• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Domagoj Juriçiç- [i]

Përpjekjet e Trumpit për të dobësuar Kinën nëpërmjet Moskës – strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit – përfundoi me forcimin e boshtit kinezo-rus, dhe dobësimin e lidhjeve me partnerët transatlantikë. Kizingeri dhe Niksoni njohën momentin e duhur në të cilin ekzistonte ndasia mes Moskës dhe Pekinit, por Trampi sot mendon se ka një derë atje ku një e tillë nuk ekziston

Ditët e fundit nëpër media të ndryshme, gjithnjë e më shumë mund të dëgjohet termi “Kizingeri kokëposhtë”. Është fjala për sintagmën që pati lindur në fillim të viteve dymijë në diskutimet strategjike amerikane, më sëpari si eksperiment i menduar, njëfarë provokimi intelektual. Autorë si puna e Tomas Fridemanit dhe Çarls Kupçanit përfytyruan se çfarë do të ndodhte sikur Uashingtoni të përsëriste suksesin e vitit 1972, por tashmë në drejtimin e kundërt: në vënd që të përdorej Kina kundër Bashkimit Sovjetik, u përpoqën të bëjnë për vete Rusinë në mënyrë që të frenojnë Kinën. Ideja ishte ndjellëse dhe të kujtonte njëfarë simetrie elegante gjeopolitike. Nëse Kizingeri atëbotë i hapi dyert Pekinit dhe me këtë ktheu kokëposhtë ecurinë e Luftës së Ftohtë, përse sot të mos jetë e mundur t’i hapen dyert Moskës dhe të ndryshohet raporti i forcave në rivalitetin me Kinën. Donald Trumpi e pranoi këtë term si formulë të gatshme dhe e shndërroi në doktrinë politike. Sipas logjikës së tij, nëse Amerika duhet të përballet me një larje të paevitueshme hesapesh me Kinën, atëherë është kryesore të ketë Rusinë, sëpaku neutrale dhe mundësisht aleate. Për këtë i drejtohemi versionit të tij të “Kizingerit kokëposhtë”.

Besimi i Trumpit mbështetet në disa argumeta racionalë megjithëse të njëanshëm. I pari është intuita e biznesit: beson se çdo raport, qoftë edhe ai ndërkombëtar mund të reduktohet në tryezën e bisedimeve ku sharmi personal, këmbëngulja dhe gatishmëria për “deal”  ndryshojnë rregullat e lojës. Në këtë logjikë, nëse ai është në gjendje të bëjë për vetë Putinin, thyen boshtin Moskë-Pekin dhe dobëson kësisoj Kinën, gjë që e konsideorn interes kryesor amerikan. Trumpi llogarit se Rusia, me energjinë dhe lëndët e saj të para, nuk është në gjendje të jetë partner junior afagjatë i Kinës. Beson se Moska, e vetëdijshmë nga vartësia e saj nga Pekini, kërkon rrugëdalje të cilën Uashingtoni mund t’ia ofrojë asaj si alternativë më të mirë. Argumenti i tretë është domosdoshmëria historike. Trumpi mbështetet në idenë se fuqitë e mëdha gjithmonë këmbëngulin të evitojnë vartësinë e plotë nga një partner i vetëm. Meqënëse Pekini në vitet 70-të të shekullit të kaluar pranoi përparësinë e hapjes ndaj Uashingtonit,  po kështu, sipas pikëpamjës së Trumpit, Moska sot mund të shohë interes në orientimin ndaj Amerikës në mënyrë që të evitojë të jetë plotësisht e varur prej Kinës. Por, ajo që si lojë intelektuale dukej si mundësi reale, në praktikë u shndërrua në iluzion. Sepse historia nuk lejon kopje. Bashkimi Sovjetik dhe Kina atëbotë ishin buzë konfliktit të armatosur. Konfliktet ndërkufitare në lumin Ussuri në vitin 1969 morën me qindra jetë njerëzish. Niksoni dhe Kizingeri arritën t’a krijonin këtë hendek, ata e njohën dhe e përdorën. Historia u’a hapi dyert atyre dhe ata kaluan nëpërmjet saj. Trumpi mendon se tani ka një derë atje ku nuk ekziston një e tillë.

Besimi i tij në mundësinë e përsëritjes së historisë shihet në një sërë lëvizjesh të tij. Që në fillim të mandatit këmbënguli të vendoste një raport besimi me Vladimir Putinin, duke e quajtur lider të fuqishëm dhe duke sugjeruar se me të mund të merrej vesh më lehtë se me aleatët europianë. Kërkoi rikthimin e Rusisë në formatin G7, megjithëse ajo ishte përjashtuar pas aneksimit të Krimesë. Vuri në pikëpyetje shumë herë vetë qëllimin e NATO-s, gjë me të cilën i dërgoi sinjal Moskës se Amerika mund të heqë dorë nga roli i saj historik si ruajtëse e sigurisë europiane. Tha se do t’a përfundonte luftën në Ukrainë brenda njëzet e katër orëve sikur të ishte ai president, gjë që ilustronte besimin e tij në marrëveshjet personale, sikur të bëhej fjalë për një konflikt biznesi dhe jo për konflikt të thellë strategjik dhe civilizues. Madje edhe politika e tij ndaj sanksioneve ishte ambivalente, me dyshime të hapura për efektivitetin e saj. takimi i para pak kohëve në Alaskë, kur e duartrokiti dhe u suall me adhurim ndaj Putinit, e përforcon akoma më shumë formatin. Trumpi ndaj Putinit vepron ashtu sikurse dëshiron të sillen ndaj tij: me sevilizëm dhe me lajka. I bindur se Putini do të bëjë lëshiume ndaj gjesteve të cilat Trumpi vetë i kërkon nga të tjerët kur i përkulen.

Por Putini nuk mund të blihet nëpërmjet duartrokitjeve. Politika e tij bazohet në diçka krejt tjetër: në kundërshtimin e vazhdueshëm ndaj Perëndimit dhe rikthimin e Rusisë në shkëlqimin imagjinar perandorak. Pikërisht për këtë “Kizingeri kokëposhtë” nuk ka efektivitet.

Problemi i parë është asimetria e fuqisë: boshti i sotëm ruso-kinez nuk është aleancë e përkohëshme interesash. Kinës i nevojiten burimet ruse dhe mbështetja politike e saj në Këshillin e Sigurimit, ndërsa Rusia ka nevojë për tregun dhe teknologjinë kineze. Problemi tjetër është logjika strategjike e Putinit: armiqësia e tij ndaj Perëndimit nuk është taktike por ekzistenciale. Problemi i tretë është dimensioni i besimit dhe i simbolikës: çdo përpjekje amerikane e një “hapje të re” ndaj Moskës përjetohet në Europë si tradhëti dhe dobësim i NATO-s. Problemi i katërt, ndoshta edhe më i rëndësishmi, është koha: shanset për t’a bërë për vete Rusinë janë humbur. Sot, pas agresionit në Ukrainë dhe vitesh të tëra propagande, në Moskë nuk ka më vullnet real për integrimin perëndimor. Këtu duhte shtuar edhe dimensioni europian. Trumpi parashikon faktin se në përfytyrimine  tij ai nuk do të përballet me rezistencën e Moskës dhe Pekinit, por me rezistencën e aleatëve të tij. Bashkimi Europian pas vitit 2014, ka formësuar një strategji të tërë të tijen të sigurisë, energjetike dhe politike pikërisht në kundërvënien ndaj Rusisë. Gjermania dhe Franca, dikur të prirura për kompromise, tani nuk kanë më hapësirë për politikë të afrimit me Moskën. Në këto rrethana, “Kizingeri kokëposhtë” nuk mund t’a thyejë boshtin Moskë-Pekin, por mund të shkatërrojë lidhjet transatlantike. Kizingeri në vitin 1972 i krijoi hapësirë Amerikës pa humbje të aleatëve. Versioni i Trumpit, përkundrazi i’a mbyll hapësirën Amerikës sepse me këtë humbet Europën.

Për hir të së vërtetës hapësira për afrim të mundshëm ka ekzistuar. Në vitet nëntëdhjetë Rusia kërkoi vendin e saj në botë, ndërsa në Uashington u shfaqën ide për risetimin e raporteve. Bill Klintoni ishte i prirur nga ideja se Rusia mund të bëhet për vete, jo vetëm që të stabilizohet Europa, por edhe që në të ardhmen të krijohej hapësirë për partneritet, madje dhe në raportet me Kinën. Disa srategë përfytyronin se Rusia mund të integrohej si puna e Gjermanisë dhe Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore, nëpërmjet një programi serioz ekonomik dhe politik. Boris Jelcini dhe bashkëpuntorët e tij në vitet e para nuk i’a mbyllën derën një mundësie të tillë. Në vend të Planit Marshall për Rusinë u ndërmorrën disa masa parciale dhe kushtëzime, ndërsa qytetarët përjetonin rënie të standartit të jetesës dhe kaosin e tranzicionit. Njëkohësisht NATO-ja u zgjerua në Lindje, gjë që në Moskë u përjetua si kërcënim dhe jo si shans. Besimi u shkri si kripa në ujë, ndërsa mundësia e aleancës u zbeh. Në estabilishmentin amerikan ekzistonin dallime. Disa mendonin se Rusia duhej bërë për vete dhe me këtë të neutralizohej në mënyrë afatgjatë nëpërmjet një konflikti me Kinën. Të tjerë pohonin se Rusia ështe tejet e paqëndrueshme dhe se refleksi i saj imperial heret apo vonë do të shpërthejë në sipërfaqe. Fitoi politika e zgjerimit të NATO-s dhe më këtë edhe i Bashkimit Europian, dhe jo politika e përfshirjes në thellësi të Rusisë. Shansi historik nuk u shfrytëzua.

Trumpi vendosi t’i kthejë prapa akrepat e orës, estabilishmenti strategjik amerikan për dhjetëvjeçarë të tërë bazohte në atë se konflikti me Kinën është i paevitueshëm. Libra dhe studime të tëra kanë shenjuar një gjeneratë të tërë. Riçard Bernstejn dhe Rosss Munró në librin The Coming Conflict with China e parashikonin konfliktin që në vitet nëntëdhjetë. Graham Allisone në librin Destined for War sjell në kujtesë kurthin e Tukididit, formatin historik sipas të cilit ngritja e fuqive të reja përfundon me luftë me dominuesit. Liu Mingfu në The China Dream shkruan haptazi se qëllimi i Kinës është përmbysja e ShBA-ve nga vendi i liderit botëror. Institucionet konservatore si puna e Heritage Foundation i shndërruan tezat në strategji. Michael Pillsbury në librin The Hundred-Year Marathon pohon se Kina po zhvillon një martonë me synimin për përmbysjen e Amerikës. Heritage në raportin Winning the New Cold War bën thirrje për mibilizimin e tërë shoqësrisë kundër Kinës.

Por, ndërsa strategët flisnin për nevojën e neutralizimit të Moskës, Trumpi këtë e përktheu si nevojë të aleancës. Atë që në analizat amerikane ishte pengimi i forcimit të boshtit Moskë-Pekin, ai e shndërroi në iluzion personal mbi partneritetin me Putinin.

Trumpi nuk e kupton se fantazia e tij nuk shpie në dobësimin e  Kinës, por në forcimin e aleancës kinezo-ruse. Lëvizjet e tij i japin Putinit legjitimitet ndërkombëtar dhe i krijojnë hapësirë për manovrime. Xi Jinpingu sheh te kjo një përfitim të dyfishtë: Rusia bëhet gjithnjë e më e varur nga Kina, ndërkohë që mesazhet e Trumpit futin shqetësim në radhët e aleatëve europianë dhe dobësojnë NATO-n. Kësisoj bota nuk ndahet në zona fluide negociatash, për betonohet në dy blloqe: Perëndimi demokratik dhe “anti-Perëndimi autoritar”.

­Bota ka marrë një mesazh të qartë se alternativa tashmë ekziston. Demokracia është vetëm një obsion mes të tjerëve.

Simbolika është njëlloj e rëndësishme si edhe statistika. Kur Xi, Putini dhe Kimi qëndronin sëbashku në paradë në Pekin, bota mori mesazhin e qartë se alternativa ekziston. Demokracia nuk është më vlerë universale, por vetëm një obsion mes të tjerëve. Vizioni i Fukujamës për fundin e historisë në këtë dritë duket si anakronizëm, ndërsa skenari i Hantingtonit mbi konfliktin mes qytetërimeve tingëllon pothuajse profetik. Mes këtyre poleve mund të vendosim sot edhe një qark të gjërë mendimtarësh. Krahas Fukujamës dhe besimit të tij në vlerat universale të demokracisë liberale janë Joseph Nye dhe Robert Koehani, të cilët te institucionalizmi dhe fuqia e butë shohin rrugën drejt botës kooperuese. Të kundërt me ta janë realistët dhe pesimistët kulturorë që nga Samuel Hantingtoni deri te John Mearshmeiri, i cili pohon se bota po i kthehet logjikës së egër të fuqisë dhe se iluzioni liberal nuk i qëndroi testit të historisë. Në mënyrë paradoksale, Trumpi injoron si të parët ashtu edhe të dytët. Hedh poshtë besimin e Fukujamës te rendi liberal, por nuk i kupton as paralajmërimet  e Huntingtonit dhe Mearsheimerit të logjikës së blloqeve. Në vend të kësaj beson se intuita personale dhe një marrëveshje mund t’a ndryshojë rrjedhën e historisë.

Problemi i fantazisë së Trumpit qëndron në atë se ajo nuk orientohet ndaj Kinës dikur të dobësuar, por ndaj aleancës së fuqishme kinezo-ruse. Ndërsa ai beson se me gjestet e tij dhe nëpërmjet bisedimeve mund të bëjë për vetë Putinin e kësisoj të thyejë boshtin Moskë-Pekin, në realitet arrin të kundërtën. Putini fiton legjitimitet ndërkombëtar sepse presidenti amerikan e trajton atë si partner të barabartë. Me këtë Rusia, megjithëse ekonomikisht e dobët, fiton një imazh të ri. Xi te kjo sheh pohimin se boshti kinezo-rus është i fortë dhe i nevojshëm. Në vend të ekuilibrit Trumpi prodhon polarizimin. Në vend të mundësive të hapura ai mbyll hapësirën për veprim. Trumpi beson se bën atë, por në fakt bën të kundërtën. Politika e tij ushqen vetëbesimin e Putinit, shqetëson aleatët dhe gropos institucionet që janë shtylla kurrizore e rendit perëndimor. Kështuqë Amerika është në pozitën ku i duhet të luftojë kundër dy fuqive njëherësh, pa mundësinë për t’i ndarë. Në vend të fleksibilitetit fiton ngurrtësinë.

Me fjalë të tjera, politika e Trumpit shpie pikërisht në atë që deshte t’a evitonte. Përpjekja e tij për të dobësuar Kinën nëpërmjet Moskës përfundon me forcimin e boshtit kinezo-rus. Synimi i tij për të krijuar ekuilibër shpie drejt polarizimit të thellë. Dëshira e tij për të krijuar hapësirë veprimi shndërrohet në mbyllje të mundësive. Ky është paradaksi i tragjedisë së iluzionit “Kizingeri kokëposhtë”, fantazi e cila thyhet para mureve të realitetit.

Sikurse historiani dhe filozofi britanik Arnold Toynbee ka shkruar në veprën e tij madhështore A Study of History, qytetërimet nuk vdesin sepse dikush i mund nga jashtë, por sepse fillon vetëvrasja nga brenda. E zbatuar kjo tezë në Amerikën e sotme, kjo do të thotë së dështimi i vërtetë mund të vijë jo nga aeroplanmbajtësit kinezë dhe as nga tanket ruse në rrafshirat ukrainase, por nga verbëria e brendshme, nga politika që e lë veten në dorë të iluzioneve në vend të realitetit. Nëse udhëheqja amerikane beson se problemet gjeopolitike zgjidhen nëpërmjet marrëveshjeve të drejtuara nga instinkti personal, nëse aleatët nisin të ndjehen të braktisur, ndërsa kundërshtarët të forcuar, atëherë do të shkatërrohet vetvetiu rrjeta e besimit dhe institucioneve të cilët për dhjetëvjeçarë të tërë kanë qënë themeli i fuqisë amerikane.

Skenari i një vetëvrasje të tillë nga brenda ndjehet tashmë. Amerika mund të gjendet e izoluar, me lidhje transatlantike gjithnjë e më të dobëta dhe Pacifikun e ndarë, e detyruar t’i rezistojë njëkohësisht Pekinit dhe Moskës, por pa aleatë të mjaftueshëm të cilët mund t’i besojnë fjalës së saj. Në këtë moment boshti kinezo-rus mund të përcaktojë rregulla të reja loje, Uashingtoni do të shpenzojë energji në ndarjet e brendshme, në politikën e cila rrotullohet reth iluzionit të fitoreve të shpejta dhe “marrëveshjeve gjeniale”. Toynbee do të thoshte se ky është ai momenti kur civilizimi nuk humbet sepse dikush e ka rrëzuar nga jashtë, por se ka harruar vetë atë që e ka bërë të fuqishëm.

Me fjalë të tjera, rreziku i vërtetë për Amerikën nuk qëndron në atë se Kina apo Rusia do të fitojnë nëpërmjet goditjes direkte, por se ajo është dobësuar së brendshmi nëpërmjet gjykimeve të gabuara, ëndërrave joreale dhe humbjen e ndjesisë strategjike për momentin e duhur. Ky është rreziku për të cilin paralajëmron iluzioni mbi “Kizingerin kokëposhtë”.

[i] https://ideje.hr/strategija-obrnutog-kissingera-trumpova-iluzija-unaprijed-osudena-na-propast/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Kur lindi dhe kur “vdiq” demokracia?

15 Shtator, 2025
FOKUS

Nisma për Qeverisjen Globale: Kuadri i Kinës për Reformimin e Rendit Ndërkombëtar

13 Shtator, 2025
FOKUS

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shpall iniciativën “Eastern Sentry” për krahun lindor të aleancës

12 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.