• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
28 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande

    Nga URC 2026, Rama: Ukraina po rindërton guximin e Europës, Europa të ndihmojë të ardhmen e saj

    Hoxha takim me ish-presidentin Hollande: Franca, rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

    Kryeministri Rama pret Ambasadorin e Turqisë, z. Erciyes: Në fokus partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi ekonomik

    Balla pret të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Gjuha shqipe nuk negociohet

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Rama për “Financial Times”: Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë

    Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

    Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Maqedonia e Veriut në NATO: Aleat formal, partner i diskutueshëm

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Festohet në Tiranë Dita e Shtetësisë së Kroacisë/Ambasadori Zlatko Kramarić: “Të bashkuar në miqësi dhe vizion evropian”

27 Maj, 2025
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Kroacisë, Ambasada e Republikës së Kroacisë në Tiranë organizoi një pritje, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, trupit diplomatik dhe miq të Kroacisë në Shqipëri.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Zlatko Kramarić theksoi rëndësinë historike të kësaj date për popullin kroat, duke kujtuar konstituimin e parlamentit të parë demokratik dhe shumëpartiak në vitin 1990 – një moment themelor në rrugëtimin drejt pavarësisë, demokracisë dhe shtetësisë moderne. Po ashtu, ai vuri në dukje se shtetësia kroate është e rrënjosur thellë në historinë evropiane, duke sjellë në vëmendje 1100-vjetorin e kurorëzimit të mbretit Tomislav, mbreti i parë i Kroacisë.

Duke iu referuar marrëdhënieve mes Kroacisë dhe Shqipërisë, ambasadori theksoi miqësinë e sinqertë, bashkëpunimin politik dhe vizionin e përbashkët evropian. Ai vlerësoi rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit dhe theksoi mbështetjen e palëkundur të Kroacisë për rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kroacia është e gatshme të ndajë përvojën e saj të anëtarësimit në BE, duke ofruar mbështetje teknike dhe politike për Shqipërinë”, deklaroi ambasadori, duke shtuar se Kroacia e sheh Shqipërinë si një partnere kyçe në Evropën Juglindore.

Ai gjithashtu përgëzoi përfaqësuesit e zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, duke e konsideruar procesin si dëshmi të pjekurisë politike dhe të forcimit të institucioneve demokratike.

Në fjalimin e tij u veçuan edhe marrëdhëniet ekonomike në rritje mes dy vendeve, me interes të shtuar për investime nga kompanitë kroate në Shqipëri dhe anasjelltas, si dhe bashkëpunimi në fusha si turizmi, energjia, transporti dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Ambasadori njoftoi gjithashtu hapjen e lektoratit të gjuhës kroate në Universitetin e Tiranës këtë vjeshtë, si një tjetër hap përpara në thellimin e bashkëpunimit kulturor dhe arsimor mes dy vendeve.

Në përmbyllje, ai uroi të gjithë të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët evropiane mbi vlerat e paqes, dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Fjala përshëndetëse e Ambasadorit të Kroacisë në Tiranë, z. Zlatko Kramarić

Të nderuar të ftuar, miq të dashur, zonja dhe zotërinj,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përshëndes në emër të Republikës së Kroacisë me rastin e festimit të Ditës së Shtetësisë së Kroacisë. Sot kujtojmë 30 majin 1990, ditën kur në Zagreb u konstituua Parlamenti i parë demokratik dhe shumëpartiak – një moment kyç në procesin e rivendosjes së pavarësisë, lirisë dhe demokracisë kroate.

Një pjesë e historisë sonë të re mund të shihet sot në ekspozitën dixhitale “Kroacia që nga pavarësia.”

Edhe pse Kroacia, në kuptimin modern, është ende një shtet relativisht i ri në hartën politike të botës, shtetësia e saj është thellësisht e rrënjosur në historinë evropiane. Këtë vit shënojmë 1100-vjetorin e kurorëzimit të mbretit Tomislav, i cili në vitin 925 u kurorëzua në Fushën e Duvnos – sot Tomislavgrad – si mbreti i parë i Mbretërisë Kroate.

Kjo nuk është vetëm një simbolikë e thellësisë historike të shtetësisë kroate, por edhe një kujtesë se populli kroat gjithmonë ka aspiruar për pavarësi politike, paqe dhe bashkëpunim me fqinjët. Republika e sotme e Kroacisë është trashëgimtare e kësaj tradite dhe e përcjell atë në kuadrin modern evropian.

Mbi këtë themel ndërtojmë edhe marrëdhëniet tona me Shqipërinë – me një shtet dhe një popull që na lidh një miqësi e sinqertë, besim i ndërsjellë dhe një vizion i përbashkët evropian. Bashkëpunimi ynë politik është i fuqishëm dhe përmbajtësor – si në kuadër dypalësh, ashtu edhe brenda aleancës së NATO-s dhe iniciativave rajonale që promovojnë stabilitetin dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore.

Ne gjithashtu e njohim rolin kyç të Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Shqipëria është një shtet themelor – garant i paqes, bashkëpunimit dhe përparimit në Evropën Juglindore. Stabiliteti në rajonin tonë nuk është vetëm një synim strategjik; është një përgjegjësi e përbashkët dhe një premtim për brezat e ardhshëm.

Kroacia mbështet fuqishëm dhe në mënyrë të qëndrueshme rrugën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria e ka vendin e saj në Bashkimin Evropian dhe ne po bëjmë gjithçka që kjo të realizohet sa më shpejt. Për këto arsye, jemi të gatshëm të ndajmë përvojën tonë të çmuar të procesit të anëtarësimit, të përcjellim dije dhe të ofrojmë mbështetje konkrete teknike dhe politike.

Dua të shfrytëzoj këtë rast për të përgëzuar të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo proces zgjedhor demokratik është dëshmi e pjekurisë politike dhe një mundësi për forcimin e mëtejshëm të institucioneve – mbi të gjitha të pavarësisë së tyre – ku dialogu dhe bashkëpunimi, veçanërisht mes aktorëve të rëndësishëm të jetës politike shqiptare, janë parakushte themelore për një shoqëri të ndershme dhe të përgjegjshme.

Gjithashtu mund të konstatojmë se dimensioni ekonomik i marrëdhënieve Kroaci–Shqipëri po zhvillohet gjithnjë e më dinamikisht. Shënojmë interesim gjithnjë në rritje të kompanive kroate për investime në Shqipëri, ndërsa kompanitë shqiptare gjithnjë e më shumë kërkojnë partnerë në Kroaci. Dy brigjet tona të Adriatikut i lidh më shumë se sa deti – na lidh interesi i përbashkët për korridoret e transportit, qëndrueshmërinë energjetike, turizmin, transformimin dixhital dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Bashkëpunimi kulturor dhe arsimor është veçanërisht i çmuar. Artistët, shkencëtarët, studentët dhe profesorët nga Kroacia dhe Shqipëria po bashkëpunojnë gjithnjë e më shpesh, ndërsa gjuhët, zakonet dhe shprehjet kulturore po gjejnë vend te njëri-tjetri. Diplomacia kulturore na mundëson të njihmi më mirë dhe të ndërtojmë mirëkuptim të ndërsjellë – që është themel i çdo partneriteti të vërtetë. Në këtë kontekst, më lejoni të paralajmëroj hapjen e lektoratit të gjuhës kroate në Universitetin e Tiranës, i cili pritet të nisë nga puna këtë vjeshtë.

Zonja dhe zotërinj,

Dita e shtetësisë është një rast për të kujtuar të kaluarën, por edhe për të parë me guxim drejt së ardhmes. Të ardhmen e Kroacisë dhe Shqipërisë e shohim në një Evropë të bashkuar, të fortë dhe solidare. Evropa është fati ynë! Jemi të bindur se Shqipëria shumë shpejt do të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian – për të mirën e qytetarëve të saj, por edhe të gjithë kontinentit.

Në këtë ditë krenarie për të gjithë qytetarët e Kroacisë, falënderoj të gjithë miqtë e Republikës së Kroacisë në Shqipëri për miqësinë e sinqertë dhe bashkëpunimin. Thjesht: jemi të lidhur me njëri-tjetrin! Kuptimi i çdo miqësie të vërtetë qëndron në vetëdijen se duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit, e jo kundër njëri-tjetrit! Prandaj, le të ndërtojmë së bashku një të ardhme të bazuar në paqe, dialog dhe respekt të ndërsjellë.

Më lejoni që në përmbyllje të këtij fjalimi të ngre një dolli për të gjithë të pranishmit, duke ju uruar çdo të mirë të kësaj bote – shëndet, fat, lumturi dhe kënaqësi…

Rroftë Kroacia! Rroftë Shqipëria! Ju faleminderit.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Integrim pa anëtarësim: Komisioni Evropian propozon model të ri për vendet kandidate

26 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

Mbështetëse e regjimit të Teheranit/ Ministria e Brendshme shpall “non grata” Ikballe Hudutin

25 Qershor, 2026
Bota

Merz mbledh E5 në Berlin para Samitit të NATO-s: Ukraina, Irani dhe mbrojtja evropiane në fokus.

24 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me Teheranin

26 Qershor, 2026
FILE - In this Nov. 9, 2016 file photo, President-elect Donald Trump speaks during a rally in New York. Here’s the idea: Swiftly pass a repeal of President Barack Obama's health care law, perhaps so Donald Trump can sign it the day he takes the presidential oath. Then approve new legislation restructuring the nation’s huge and convoluted health care system despite Republican divisions, Democratic opposition and millions of jittery constituents. (AP Photo/ Evan Vucci, File)

Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz/ Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

26 Qershor, 2026

Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande

26 Qershor, 2026

Kina do të organizojë një aktivitet shkëmbimi për oficerët e rinj nga Organizata e Bashkëpunimit të Shangait

26 Qershor, 2026

Kryediplomatët e Kinës dhe Austrisë zhvillojnë bisedime në Pekin

26 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.