• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

11 Korrik, 2025
in OP/ED, Uncategorized
A A
Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

Share on FacebookShare on Twitter

NGA DR. JORGJI KOTE

Aleanca më e madhe Euro-Atlantike midis SHBA-ve dhe BE-së në bashkë me sfidat madhore e të shumëfishta që  ka përballuar lindi, u zhvillua dhe fuqizua në 80 vitet e fundit në radhë të parë dhe mbi të gjitha si Bashkim emblematik i vlerave, parimeve dhe interesave të përbashkëta perendimore për paqe, siguri, begati, stabilitet dhe demokracinë liberale. Në krye të saj ka qenë vazhdimisht dhe e çmuar nga të gjithë aleatët e tjerë SHBA-të. Një histori kjo suksesi me plot akte dhe fakte të njohura, nga fitorja e Luftës së II Botërore, krijimi i rendit të ri ndërkombëtar, NATO/BE-ja, shembja e Murit të Berlinit, ribashkimi europian dhe arritje të tjera.

Mirëpo në 6 muajt e Presidencës së dytë Trump gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet brenda dhe jashtë kësaj Aleance; së pari po merr goditje të rënda rendi botëror i krijuar në vitin 1945, i mbështetur mbi forcën e të drejtës ndërkombëtare dhe bashkëpunimit shumëpalësh nëpërmjet organizatave ndërkombëtare, etj.

Ndërsa tani po konturohet një rend tjetër, i bazuar pothuajse totalisht mbi interesa dhe përfitime komerciale e në dëm të njeri tjetrit, sipas parimit  “ fiton më i forti”.  Ca me tepër kur po duket qartë se thelbi i doktrinës politike Trump është pikërisht transaksionalizmi, me fjalë të tjera etja, rendja dhe fetishizimi i fitimeve ekonomike dhe tregtare në procesin vendimarrës gjeopolitik.  Problemi  është se kjo ndarje dhe përçarje  brenda Aleancës Perendimore po bëhet vërtet brenda natës dhe si me thikë, pa u lënë kohë aleatëve perendimorë europianë që të marrin masat e duhura mbrojtëse dhe pa garanci të qarta në rastin e një agresioni ushtarak kundër tyre.

Në këto kushte, parimet dhe praktikat e Aleancës dhe partneritetit të ngushtë perendimor po  zëvendësohen me komponentë  të tjerë atipikë, me sjellje dhe qëndrime krejtësisht të ndryshme politike dhe protokollare mes liderëve europianë dhe  amerikanë. Kjo bie në sy dhe në samitet e ndryshme, takimet në Shtëpinë e Bardhë dhe në metropolet europiane. Dikur takimet në Shtëpinë e Bardhë ishin pothuajse festë, me plot përmbajtje, me ngrohtësi dhe lirshmëri nga Reagani, Bushët, Clinton, Obama dhe Biden, plot mesazhe miqësore, natyrisht duke ruajtur konsideratën dhe respektin për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa tani po ndodh e kundërta. Liderët europianë janë shtrënguar të venë në përdorim të gjithë “ arsenalin” e tyre protokollar,  “fuqinë e butë” “diplomacinë e sharmit”, “të eceejakeve”, etj deri në aspektet më elementare të ceremonialit protokollar, duke kaluar në shumë raste “ prapa liste” përmbajtjen dhe tematikën; dhe kjo vetëm e vetëm që të mos i prishin humorin, të mos e mërzitin apo bezdisin “Sherifin” e ri. Shkurt, takimet në Zyrën Ovale janë kthyer në makth për liderët europianë. 

Mirëpo këto sjellje dhe qëndrime ultra paternaliste nga ana e Presidentit Trump kanë shtruar pyetjen madhore nëse përputhen me statusin e SHBA-ve si aleatë dhe partnerë strategjikë me BE-në dhe kryesorja, a do t’ia arrijnë këta të fundit  qëllimit të tyre për mbajtjen dhe forcimin  e Aleancës me “ diplomacinë përkëdhelëse” ndaj Presidentit Trump? Ish Ministri i Jashtëm gjerman Joshka Fisher është shprehur kundër “ marrjes me të mirë të Trumpit’ dhe se ajo nuk do të ndryshojë gjë në qëndrimet e tij gjeopolitike afat-gjatë. Ndaj, kjo sjellje sipas tij  nuk të çon kund; ajo duhet të zëvendësohet me  korrektësi, seriozitet dhe dinjitet.

Ndryshe, siç pohojnë shumë analistë dhe politologë, po të vazhdojë me këto sjellje, vendet europiane dhe lidershipet e tyre rrezikojnë të humbasin dinjitetin e vet, duke u kthyer nga aleatë dhe partnerë  në shtete vasalë/satelitë. Ky shqetësim po  përforcohet më tej dhe nga disa raste pikantë të mëposhtëm të muajve të fundit.

Pas vizitës së Kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë më  6 Qershor, shtypi gjerman dhe ai i huaj njoftonin me tituj bombastikë se ai e “kaloi provimin“! Mund të tingëllojë e çuditshme, por takimi i Kancelarit Merz  me Presidentin Trump ishte vërtet test i vështirë politik me element shkollorë!

Duke parë se si Trump gati e flaku jashtë Zyrës Ovale Presidentin ukrainas Zelenski më 28 Shkurt dhe incidentin e mëvonshëm me Presidentin Jugafrikan Ramaphosa, Kancelari Merz iu nënshtrua një përgatitjeje serioze protokollare të pashembullt.  Pik së pari, ai telefonoi homologët britanikë, francezë, italianë, dhe Presidentin Zelenski për të dëgjuar sugjerimet e tyre taktike; Merz bisedoi me psikologë dhe ekspertë të gjuhës së trupit, deri aty dhe si ta thoshte sa më bukur “Thank you“! Këshilltarët e tij  më të afërt  kaluan netë pa gjumë, duke vrarë mendjen  për çdo situatë të pakëndshme dhe problematike që mund të krijohej dhe si të dilej “pa u lagur“ dhe “ pa dëme kolaterale” në publik dhe në imazh. Ndërkohë, Merz kishte me vehte një garderobë me 16 kostume për t’i patur për çdo rast.

Gjithsesi, Merz ishte dhe me më shumë fat  për atë “provim“. Pikërisht ditën e takimit të tij, ishte njoftuar prishja e miqësisë së Trump me Elon Musk. Nga ana tjetër, gjesti i Trump për ta akomoduar Merz-in në Shtëpinë Presidenciale “Blair“ ishte mesazh dhe ogur i mirë për takimin në fjalë. Hyrja më e bukur në bisedën e tyre ishte padyshim zgjedhja domethënëse e dhuratës simbolike nga Merz, akti origjinal gjerman i lindjes së gjyshit të Trump, Friedrich që në Amerikë e kishte kthyer në Frederik, çka e  preku thellë Presidentin Trump.

Merz kishte dhe disa cilësi të tjera ndihmëse dhe shpëtimtare në atë takim. Ashtu si Trump,  pas shkëputjes nga politika aktive në vitin 2008 edhe Merz kishte punuar 10 vjet si afarist dhe drejtues në një kompani të njohur amerikane, fakt tjetër që Trump e çmoi. Shto këtu dhe faktin që falë anglishtes së kënaqshme, dhe në shenjë mirësimit, Merz nuk mori me vehte dhe nuk përdori përkthyes. Trump e vlerësoi këtë, duke nënvizuar aksentin e këndshëm gjerman të anglishtes së Merz.

Mbi të gjitha, me “revolucionin“ në fushën e mbrojtjes, duke shpallur Gjermaninë si fuqinë e ardhëshme më të madhe ushtarake në Europë dhe objektivin 5 për qind të GDP-së  për NATO-n, Merz tashmë e kishte pothuajse të kaluar testin ” Trump”. 

Ndërkohë, Merz nuk bëri asnjë gabim gjatë takimit me Trump më 6 Qershor; por kjo kryesisht për ironi të faktit se gjatë 45 minutave që zgjati takimi, Merz foli vetëm 4 minuta, për shkak të monologimit të vazhdueshëm  të Trump. Ai e kaloi me finesë dhe ndërhyrjen e Trump për operacionin e famshëm ushtarak të aleatëve në Normandi, duke e quajtur “ditë të keqe për gjermanët“, me mirënjohje për SHBA-të që çliruan Gjermaninë dhe se ajo kishte në dorë dhe fundin e luftës në Ukrainë. Pranimi i ftesës për vizitën në Gjermani  nga Trump ishte  “qershiza mbi tortën“ e  takimit. Përmbajtja e bisedës, Ukraina, Lindja e Mesme, tarifat doganore kishin pak rëndësi në atë takim.  Përcaktuese ishe forma, që Merz doli i nderuar, duke shmangur çdo incident e duke vijuar i qetë kancelarinë e tij.

Duke kaluar te Samiti i NATO-s në Hagë më 24/25 Qershor kemi të njëjtat halle, skema dhe veprime përgatitore protokollare nga lidershipi europian i NATO-s.

Shqetësimi më i madh deri në përfundimin e Samitit ishte sërish prania dhe mikpritja e Presidentit Trump, që të mos përsëritej skenari i Samitit në Bruksel më 2018, kur ai kërcënoi për një tërheqje të mundshme  nga Aleanca. Ndaj dhe preokupimi i liderëve të vendeve anëtare të NATO-s dhe suksesi më i madh i Samitit  ishte që Presidenti Trump të ndihej sa më mirë dhe sa më rehat, që  të mos bezdisej dhe të mos zhgënjehej në asnjë aspekt. Qëllimi përfundimtar ishte që Trump të qëndronte deri në fund dhe e të mos largohej para kohë, siç bëri  në Samitin e G – 7  në Kanada më 16 Qershor.

Me këto aspekte vendimtare  u muar intensivisht vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  Mark Rutte; ai njihet dhe si “ pëshpëritës” në veshin e Trumpit, që vite më parë me mjeshtërinë diplomatike e bindi atë për dobinë e NATO-s.

Po nga ky merak, për të shmangur ndonjë incident dhe   “sherr” politik u bënë shumë ndryshime, në dukje  proceduriale por në fakt jetike për kohëzgjatjen, mbarëvajtjen dhe suksesin e Samitit. Kështu, nga tre ditë sipas traditës, Samiti u shkurtua në vetëm 24 orë, sepse Trump nuk i ka për zemër protokollet dhe formalitetet e rastit. Me vetëm  një seancë plenare 150 minuta.  Gjithashtu, ishin vetëm dy panele kushtuar shtimit të shpenzimeve për fuqizimin e kapaciteteve ushtarake të NATO-s dhe tjetri forcimit të industrisë ushtarake. Pati vetëm një darkë protokollare nga Mbreti dhe një fjalim kryesor  më 25 Qershor nga Presidenti Trump. Edhe Këshilli Atlantik u mblodh vetëm një herë këtë radhë.

Po ashtu, Deklarata Përfundimtare e Samitit ka vetëm  5 nga 40 që kishte Deklarata e  Uashingtonit dhe 90 paragrafe ajo e Vilniusit. Mark Rutte i parapriu kësaj  “ me lezet” duke thënë se nuk ka përse të përsëriten gjëra që janë thënë.

Po ashtu, për të mos e bezdisur Trumpin dhe për të shmangur çdo “mollë sherri” që mund “ta hidhte në erë” Samitin, krejt ndryshe nga Samiti i NATO-s në Uashington në korrikun e kaluar, Deklarata e Hagës  e shmangu përmendjen e agresionit rus kundër Ukrainës, duke e kaluar thjesht me një shprehje për mbështetjen ndaj Kievit dhe nevojën e përfundimit të luftës në Ukrainë dhe për paqe. Ndonëse Presidenti Zelenski ishte i ftuar në darkën mbretërore më 24 Qershor dhe u takua më në fund me Presidentin Trump, në Hagë ai ishte figurë anësore, krejt ndryshe nga Uashingtoni ku ishte i ftuari special dhe ” Ylli” i Samitit. Duke vijuar me përmbajtjen, objektivi i vetëm madhor për të cilin u diskutua dhe u miratua ishte  rritja e shpenzimeve ushtarake të çdo vendi anëtar të NATO-s, me përjashtim të SHBA-ve, pas kërkesës së Presidentit Trump, dhe Spanjës, për pamundësi financiare, të pranuar nga të gjitha vendet anëtare nga 2 në 5 për qind, ku 3,5 për qind do t’i kushtohen kapaciteteve dhe industrisë ushtarake, ndërsa 1,5 për qind infrastrukturës dhe logjistikës mbështetëse.

Për fat të mirë, duke ia ditur për nder Trumpit që e mobilizoi “ me hir ose me pahir” Europa shkoi në  Samit me një bilanc premtues; ajo tashmë e ka filluar procesin historik të  transformimit të saj epokal dhe në një Bashkim të Madh Mbrojtës.

Madje, tani në Europë po flitet gjithandej për “ Europianizimin” e  NATO-s, që Europa të veprojë e të mbrohet vetë, me por dhe  pa mbështetjen  amerikane.

Për rrjedhojë, Presidenti Trump mbeti shumë i kënaqur nga prania në Hagë dhe miratimi i objektivit  5 për qind si një fitore e tij monumentale. Shpresohet se me atë rast  Trump mund të nxjerrë përfundimet përkatëse, për t’i qëndruar fort Aleancës Perendimore. Sepse, siç e  ka pohuar dhe Ish Komandanti i Trupave Amerikane të NATO-s në Europë gjatë viteve 2014 – 2017, Gjenerali  Ben Hodges, në një intervistë  më 23 Maj  për ” Le Monde”,   “ megjithë fuqinë e madhe ushtarake, SHBA-të nuk mund t’u bëjnë ballë të vetme sfidave serioze gjeopolitike dhe ushtarake; ato kanë nevojë për aleatë. Dhe aleatët më të besueshëm për SHBA-të në 80 vitet e fundit janë BE-ja, Kanadaja dhe Australia”

Ja përse vendet europianë dhe liderët e tyre nuk ka përse të vihen në pozitë, e ca më pak të vasalizohen dhe poshtërohen publikisht. Përkundrazi,  ata meritojnë më shumë respekt dhe konsideratë nga SHBA-të dhe Presidenti Trump, duke vazhduar traditat e shkëlqyera për të mbetur  partnerë dhe aleatë strategjikë, për të mbrojtur  vlerat, parimet dhe interesat e përbashkëta madhore në çdo kohë dhe rrethanë.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
Uncategorized

Teleskopi me AI i Kinës përzgjidhet si shembull global i përdorimeve të AI-së

19 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.