• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

30 Vjet në KiE, po në BE kur?

14 Korrik, 2025
in Kryesore, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Share on FacebookShare on Twitter

NGA DR. JORGJI KOTE

13 Korriku shënoi jubileun e 30-të të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës ( KiE) me seli në Strasburg.  Kësisoj, mbas shumë peripecish dhe  ”stazhit” gati pesëvjeçar si ” Vëzhgues” Shqipëria u bë anëtarja e 35 e  KiE-së.  Në këtë jubile të shënuar, duke parë hapat dhe arritjet e shumta dhe të njohura, duhen vlerësuar lart meritat e veçanta të KiE-së, të Kuvendit, MEPJ-së dhe institucioneve tona përkatëse, deputetët tanë anëtarë të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Përfaqësia jonë Diplomatike në Strasburg me drejtuesit dhe stafet e tyre përkatëse.  Pas OSBE-së, ky ishte anëtarësimi ynë i dytë në një organizatë të tillë të rëndësishme perendimore dhe në « filialet«  e saj të njohura – Asamblenë Parlamentare dhe në Komitetin e Ministrave.

Padyshim ngjarje e rëndësishme sidomos në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Edhe pse raportet e atëhershme ndërkombëtare i ”rrubullakosnin” problemet tona, me konstatime jashtë realitetit se Shqipëria ishte në rregull dhe me shpresë se deficitet demokratike do të riparoheshin në proces. Themi kështu, se vetëm një vit përpara anëtarësimit në KiE ishte dënuar qartazi për motive politike lideri i PS-së, Fatos Nano. Po atë vit kishte dështuar Referendumi për Kushtetutën e re, ishin burgosur gazetarë dhe fjala e lirë, SHIK-u ndiqte dhe persekutonte kundërshtarë politikë, etj. Mirëpo, nisur nga mendimi i drejtë se ky antarësim do të parandalonte dukuritë negative dhe do të ndihmonte opozitën,  dhe vetë lideri i PS-së Fatos Nano nga burgu i Bënçës dha miratimin e opozitës. Ky konsensus u shpreh publikisht dhe në Letrën që Fatos Nano i dërgonte Kongresit të PS-së në korrik të atij viti. Ishte një vendim  i drejtë që tregonte shkallën e lartë të emancipimit dhe përgjegjësisë  së PS-së së atëhershme, ashtu siç veproi pasardhësi i tij Edi Rama për anëtarësimin tonë në NATO, megjithë ” zullumet ” e PD-së dhe shpërthimin  tragjik në Gërdec.  Janë dy shembuj tejet pozitivë që tregojnë se sa shumë mund të bëhet kur mbi gjithçka vihen interesat madhore të vendit.   

Për rrjedhojë, plot  30 vite më parë, ne ngritëm flamurin tonë në Strasburg, kryemetropoli europian me vlera të spikatura historike. Gjatë tre shekujve deri në mbarimin e Luftës së II Botërore Strasburgu ishte pika e nxehtë e ndarjes, ballafaqimeve ushtarake  dhe  nacionalizmit të egër franko-gjerman. Ja pse për të përjetësuar atë pajtim historik mes tyre dhe në plan mbarë europian, aty u vendos selia e Këshillit të Europës ( KiE) të krijuar më 5 maj 1949  e cila i parapriu krijimit të BE-së. Po në Strasburg  u depozitua Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, e miratuar në vitin 1950 dhe u vendos Gjykata me të njëjtin emër e krijuar më 1959, e cila garanton në praktikë zbatimin e tyre. Pjesë  e rëndësishme e KiE-së është  dhe Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale. Ndërsa, më 10 maj 1990, pas shembjes së komunizmit në ish-Europën Qendrore dhe Lindore u krijua «Komisioni për Demokraci përmes Ligjit » me seli po në Strasburg; ndonëse ai njihet si «Komisioni i Venecias» meqenëse seancat plenare i zhvillon aty. Është organ konsultativ dhe krahu ligjor i KiE-së me 62 vende anëtare, 47 të Këshillit dhe 15 të tjera jashtë tij, duke përfshirë dhe Kosovën. Ndonëse opinionet e tij nuk janë të detyrueshme, fakti që vetë të interesuarit depozitojnë ankesa dhe niveli i padiskutueshëm i ekspertizës së tij të sprovuar u japin atyre  fuqi dhe më të madhe ligjore, morale e politike. Ne jemi palë në të katërta këto institucione me emër.

Veç  ndihmesës dhe rezultateve tona pozitive që gjinden në projektet, programet dhe raportet e shumta, përfshi dhe kryesimin tonë gjashtëmujor të KiE-së më 2012 – 2013, edhe dritëhijet,  telashet  dhe zhgënjimet me dhe ndaj KiE-së nuk janë më të pakta për shkak të vonesave, ankesave dhe mungesave tona të mëdha. Por dhe KiE ka «  kusuret » e veta. Së pari, çuditërisht, ndonëse lideri i opozitës i asaj kohe, Fatos Nano siç u përmend më lart e bëri të vetën atëhere,  qeveria dhe sidomos KiE-ja nuk u treguan  luajalë dhe  nuk bënë asgjë për lirimin e tij. Madje duket se Strasburgu  e « hëngri sapunin për djathë » duke  besuar gjepurat qeveritare mbi  gjyqësorin e pavarur të «plepave » të Golemit!! As nuk u bë ndonjë rihabilitim për gazetarët e dënuar apo të anuloheshin disa ligje  që binin ndesh me «  frymën « e KiE-së. Këtu bën përjashtim Komisioni i Venecias që i kritikoi amendamentet e projekt-Kushtetutës, të cilin dhe shumica e kishte hedhur poshtë me referendum. Ndërkohë, Raporteri i KiE-së për vendin tonë, holandezi Van den Linden shquhej për njoftimet e  sheqerosura mbi ” shetitjet” që bënte sa herë vinte në Tiranë. Së bashku me holandezin tjetër, Van den Broeck, Komisioneri i Lartë i BE-së kishin menduar që në vitin 1996 Shqipëria të nënshkruante Marrëveshjen e Asociimit me BE-në, me qëllim që vendi ynë të bëhej  model për të tjerët. Ky projekt fantazmë u shkërmoq me turp pas farsës/ masakrës zgjedhore më 26/28 Maj 1996 dhe sidomos shembjes së piramidave në Mars 1997. Kam qenë i pranishëm në disa takime gjatë vitit 1997 në Tiranë me drejtues të lartë të PS-së  me Van den Linden, Doris Packun e Europarlamentit dhe të tjerë, të cilët vërtet ”nuk dinin ku të futeshin” dhe si t’u përgjigjeshin  pyetjeve përse nuk e dëgjuan opozitën  por vetëm «  fyellin » e qeverisë !!!?

Por dhe vitet e mëvonshme nxuarrën sheshit konflitket dhe deficitet e shumta demokratike të vendit dhe politikës sonë. Dihet se demokracia nuk është   e lehtë dhe probleme do të kishte e do të ketë; çështja ishte se në vend që këto telashe të vinin duke u  holluar, po trasheshin në kulm.  Në fakt, edhe pas viteve 2000, vështirë të ketë mbetur zyrtar dhe nga KiE-ja pa u  përfshirë në vorbullën e krizave dhe konflikteve tona të ashpra politike dhe institucionale. Më 2007 u bë problem i madh zhvillimi i zgjedhjeve vendore, duke aktivizuar Kongresin e Autoriteteve Vendore dhe Rajonale. Po ashtu shpërtheu konflikti midis qeverisë së asaj kohe dhe Bashkisë së Tiranës lidhur me sheshin « Shqiponja » që solli shumë reagime dhe ardhjen e delegacioneve të ndryshme si ndërmjetësues të krizës dhe nga KiE-ja. Ndërsa për zgjidhjen e krizës së ashpër të vitit 2010 – 2011, KIE angazhoi vetë Presidentin e Asamblesë së saj Parlamentare, më vonë Ministrin e  Jashtëm turk,  Mevlut Cafusoglu, i cili erdhi më se njëherë në Tiranë për takime me palët në konflikt deri në realizimin e kompromisit në Restaurant « Chrocodile » në Strasburg.Më 2019, jehona dhe dilema politike  «  t’i bëjmë apo të mos i bëjmë zgjedhjet lokale më 30 Qershor » brengosi sërish Strasburgun politik.  Ai reagoi duke mos dërguar vëzhgues dhe duke u shprehur me nota kritike për rezultatin e tyre. Le ta theksojmë me këtë rast se mendimi i KiE-së është pikë referimi për BE-në dhe OSBE-në në qëndrimet e tyre, pavarësisht dallimeve dhe diferencave. Telashe i kemi sjellë dhe Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në dy drejtime kryesore: vonesa dhe mosrespektim kriteresh lidhur me kandidatët tanë për gjyqtarë atje, të cilat KiE i ka kthyer mbrapsht. Gjithsesi, problemet më të mëdha i kemi pasur me paditë e shumta për të drejtën e pronës  të depozituara atje që janë vendosur në dëm të shtetit që është detyruar të bëjë dëmshpërblime në  dhjetëra milionë euro. Ndërkaq, gjatë viteve 2019 – 2020  vendi ynë  «përmbyti » Komisionin e Venecias me kërkesa, dërgesa dhe ankesa lidhur me interpretimin e disa projektligjeve dhe akteve kushtetuese.  Natyrisht është e drejtë e çdo vendi anëtar të kërkojë opinione te Venecia, por jo ta tepërojë dhe për çdo gjë që me dialog dhe mirëkuptim mund ta zgjidhë vetë. Puna arriti deri aty sa atë ta mbiquanin ” Komisioni i Tiranës”!!! Padyshim që dështimi më i madh mbetet ende  mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përfshi dhe ato të 11 Majit 2025, si ”ADN”-ja e KiE-së dhe demokracisë për të cilat siç dihet Asambleja Parlamentare  e KIE-së ka qenë tejet kritike.

Në përfundim, ky jubile i shënuar na sjell ndërmend faktin shqetësues se kemi 30 vjet që kemi shkuar në Strasburgun e KiE-së, por kemi ende shumë rrugë dhe punë për të shkuar në Brukselin e BE-së! Rikujtojmë me këtë rast se me përjashtim të vendeve të rajonit, të gjitha ” simotrat” tona lindore diferencën në kohë midis Strasburgut dhe Brukselit e kanë maksimumi 15 vjet. Ndërsa ne kemi plot 30 vjet që ”kemi shkuar” në Strasburg, por me Brukselin dhe tani, 11 vite si kandidat, nuk  kemi çelur as negociatat, le pastaj mbylljen e tyre dhe  anëtarësimin; ndaj dhe ky i fundit, qoftë dhe në vitin 2030 përbën rekord negativ më vehte dhe nuk le as një vend për ” rrahje gjoksi”! Ndaj, ky jubile europianr, krahas freskimit të kujtesës historike është më shumë  një apel që klasa jonë politike të marrë më shumë përgjegjësi, të mos ua lerë « dopjo gjashtën» në dorë institucioneve ndërkombëtare,  por t’i dali zot vehtes, duke u bërë zgjidhëse dhe jo pjesë e problematikave tona të shumta dhe të nxehta.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

POLITIKË

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026
Bota

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026
EKONOMI

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.