Zoran Meter, geopolitika.news*
Bashkimi Europian po përjeton kohë të vështirë, disa do të thonë edhe krizë, në lidhje me situatën e tij energjetike, të shkaktuar nga një sërë faktorësh – që nga mungesa e burimeve të veta të energjisë së lirë dhe të aksesueshme, nëpërmjet luftës ukrainase dhe pasojat e divorcit me Rusinë dhe energjentët e saj të lirë, deri te lufta amerikane me Iranin dhe problemet e mëdha me eksportin e naftës dhe gazit nga Lindja e Afërt.
Gjithashtu nuk është i vogël numuri i atyre që kritikojnë politikën shumëvjeçare energjetike europiane domethënë fokusimin e saj të plotë të burimet e rinovueshme të energjisë (është këmbëngulur për të me hapa të përshpejtuar, madje edhe duke eleminuar gazin natyror si energjent “jo i pastër”, por edhe energjinë bërthamore, gjë që mbi të gjitha ishte e dukshme në Gjermani ku hidrocentralet me gaz, qymyr dhe termocentralet bërthamore i zhdukën në kuptimin e plotë të fjalës nga faqja e dheut – e kjo gjithçka në emër të luftës kundër emetimit të CO2) gjë e cila, në ndryshimet aktuale tektonike gjeopolitike globale doli se ishte e pamjaftueshme, e pasigurtë dhe e shtrenjtë, dhe mbi të gjitha e rrezikshme. Sepse nuk është nevojshme të shpjegohet se çfarë do të thonë çmimet vërtetë të larta të energjentëve dhe mungesa e tyre në këtë kohë turbullirash në të cilën po jetojmë.
Pra, që t’a përmbledhim – rezultati i gjithë asaj që u vu në dukje më lart është se Bashkimi Europian gjendet në një situatë të palakmueshme energjetike, plotësisht të vurur nga tekat e gjeopolitikës globale, në të cilën, ç’është më e keqja- ajo nuk drejton asgjë, ndërsa ndikimi i saj në proceset e sigurisë dhe ushtarake, si puna e dy konflikteve të lartpërmendura ndër të cilët njëri është në krahun e saj lindor e tjeri në afërsi direkte me kufinjtë e saj jugorë – është krejtësisht i vogël. Për më shumë! Një prej aktorëve të kësaj lufte, Ukrainën – është e detyruar (për shkak të lojës dinake amerikane) që nga vera e kaluar t’a financojë në mënyrë të pavarur dhe t’a furnizojë sa me armë të sajat ashtu edhe me ato amerikane, të cilat për më shumë duhet t’i pagujë sipas programit të miratuar të aleancës së NATO-s për ndihmë Ukrianës – PURL.
Në të gjithë këtë, më e keqja është se nuk vërehet fundi as në luftën ukrainase as në atë të Lindjes së Afërt e sëbashku me këtë vijojnë edhe shpenzimet e mëdha financiare europiane.
Çmimin e kësaj situate gjeopolitike dhe politikave zyrtare të gabuara europiane gjithnjë e më shumë e ndjejnë qytetarët në lëkurën e tyre nëpërmjet çmimeve të larta të energjentëve, më pas ushqimeve, qerave e shumë të tjerave.
Në Bruksel problemi nuk mund të fshihet më. Në BE po gjallërohen forcat politike (të ekstremit të djathtë dhe të majtë) të cilat gjithnjë e më shumë kërcënojnë me marrjen e pushtetit nga estabilishmenti politik i fosilizuar – i të ashtuquajturve centristë – njëfarë simbioze e partive pseudo të djathta dhe pseudo të majta të cilat kanë humbur kaherë prekjen me popullin dhe me realitetit. Në radhët e tyre ekziston mungesë uniteti gjithnjë e më e shprehur rreth asaj se çfarë duhet bërë më tej.
Për këtë përpiqen me ngut të gjejnë zgjidhje ad hoc të karakterit zjarrfikës, por strategji të vërtetë nuk ka, sepse nuk ka sesi të ketë. Në të vërtetë, Bashkimi Europian – sikurse po shihet – është “tigër prej letre”, pa leva kryesore ndikimi në duart e tij. Një prej tyre- gjithsesi më e rëndësishmja – është pavarësia gjeopolitike në marrjen e vendimeve strategjike. Kur nuk e ke një të tillë (e nuk ka sesi t’a kesh sepse nuk ke mjaftueshëm as energji dhe as kapacitete mbrotjeje për projektimin e fuqisë), atëherë varesh nga të tjerët. Kur është kështu, dhe kur është marrë vesh mirë sepse duhet ditur, atëherë dukshëm duhet bërë një politikë tjetër të ndryshme nga ajo që na ka sjellë në këtë gjendje.
Një prej masave ad hoc të përmendura më sipër dhe të cilën e inicuan zyrtarët europianë të ngarkuar për energjetikën, dhe për të cilën shkruan POLITICO. Teksti është interesant (sepse vërteton në mënyrë indirekte gjendjen e përshkrua më sipër) e për këtë më poshtë do të ndaj disa pjesë, për mendimin tim më të rëndësishmet.
Takimi në Dublin
“Zyrtarët europianë të energjetikës theksuan subvencionet dhe uljen e taksave si një prej mënyrave të rralla dhe të qëndrueshme të mbrojtjes së konsumatorëve nga rritja e beftë e çmimit të enrgjisë këtë dimër – duke shpresuar se presidenti amerikan Donald Trump nuk do t’i hedhë benzinë zjarrit me ndalimin e eksportit amerikan të diezelit.
Në takimin joformal të së martës në Dublin, ministrat europianë të energjetikës u përballën me realitetin e zymtë. Çmimet e gazit natyror janë pothuajse në maksimumin katërvjeçar para dimrit, rezervat europiane të gazit janë jashtëzakonisht të ulëta, ndërsa konflikti që po vijon në Lindjen e Mesme do të thotë se Ngushtica e Hormuzit mbtet e mbyllur për një kohë të pacaktuar. Ndërkohë, rritjen e çmimi i dizelit e kanë nxitur ShBA-të sepse po shqyrtojnë ndalimin e eksportit të karburantit të motorëve, gjë që do të ndikojë tejet shumë në Europë.
Ministrat dhe zyrtarët e BE-së thanë se përdorimi i potencialit europian për energjinë e rinovueshme me mbindërtim të thellë të rrjetit dhe tregut të energjisë elektrike janë mënyra e vetme për zvoglim afatgjatë të shpenzimeve. Por, afatgjatë ata folën për përparësitë dhe programet e mbështetjes financiare për nxitjen e elektrifikimit dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë –shumë nga të cilat janë miratur pas krizës së parë energjetike të këtij viti.
“Tani në Europë shesim më shumë automjete elektrike se kurrë më parë, shohim se pompat kalorifike elektrike zëvendësojnë bojlerët e naftës dhe të gazit më shumë se kurrë më parë – kështuqë, pikërisht tani po ngjasin shumë gjëra pozitive”- u tha gazetarëve komisioneri i BE-së për energjetikën Dan Jorgensen në përgjigje të pyetjes së POLITICO-s. “Shumë herë, një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë në situata të këtilla, dhe e cila funksionin për një kohë të shkurtër, është elektrifikimi aktiv”.
Shtoi se kjo “në asnjë mënyrë nuk implikon se është e mjaftueshme” dhe se ekzistojnë “shumë gjëra të mëdha strukturore që duhet të bëjmë, dhe të cilat nuk është se do t’i ndihmojnë konsumatorët nesër apo qoftë edhe këtë vit”, por ekzistojnë gjëra të cilat shtetet duhet t’i bëjnë”.
Ministri irlandez i energjetikës Darragh O’Brien, qeveria e të cilit kryeson BE-në për këta gjashtë muaj, gjithashtu përshkroi përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë si mënyra kryesore e zgjidhjes së shpenzimeve në rritje, duke theksuar se Dublini punon për përshpejtimin e miratimit të ligjeve të reja të BE-së të cilët orientojnë në forcimin e rrjetit elektrik të bllokut. Por shtoi se aftësia e BE-së për t’u përballur me rritjen momentale të shpenzimeve është e kufizuar.
“Ekzistojnë fleksibilitete të cilët ne shtetet antare i kemi në dispozicion në lidhje me taksimin, por mendoj se qytetarët tanë janë të vetëdijshëm se nuk ekziston qeveri në Europë e cila do të mund të mbrojë qytetarët e saj nga çdo rritje e çmimit në veçanti”, u tha ai gazetarëve. “Arëyeja bazë për këtë”, tha ai, “është vartësia jonë tejet e madhe nga eksporti i karburanteve fosile”.
Diskutimet u shenjuan edhe nga çështja se kujt i takon përgjegjësia për zgjidhjen e problemit të çmimeve në rritje. Vendet antare i bënë thirrje Komisionit që të vendosë taksën mbi të ardhurat e pritshme të kompanive energjetike të cilat sendërtojnë fitim të madh, ndërsa pushteti ekzekutiv i BE-së u tha vendeve të veçanta që t’a bëjnë një gjë të tillë.
Njësoj kishte vlerë edhe ehirrja e javës së kaluar e Jorgensonit drejtuar konsumatorëve që të ulin shpenzimin e karburanteve; kryeqytetet kombëtare presin orientimet e Komisionit sipas fjalëve të zyrtarit për energjetikën i njohur me diskutimet e vendeve antare të cilët, si edhe të tjerët të cituar në këtë artikull, qëndrojnë anonimë që të mos flasin haptazi.
O’Brien dhe Jorgensen gjithashtu paralajmëruan se masa të këtilla duhet të jenë me synim dhe të përkohëshme në mënyrë që të evitohet zbatimi i pabarabartë i cili mund të shkatërrojë tregun e përbashkët të BE-së.
Moldavët e “dhanë mësime”
Është interesante se në takimin në kryqytetin irlandez ishin të pranishëm edhe përfaqësues të vendeve jashtë BE-së: Britania e Madhe, Norvegjia, Ukraina- madje edhe Moldavia tejet e varfër, të cilët kolegëve nga Unioni i ofruan propozime dhe shërbime për zgjidhjen e problemit të BE-së. Ja çfarë shkruan POLITICO.
“Dëshpërimi për shkak të shpenzimeve energjetike i dha një tingull eksperimental diskutimeve pas dyerve të mbyllura të mbajtura në pallatin impozant të Dublinit në qendër të qytetit. Zyrtarët diskutuan mbi uljen e taksave për energjinë elektrike, kthimin e tepricës së energjisë nga automjetet elektrike në rrjetet kombëtare dhe dëgjuan me vëmendje kur zyrtarët urkainas, të ftuar sëbashku me delegatët britanikë, norvegjezë dhe moldavë, orfuan magazinimin e rezervave të gazit në emër të bllokut në shpellat e tyre të mëdha nëntokësore, tha për POLITICO ministri moldav i energjetikës Dorin Junghietu.
Junghietu shtoi se Europës i nevojiten “rezultate të shpejta dhe të prekshme” në mënyrë që të ulin shpenzimet. Tha se mënyra më e mirë për këtë është të lehtësohen disa investime në burime të rinovueshme të energjisë në objektet shtëpijake si puna e energjisë diellore, por pranoi se kjo do të ishte e vështirë në vendet ku nevijitet ndryshimi i thellë e strukturor i rrjeteve elektrike.
Pafuqia e BE-së ishte e dukshme kur zyrtarët ishin nën presionin nëse BE-ja është e gatshme për ndalimin e mundshëm të karburantit, pasi Trumpi me heret gjatë muajit shtator, me sa duket, e kishte mbështetur këtë ide. Ministrat kryesisht vunë në dukje shpresën se një ndalim i tillë nuk ka për të ndodhur, duke i bërë thirrje njëkohësisht Uashingtonit të rishqyrtojë vendimin e tij.
Jorgenseni u tha gazetarëve se u ka dërguar “sinjal të qartë” kolegut të tij amerikan Chris Wright se ShBA-të duhet të tërheqin kërcënimin dhe se është i lumtur që Wright-i është shprehur publikisht se kjo nuk do të ndodhë. O’Brieni tha se në bisedimet me zyrtarët amerikanë gjatë vizitës së tij në Uashington dhe në Nju Jork javën e kaluar e kanë bindur se plani nuk ka për tu realizuar.
Zyrtari i tretë europian tha se “nuk mund të bëjmë shumë…për një afat të shkurtër në lidhje me çmimin e naftës”, por shpresonte se ndalimi nuk do të materializohej. “Amerikanët janë pragmatikë”, tha zyrtari në fjalë. “Gjithçka sillet rreth parave – nëse vendosin ndalimin e eksportit të dizelit, kjo mund të funksiononte për Teksasin, por nuk do të funksiononte për pjesët e tjera të ShBA-ve”.
Të martën POLITICO informoi se drejtorët e industrisë amerikane të naftës dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kërkojnë alternativa në lidhje me ndalimin e propozuar të Trumpit për dizelin. Mundësitë mund të përfshijnë kërkesën nga qeveritë europiane që të çlirojnë dizelin nga rezervat e tyre strategjike, kjo sipas dy individëve të njohur me diskutimet të cilëve u është garantuar anonimati në mënyrë që të na informonin mbi bisedimet me Shtëpinë e Bardhë.
Zyrtarët europianë pranojnë se në fund të fundit gjithçka është në duart e Trumpit – dhe soje antarë të veçantë mund të bëjnë shumë pak në mënyrë që të ndikojnë te presidenti amerikan që kjo të mos ndodhë.
Kjo nuk do të thotë se BE-ja nuk ka obsione të aksesueshme. Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjensisë ndërkombëtarë për energjinë, (IEA) grupim i vendeve të pasura i cili koordinon politikën energjtike, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në Dublin, pranon se Europa është “një prej rajonëve më të ekspozuara”. Por, thotë si, IEA është i gatshëm të koordinojë çlirimin e rezervave strategjike të naftës, duke shtuar se gjithsesi një lëvizje e këtillë nuk është ende prioritet.
“Rezervat tona janë në gjendje të mirë”, shtoi O’Brieni në një intervistë të dhënë vetëm nga ai. “Në këtë fazë e dimë se duhet të planifikojmë më të keqen dhe të shpresojmë më të mirën”- konkludon me këtë citat artikulli i medias së laprtpërmendur.
Me këtë rast nuk po bëj gjykimin tim mbi gjendjen e krijuar dhe problemet me energjetikën në Bashkimin Europian (kam thënë mjaft që në hyrje të këtij teksti, megjithëse kryesisht në lidhje me shkaqet e problemit), por po u’a lë të gjithëve të drejtën për të gjykuar si t’a mendojnë.
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




















































