosovën si partner të barabartë. Ai buzëqeshte krah Vuqiçit, nën hijen e një historie që ende pikon gjak e plagë të pahapura. Rama zgjodhi të promovojë një narrativë bashkëpunimi që në të vërtetë kërkon forcimin e hegjemonisë së Beogradit në rajon dhe legjitimon mohimin e shtetësisë së Kosovës. Në vend që të ftonte Kosovën me respekt, ai e qortoi publikisht udhëheqësin e saj si të paditur e gënjeshtar. Ishte një zgjedhje që nuk e bëjnë ata që kujdesen për interesin kombëtar, por ata që kujdesen për reputacionin personal në qarqet ndërkombëtare.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ishte hapi tjetër në këtë rrugëtim të deformuar politik. Në vitin 2023, Rama jo vetëm që e përgatiti një draft pa konsultim me institucionet e Kosovës, por edhe e dorëzoi atë te liderë ndërkombëtarë, duke folur në emër të një shteti që nuk e kishte mandatuar. Ky akt i Ramës, nuk ishte më thjeshtë përfshirje, ishte uzurpim diplomatik. Dhe kjo nuk mund të justifikohet me frazën “jam këtu për Kosovën”, kur veprimet flasin ndryshe. Për shumëkënd në Prishtinë, ai ishte aty për Serbinë. Dhe historia do ta regjistrojë këtë moment si një nga më të errëtit në marrëdhëniet shqiptaro-shqiptare.

Në krizën në veriun e Kosovës, kur dhuna nxitej nga Beogradi dhe strukturat joligjore sfidonin pushtetin e ligjshëm të Prishtinës, Edi Rama nuk qëndroi në krah të qeverisë së Kosovës. Përkundrazi, ai mbështeti qëndrimet agresive dhe sunduese të Beogradit, të bashkërenduara me Moskën. Për të ruajtur pamjen e një figure të ekuilibruar në letrat e tij të djegura, ai doli publikisht në anën e atyre që kërkonin “neutralitet”, në një situatë ku morali nuk linte vend për paqartësi. Në vend të solidaritetit, ai ofroi kritika për Kurtin. Në vend të takimit tradicional mes dy qeverive shqiptare, ai zgjodhi të anulojë çdo kontakt, një anulim që nuk ishte teknik, por simbolik. Ai tregoi se kur tensioni rritet, prioriteti i tij nuk është bashkimi, por largësia. Prioriteti i tij ishte Beogradi, pikërisht atëhere kur duhej të ishte Prishtina.

Për të thelluar edhe më tej krizat, u emërua në krye të Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH) një ish-zyrtare e përjashtuar nga inteligjenca e Kosovës. Dërgimi i saj në Beograd për të bashkëpunuar në fushën e zbulimit me një regjim që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e që vetëm 25 vite më parë kishte për synim zhdukjen e shqiptarëve etnikë nën moton “një shqiptar i mirë është një shqiptar i vdekur” — ishte një hap krejt i pakuptueshëm. Ky veprim jo vetëm bie ndesh me çdo standard sigurie të një shteti anëtar të NATO-s dhe aspirant për integrim në Bashkimin Evropian, por shfaq një afërsi të rrezikshme me politika që i përngjajnë më shumë axhendave të Kremlinit sesa atyre të Prishtinës, Brukselit apo Londrës. Ky është një akt që e nxjerr Shqipërinë jashtë rolit të një partneri të besueshëm për Kosovën dhe e fut në një zonë të mjegullt të strategjisë shtetërore. Dhe përgjegjësia për këtë i takon drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.

Kur Serbia tentoi një skenar “Krimeje” në veriun e Kosovës, me referendume të kamufluara dhe dhunë të orkestruar, Rama nuk u ngrit në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. Ai bëri thirrje për “konferenca paqeje”, që në thelb do të legalizonin një status quo të ndarë, nëse plani serb do të kishte sukses. Ai nuk foli për agresion, por për “realitet të ri në terren”. Kjo retorikë nuk është as e pafajshme, as naive. Ajo përgatit opinionin për një kapitull të pranimit të ndarjes. Dhe kur tentativa serbe dështoi, Rama nuk kërkoi falje. Ai rifilloi monologun e tij të njohur mbi “diplomacinë e mençur” – një mençuri që, në praktikë, e kthen Shqipërinë në jehonë të zërit të Serbisë.

Për të gjitha këto arsye, vota e shqiptarëve më 11 maj nuk është një akt rutinë demokratike. Ajo është një referendum moral mbi rrugën që duam të ndjekim si komb. A jemi të gatshëm të vazhdojmë të përqafojmë një lider që, nën petkun e progresit dhe paqes, ka minuar themelet e bashkëpunimit mbarëshqiptar? A do të lejojmë që bashkimi të mbetet një sllogan për festa dhe jo një vizion për të ardhmen? Nëse i japim Edi Ramës një mandat të katërt, duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk po votojmë vetëm për një individ, por për një projekt që po e relativizon interesin kombëtar, duke e bërë atë të tregtueshëm në pazaret ndërkombëtare.

Koha për t’u zgjuar është tani. Në këtë prag zgjedhjesh, çdo votë është më shumë se një numër në kuti: është një qëndrim përballë historisë. Dhe historia, në formën e Kosovës, po na shikon.

Nëse e ardhmja e një kombi ndërtohet jo vetëm mbi zgjedhjet që bën, por edhe mbi të vërtetat që refuzon të kujtojë, atëherë Shqipëria sot qëndron në prag të një gjykimi moral të pashmangshëm. Kosova nuk është një çështje që zgjidhet me buzëqeshje protokolare e marrëveshje pa themele; është një plagë që nuk është shëruar, një kujtim që nuk është fshirë, një kujtesë që kërkon drejtësi, jo harresë. Ajo që për një kontinent është diplomaci, për shqiptarët është ekzistencë. Të tregohesh “neutral” në raport me ata që e kanë mohuar gjakun tonë, është më shumë se gabim, është mëkat. Të shtrëngosh dorën e atij që nuk ka kërkuar ndjesë për masakrat, është të fshish kufirin mes kujtimit dhe tradhtisë.

Që Edi Rama, në emër të “stabilitetit”, ka zgjedhur të përqafojë politikisht ata që mohojnë shtetësinë e Kosovës dhe të nëpërkëmbë zërin e saj legjitim, nuk është më çështje politike, është një dorëzim moral. Nëse Shqipëria, përmes votës së saj, e bekon këtë udhë me heshtje a me harresë, atëherë rrezikon të humbasë jo vetëm kauzën e Kosovës, por edhe shpirtin e vet kombëtar. Sepse vjen një çast, i rrallë, vendimtar, kur një popull duhet të zgjedhë: a do të jetojë me dinjitet në kujtesë, apo do të mbijetojë në turpin e një harrese të heshtur?

*Artikulli publikuar në origjinal për https://www.revistaspot.net/p/kur-vota-mund-te-behet-veteposhterim

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Zelensky në Beograd: “Thikë pas shpine” për Kosovën?

8 Gusht, 2026
EKONOMI

Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

8 Gusht, 2026
FOKUS

Fundi i Çekisë së Havelit?

7 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kush është rivali kryesor i amerikanëve?

8 Gusht, 2026

Gjeopolitika globale në tranzicion: Klima, konfliktet dhe kërkimi për paqe

8 Gusht, 2026

PORTOFINO DHE TURIZMI YNË

8 Gusht, 2026

Zelensky në Beograd: “Thikë pas shpine” për Kosovën?

8 Gusht, 2026

Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

8 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.