Boshko Jakshiç-Osllobogjenje[i]
Njeriu më i pasur i botës humbi në përballjen me njeriun më të fuqishëm të botës.
Elon Masku u tërhoq nga pozita uashingtonase me shumë ndikim, e për pak sa Donald Trampi nuk e përsëriti atë frazën e tij të dashur nga reality show i dikurshëm me titull “Shegerti”: “You are fired!” Jeni i pushuar! Pas katër muajsh turbulentë të kaluar në krye të Departamentit për efikasitetin e qeverisjes (DOGE), i punësuari special i qeverisë iku shumë shpejt dhe pa kurrfarë ceremonie. Nuk pati një takim lamtumire me Trampin, në fushatën zgjedhore të të cilit ai pati investuar 300 milionë dollarë, në mënyrë që shumë shpejt pas zgjedhjeve u shpërblye me një funksion qeveritar pa kurrfarë eksperience në administratën shtetërore.
Detyra e Maskut ishte që gjatë viteve në vazhdim t’i ulte shpenzimet federale me shifrën astronomike prej 2.000 miljardë dollarësh. Kur me 30 maj i mbaroi afati sipas marrëveshjes, ai ishte larg këtij qëllimi me 1.860 miliardë. Rezultat patetikisht modest dhe mund të thuhet se magjistari i teknoligjisë nuk i përmbushi ambicjet e shefit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Opinioni publik priste nga pronari i “Teslës”, “Spajs Iksit” dhe platformës Iks që të fuste në çështjet administrative atë mendimin intuitiv që e ka bërë fenomen të botës së biznesit. Në vend që t’a bënte këtë u përqëndrua te terrori. “Djaloshi me kamxhik”, sikurse e quanin, la pa punë 260.000 të punësuar në administratën federale, që nga drejtësia nëpërmjet Pentagonit e deri në Departamentin e Shtetit dhe në CIA. Me entuziazmin e tij ai ofroi një kontribut kolosal për planin presidencial hakmarrës të tharjes së “kënetës uashingtonase”, por atëherë filluan shkëndijat.
Kohët e fundit Masku krititkoi planin e Trampit për shpenzimet, në mënyrë të veçantë ligjin e ri për taksat i cili rrit deficitin me 2.300 miljardë dollarë, gjë që asgjëson kursimet e realizuara deri tani nga DOGE. Ankohej se kritikohej për gjithçka që nuk shkonte mirë në Shtëpinë e Bardhë. “Zhgënimi” i miljarderit me politikën u rrit akoma më shumë kur qeveria bëri disa marrëveshje me kompanitë rivale me të. Në atë moment vendosi të ndërpresë financimin e republikanëve. “Mendoj se kam bërë mjaft”. Dolën parashikimet se partneriteti i dy ego-tipave, nga të cilët njëri është simbol i fuqisë e tjetri i parasë, nuk do të zgjaste shumë. Trampi nuk i duron kritikat dhe atij nuk i bëhet vonë për askend veçse për veten. Përdori gjërësisht paratë e Maskut e tani do të nisë të hakmerret kundër tij.
Flitet se DOGE do të punojë kundër kompanive të Masskut të cilat përdorën paratë e Shteteve të Bashkuara. Përse fabrika për prodhimin e automobilëve elektrikë “Tesla” merrte 7.000 dollarë për çdo automjet të shitur? Pikërisht nga kjo janë bërë miljardat. Kur hyri në orbitën e Trampit, Masku u bë figurë misterioze dhe mbahej si gjeni universal, në mënyrë të veçantë në fushën e haj-tekut, por meqënse ekstravaganca e tij nuk dha rezultatet e pritura, meqënëse munguan reformat serioze, ai po largohet nga Uashingtoni me reputacion personal të dëmtuar seriozisht. Rejtingu i Maskur ra në mënyrë dramatike në kohë reale, por në politikë anketuesit e opnionit publik vazhdimisht i pyesin njerëzit se çfarë mendojnë për figurat në jetën publike. Trampit një njeri i tillë, edhe nëse quhet Mask, nuk i nevojitet. Shumë veta të Masku tani shohin një ego të stërmadhe e cila gjithsesi nuk i bëri ballë egoizmit të Trampit.
Masku premtoi modernizim dhe efikasitet. La pas vetes pasiguri dhe funksionalitet të ulur, një grumbull planesh të parealizuara dhe agjensish të asgjësuara, ndër to edhe ato për ndihmën humanitare nëpër botë. DOGU, gjithsesi kaotik, vazhdon punën, por shumë veta shtrojnë pyetjen nëse kjo agjensi nebuloze – dhuratë e Trampit për miliarderin e tij personal- është në gjendje të ndreqë programet që ka asgjësuar.Masku tani i kthehet talentit superlativ të cilin e ka në biznes. Në Teksas po ndërton bazën e kompanive të tij. A do të jetë e mjaftueshme një gjë e tillë kur partnerët e tij e akuzojnë se gjatë turit dëshpërues në Uashington ka lënë pas dore firmat e tij?
Nuk do të çuditesha nëse Masku, pas eksperiencës zhgënjyese me Trampin, të nxjerrë përfundimin se gjenitaliteti i tij nuk kuptohet në Tokë, e kësisoj ambicjet e tij kozmike mund ta çojnë te ideja se mund të kolonizojë Marsin. Elon Mask, mbreti i Marsit.
[i] https://www.kurir.rs/licni-stav/9692120/zbogom-ilone?utm_source=kurir&utm_medium=home_widget&utm_campaign=adria_internal
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA