• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

Reflektime në një 80-vjetor të lavdishëm!

9 Maj, 2025
in Retrospektive Diplomatike, Uncategorized
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE                              

Mjeshtër i Madh në Diplomaci

9 MAJI 2025, jubileu i 8O-të i fitores historike të koalicionit të madh anti-fashist botëror është ngjarje historike me jehonë planetare. Veçanërisht në kushtet e tanishme ky jubile i ndritur na jep rastin për reflektime në planet politike, historike, diplomatike dhe ushtarake, me përfundime të vlefshme për të ardhmen.

Në këtë ditë të shënuar, i thurim homazhe dhe nderime veprës lavdiplote të popujve dhe udhëheqësive politike/ushtarake të tre vendeve kryesuese të këtij  koalicioni, të cilët dhanë kontributin vendimtar në fitoren shpëtimtare të mbarë njerëzimit.

Natyrisht mirënjohja më e madhe shkon për Ushtrinë e Kuqe, Komandantin e saj, Marshallin emblematik Zhukov dhe gjeneralëve të tjerë të shquar që ngritën flamurin e kuq të lirisë në Reichstagun famëkeq gjerman; për popujt sovjetikë, gratë, burrat, të rinjtë dhe të rejat që dhanë dhe jetën e tyre për këtë fitore në beteja madhështore, si në Stalingrad, që shënoi ” perëndimin” e ushtrisë naziste, në Leningrad,  Kursk dhe gjetkë. Ushtria e Kuqe asgjënsoi rreth 4 milionë nga 5,5 milionë ushtarë nazistë që mbetën të vrarë; po ashtu, ish Bashkimi Sovjetik  pagoi  çmimin më të shtrenjtë të asaj lufte, me mbi  16 milion civilë dhe 8 milion ushtarë të vrarë në luftime heroike; veç miliona të plagosurve dhe dëmeve të pallogaritshme materiale dhe financiare.

Homazhe dhe nderime të mëdha shkojnë për popujt amerikanë dhe britanikë, liderët e tyre historikë, Roosevelt dhe Çurçill, komandantët e shquar të ushtrive të tyre, Gjeneralit Eisenhower më vonë President i SHBA-ve, Feld Marshallit britanik B.L. Montgomery dhe për qindra mijra ushtarë dhe oficerë  që u erdhën në ndihmë aleatëve të tyre europianë bashkë me trupat franceze dhe kanadeze, ku shkëlqyen sidomos në betejën e famshme të Normandisë, ky  “Stalingrad“ në brigjet franceze.

Nderim dhe respekt për popujt dhe ushtritë e 57 vendeve të tjera pjesëmarrëse në aleancën e madhe anti-fashiste botërore, të cilët përfaqësonin  80 për qind të popullsisë së botës; aty bën pjesë  dhe Shqipëria me Ushtrinë e saj Nacional – Çlirimtare dhe forca të tjera atdhetare që luftuan kundër nazi-fashizmit. Vepra, sakrificat, gjaku dhe mundimet e tyre janë të pavdekshme në panteonin e madh të lirisë. Heroizmi i treguar në atë luftë të përgjakshme është skalitur  në mijra poezi, këngë, filma, libra, shfaqje teatrale, muzeume, skulptura, etj. 

Në këtë jubile të madh, krahas homazheve, historianët, politikanët, analistët, ekspertët e luftës dhe sigurisë kanë mundësinë dhe detyrimin të reflektojnë më shumë mbi shkaqet që çuan në Luftën e II Botërore, pasojat dhe mësimet prej saj.

Si bir i një familje partizani, si diplomat dhe në Berlin, kam patur rastin të marr pjesë aktive në diskutime dhe veprimtari të ndryshme përkujtimore, ku jam takuar dhe me familjarë luftëtarësh dhe heronjsh të shquar.  Në librin ”Berlini pa mure” kam analizuar,  ndër të tjera, ”pse-të” dhe pasojat e asaj lufte e sidomos të disfatës naziste, të cilat po i parashtroj të përditësuara shkurt më poshtë.

Së pari, le ta theksojmë  se ajo çka ndodhi në botë mbas vitit 1945 nuk i shton asnjë lloj faji e përgjegjësie dhe as i cënon fare meritat dhe heroizmin e rrallë të Ushtrisë së Kuqe, gjeneralëve dhe ushtarëve të saj të pamposhtur. Vepra, gjaku, heroizmi i tyre nuk mund të zvenitet e ca më pak të shuhet, pavarësisht nga zhvillimet e mëvonshme në botë, në Rusi, SHBA, në Gjermani e gjetkë. Populli, ushtarët, dhe komandantët sovjetikë dhanë gjithçka, jetën dhe rininë e tyre për të shpëtuar vendin dhe botën nga hordhitë e tërbuara naziste. 

E njëjta gjë mund të thuhet për heronjtë dhe dëshmorët tanë të Luftës Nacional – Çlirimtare, të cilët nuk ka përse të gjykohen dhe viktimizohen pa të drejtë për pjesëmarrjen dhe heroizmin e tyre në luftë për shkak të asaj çka ndodhi më vonë në vendin tonë. Thjesht sepse ata luftonin, jepnin dhe jetën për idealin e shpëtimit kombëtar nga pushtuesit, pa e ditur se çfarë gatuhej prapa shpinës së tyre në kuzhinat politike të asaj kohe.

Më tej, në këtë jubile të madh del më qartë në dritë roli regresiv i bashkëputorëve të nazifashizmit, të cilët nuk munguan, as në Ballkan dhe në vendin tonë. Këtu nuk qëndrojnë teorizimet dhe justifikimet me rrezikun e komunizmit, si shkaqe dhe motive që i shtynë  jo pak njerëz të bëheshin bashkëpunëtorë të nazizmit. Pavarësisht synimeve, objektivave dhe akteve politike të forcave komuniste mbas lufte dhe sistemit politik të krijuar, një ngjarje historike gjykohet drejt duke marrë në shqyrtim kohën dhe rrethanat konkrete, domosdoshmërinë që buronte nga imperativat e asaj kohe dhe kontributi i tyre në fitoren mbi nazi-fashizmin; për të tjerat kishte kohë për t’u gjykuar më vonë, siç dhe vazhdon të bëhet kudo.

Aspekti tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me ndarjen e meritave të fitores historike dhe pa konsiderata ideologjike; në fakt, është konfirmuar me kohë dhe nga vetë protagonistët kryesorë të asaj lufte dhe drejtuesit më të lartë të shteteve të koalicionit anti-fashist. Në Konferencën e Teheranit në dhjetor 1943, Stalini kishte pranuar se “pa SHBA-të dhe mbështetjen e saj nuk do të ishte fituar ajo luftë“. Po ashtu, në takimin jubilar me rastin e 60 vjetorit të fitores mbi fashizmin më 9 Maj 2005, Presidenti Putin e tha shprehimisht se ” Ne nuk e kemi ndare fitoren si tonën apo si të atyre. Ne do të kujtojmë me nderim SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Francën për kontributin e tyre në këtë fitore”!

Madje këtu do shënuar dhe deklarata e bujshme e ish Presidentit të ndjerë gjerman Richard von Kurt Weizsäcker 40 vite më parë se “8 Maji 1945 ishte dhe dita e çlirimit të vetë Gjermanisë”.

Moment tjetër delikat është legjitimiteti dhe justifikimi i gabuar i agresionit hitlerian më 22 Qershor 1941 me frikën nga ekspansioni komunist sovjetik në Gjermani, siç shprehet në disa studime dhe analiza të huaja.  

Pa e injoruar ndikimin në Gjermani të Revolucionit të Madh të Tetorit 1917, një mori faktesh, të dhënash dhe studimesh autoritare vërtetojnë se kjo tezë është e pasaktë dhe e shtrembëruar, madje qëllimisht.

Pikë së pari, në Gjermani lëvizja komuniste ka qenë e pranishme dhe përpara vitit 1917; kemi parasysh ideologun e tij, Karl Marks bashkë me figura të tjera të njohura si Karl Liebknecht dhe Roza Luksemburg, të cilët u ekzekutuan më 1919.

Ndërkohë, lind me të drejtë pyetja se mirë me Bashkimin Sovjetik, po me Poloninë, Britaninë e Madhe dhe me Francën, ç‘pati Hitleri? Pastaj, përse amerikanët dhe britanikët  nuk bënë koalicion me Hitlerin kundër ish BS-së?; kur  ata ishin jo vetëm anti-komunistë por dhe demokratë ”24 karat”.  Aq sa dhe Çurçilli, ky anti-komunist dhe demokrat liberal proverbial, deklaronte se jo me Stalinin, por dhe me djallin do të bënte pakt për ta shporur Hitlerin dhe nazizmin, si rreziku më i madh për botën!

Në fakt, shkaku i parë themelor  i lindjes, rritjes dhe agresionit nazist lidhet me gjendjen social – ekonomike gjermane.  Kështu, brenda 5 viteve papunësia atje u trefishua! Duke shënuar kulmin  gjatë periudhës 1929 – 1933 kur  Depresioni i Madh Ekonomik pllakosi dhe Gjermaninë.

Në këtë situatë kaotike, më 9 Nëntor 1918, Karl Liebknechti shpalli Gjermaninë “ Republikë Socialiste”. Në një kundëreagim  publik, po atë ditë, personaliteti tjetër i madh social – demokrat Philipp Scheidemann e shpalli Gjermaninë nga dritaret e  Reichstagut “Republikë Demokratike Parlamentare”.  Në këto situata të tensionuara, me përplasje dhe ballafaqime të shumta ushtarake në Berlin u vu në krye të lëvizjes progresive dhe shpëtimtare për kombin gjerman, social-demokrati i famshëm i Friedrich Ebert, i cili u zgjodh presidenti i parë gjerman, por ai vdiq shumë parakohe, duke e futur sërish vendin në udhëkryq.

Pikërisht në këtë situatë kishin  filluar të dilnin në skenë nacional – socialistët me Adolf Hitlerin në krye, të mbështetur nga “freicorpet” ose trupat besnikë të Mbretit që ishin përhapur tmerr dhe terror në gjithë Gjermaninë.

Shkaku i dytë madhor i jashtëm por me ndikime përcaktuese dhe brenda vendit ishte Traktati i Paqes i Versajës i vitit 1920 i cili, siç dihet, imponoi sanksione tejet të ashpra ekonomike dhe ushtarake, të pamundura për t’u zbatuar nga Gjermania demokratike, mbasi ato çonin në rrënimin e saj të plotë. Këto sanksione dhe reparacionet e luftës së I-rë shërbyen si ”lëndë e parë lufte për rritjen e pandalshme të nazizmit, i cili u shfaq përpara publikut të pashpresë me premtimin e bujshëm për ta bërë prapë Gjermaninë të madhe dhe mbi të gjithë”.

Natyrisht këtu atë e ndihmoi dhe indiferenca e  SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës, të cilat i ” mbajtën iso” pse të mos e themi kështu; maje, me shumë naivitet nuk i bojkotuan, por muarën pjesë në Lojrat Olimpike 1936 në Berlin, të cilat rezultuan një pasqyrë dhe vitrinë kozmetike dhe sportive e nazizmit gjerman që mezi po priste të shfaqej me brutalitetin e tij.

Shkaku i tretë themelor kishte të bënte me miratimin e Kushtetutës demokratike gjermane me 11 Gusht 1919 e cila u bë baza e Republikës së Weimarit (1919 – 1933). Mirëpo, ajo pati disa difekte dhe paqartësi serioze, të cilat ndikuan në dështimin e Weimarit dhe në ngjitjen e Hitlerit.    

Kështu, Kushtetuta e kthente vendin në një Republikë gjysëm Presidenciale, ku Presidentit i jepeshin pothuajse të gjitha atributet e Monarkut; kjo u shfrytëzua nga Hitleri pët të kapur kompetencat presidenciale mbas vdekjes së  Hindenburgut.

Difekt edhe më i madh ishte një ligj i cili mund t’i kundërvihej Kushtetutës, kur të kalonte  me 2/3 e votave në Parlament! Edhe kjo klauzole u përdor mjaft nga regjimi hitlerian për ta “zhveshur Republikën” nga çdo element demokratik.

Ndërkohë, falë ”Mosbesimit”, Kushtetuta specifikonte se Kancelari Federal mund te hiqej me shumicë të thjeshte votash nga Parlamenti. Por, kjo e nxiti Hitlerin që të provokonte zgjedhje të parakohshme duke shfrytëzuar kompetencat e deleguara presidenciale, të shoqëruara me tubime histerike, me presione radikale e ekstremiste që të ngjitej në pushtet duke siguruar shumicën parlamentare.

Faktori i katërt me ndikimin e vet të madh në ”shkeljen me të dy këmbët” të Kushtetutës ishte  mungesa e traditës dhe dëshirës për demokraci në Gjermani. Sipas shumë analistëve dhe historianëve, gjermanët vlerësonin më tepër bindjen e verbër, pasivitetin, prepotencën, arrogancën dhe “Deutsch Kulturën”. Siç pohon Erich Fromm, “shumica e gjermanëve kishin ndërtuar një terren të tillë, ku fara e hedhur nga Hitleri mundi pa vështirësi të mbillej dhe lulëzonte” Ndaj Republika e vajmarit konsiderohet si “demokraci pa demokratë”. Në këto kushte, Hitleri dhe pasuesit e tij vepruan më me lehtësi, duke përhapur idenë se qytetaria, kultura, e sidomos demokracia liberale nuk  ishin vlera të qenësishme për Gjermaninë.   

Për këto arsye, përvoja e hidhur e dështimit të Weimarit dhe instalimi i nazizmit në pushtet u mbajtën parasysh në hartimin  e Ligjit Bazë Kushtetues gjerman në vitin 1949 dhe më tej. Në 146 nenet e tij përfshihen 19 të drejta dhe liri themelore të cilat janë të paprekshme dhe të pacënueshme në çdo rrethanë dhe situatë!

Shkaku i fundit por jo më pak i rëndësishëm madhor i përshkallëzimit agresiv të nazizmit ishte politika dhe diplomacia e gabuar ”qetësuese ose zbutëse“ që ndoqën britanikët dhe francezët ndaj Gjermanisë naziste në fund viteve 30.  Kjo arriti kulmin me Paktin e Munihut në shtator 1938, kur në vend ”t’i vinin kufirin te thana” Hitlerit, Kryeministri britanik Chamberlen dhe ai francez, Daladier menduan me naivitet se duke i falur Hitlerit sudetet çeke, atij  do t’i shuhej etja aneksioniste. Kjo rezultoi bllof, sepse atij iu shtua dhe më shumë  ai oreks; Hitleri vijoi me  pushtimin e  Polonisë, Çekisë, bombardimet ndaj Londrës  dhe sulmin ndaj BS më 22 Qershor 1941

Me këtë rast, ka shumë rëndësi të bëhet dallimi i qartë midis gjemanëve dhe nazistëve, sepse një numër i madh gjermanësh, qoftë dhe në heshtje në kushtet e survejimit dhe persekutimit nga SS dhe Gestapo ishin kundër nazizmit, edhe pse  anti-komunistë.

Shembulli më i ndritur  i rezistencës anti-hitleriane ishte atentati i dështuar i Kolonel Claus von Stauffenberg më 20 Korrik 1944 në shtabin e Hitlerit, i 13-ti atentat ndaj tij. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për atentat nga një ushtarak i lartë  i vetëm, sepse me të ishin mbi 5000  bashkëpuntorë, oficerë të lartë, 22 gjeneralë dhe feldmarshallë. Fillimisht simpatizant i Hitlerit, duke ngjitur shkallët e hierarkisë ushtarake, 37 vjeçari Stauffenberg vinte nga familje kontësh katolikë besnikë dhe anti-komunistë të vendosur. Mirëpo shpejt ai u indinjua me shumë akte dhe veprime të Hitlerit, sidomos prishja e Paktit me Kishën katolike, planet për shfarosjen e hebrejve, duke arritur kulmin kur ai nuk lejoi  tërheqjen e trupave nga Stalingradi. Ai kishte deklaruar se ”e analizova veten para Zotit dhe ndërgjegjes dhe vendosa ta bëja atentatin, se Hitleri përfaqëson djallin vetë. E di se po ta kryej këtë atentat do më quajnë tradhëtar të Atdheut, por, po nuk e bëra do jem tradhtar i ndërgjegjes sime”.

Me dy gishtërinj të prerë në dorën e djathtë dhe një sy të humbur në një beteje në Prill 1944 Staufenberg qëlloi i pafat për shkak të disa ndryshimeve në orar, në vendin ku vendosi bombën dhe lëvizjeve të Hitlerit, i cili u plagos pa rrezik për jetën. Kujtimi dhe vepra e Stauffenberg dhe shokëve nderohet me ceremoni solemne çdo vit, aty në ”Bendler Platz” ku u ekzekutua natën e 20 korrikut 1944 dhe kudo në Gjermani; emrin e tij dhe të shokëve e mbajnë rrugë, shkolla, etj.

Së fundi, bashkëpunimi i Stalinit, Çurçillit dhe Rooseveltit/Trumanit gjatë dhe pas Luftës së II Botërore, pavarësisht nga dallimet e papajtueshme ideologjike, mbeten shembull referues që tregon se si dhe problemet më shqetësuese mund të trajtohen dhe zgjidhen mes krerëve të superfuqive me bisedime, konsultime, ama me lëshime dhe kompromiset e rastit, ku të gjithë të jenë ose të paktën të mendojnë se janë fitues ( win – win)  Kjo tingëllon dhe më shumë aktuale sot, kur bota po kalon aq shumë kriza dhe konflikte të dhunshme, të cilat mund të shmangen  në mënyrë paqësore, me bisedime e jo ultimatume ”merre ose lere“ dhe duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare, institucioneve të ngritura mbas lufte dhe jo jashtë tyre.

Ja pse, më 9 Maj, në jubileun e madh të lirisë, kumbon fort mirënjohja e pafund dhe brohoritjet planetare: ”Lavdi 80 Vjetorit të fitores mbi nazi-fashizmin!

*Ky artikull është publikuar ekskluzivisht në edicionin special të Revistës online “ARGUMENTUM“

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Uncategorized

Protestat kundër investimit në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: Shqipëria është një vend i lirë ku mund të protestohet

9 Qershor, 2026
Uncategorized

Kinë – Serbi: Presidentët vlerësojnë miqësinë e hekurt dhe bëjnë thirrje për bashkëpunim të gjerë

26 Maj, 2026
Uncategorized

Presidenti kinez Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin

20 Maj, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

A është tejet vonë për hyrjen e Europës në lojë, apo loja e vërtetë fillon tani?

13 Qershor, 2026

Dita e 14-të e protestave qytetare, mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë: “Shqipëri e re”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”

13 Qershor, 2026

Shqiptarët u rebeluan,jo kundër flamingove, por kundër një epoke qeverisjeje denigruese

13 Qershor, 2026
The Japanese flag atop the Liberal Democratic Party (LDP) headquarters in Tokyo, Japan, on Monday, Sept. 8, 2025. Japan’s ruling party faces a tough decision over its future as it searches for a new leader to replace outgoing Prime Minister Shigeru Ishiba, stop the slide in its support at the polls and reassure investors. Photographer: Kiyoshi Ota/Bloomberg

CMG: Po jepet një tjetër sinjal i rrezikshëm për “rimilitarizimin” e Japonisë

13 Qershor, 2026

Ministria e Jashtme e Kinës kritikon dredhitë politike të Sekretarit të Mbrojtjes së Filipineve

13 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.