Dhjetëra-mijëra izraelitë protestuan mbrëmë në qendër të Tel-Avivit për të kërkuar një marrëveshje që do të garantonte lirimin e të gjithë pengjeve në Rripin e Gazës, sipas medieve izraelite.
E përditshmja ”Yioth Ahronoth” raportoi se protestuesit marshuan nëpër qendër të Tel-Avivit duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane që bënin thirrje për përfundimin e luftës dhe kthimin e menjëhershëm të pengjeve.
Ish-pengjet e liruara nga Hamasi thuhet se morën pjesë gjithashtu në marshim.
Pjesëmarrësit u bënë thirrje të drejtpërdrejta udhëheqësve izraelitë dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump që të punojnë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse./ATA