• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Serbia në qendër të akuzave për trajnimin e moldavianëve nga operativë rusë për trazira para zgjedhjeve

25 Shtator, 2025
in KOSOVA, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia edhe një herë po përballet me akuza se operativë të dyshuar rusë kanë trajnuar qytetarë nga Moldavia në territorin serb, me qëllim që ata të nxisnin “trazira masive” para zgjedhjeve parlamentare që mbahen këtë fundjavë.

Më 22 shtator, autoritetet moldaviane thanë se kanë kryer 250 bastisje dhe kanë arrestuar dhjetëra persona si pjesë e një hetimi lidhur me një plan të dyshuar dhe “të koordinuar nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”.

Ata thanë se shumica e të dyshuarve ishin “trajnuar” në Serbi.

Deri më tani, Serbia as nuk e ka mohuar e as pranuar këtë pretendim.

Eksperti moldavian për politika publike dhe të sigurisë nga instituti WatchDog.MD, Andrei Curararu, tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk ka asnjë arsye për të dyshuar” për këtë hetim dhe gjetjet e tij.

“Të njëjtat seanca trajnuese po përsëriten, vetëm që këtë herë në Serbi, por po flasim për një organizatë të ngjashme dhe përfshirjen e personave me të kaluar të ngjashme”, tha ai.

Kjo është hera e dytë që autoritetet e Moldavisë pretendojnë se Serbia është “mikpritëse” e qytetarëve moldavianë, të cilët, nën patronazhin e strukturave ruse, pretendohet se po trajnohen për të nxitur trazira në Moldavi.

Hera e parë kur u bën këto pretendime ishte para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe referendumit në tetor të vitit 2024, kur Bosnja dhe Hercegovina po ashtu u përmend.

Çfarë zbuloi hetimi moldavian?

Zyrtarët e sigurisë në Moldavi thanë se operativët e inteligjencës ruse trajnuan shtetas moldavianë në Serbi për taktikat e protestave.

Hetimi nisi në qershor, tha Victor Furtuna, kreu i Zyrës së Prokurorit për Luftimin e Krimit të Organizuar në Moldavi.

Prokurorët zbuluan se një grup personash, nga mosha 19 deri në 45 vjeç, të cilët udhëtuan për në Serbi, ku dyshohet se u trajnuan për të thyer kordonët e policisë, për të rezistuar ndaj forcave të rendit, për të përdorur shkopinj gome, pranga dhe madje armë zjarri, në disa raste.

Për çdo seancë trajnuese supozohet se ata merrnin rreth 400 euro.

Në total, 111 persona janë të përfshirë në këtë rast penal.

Gjatë bastisjeve u sekuestruan pasaporta, kartela SIM, kartela të huaja bankare dhe armë. Shtatëdhjetë e katër persona u dërguan në paraburgim.

“Shumë persona dhanë deklarata shumë të detajuara: si udhëtuan për në Serbi, për organizatorët e udhëtimit dhe për instruktorët”, tha Furtuna.

Shefi i Policisë, Viorel Cernauțeanu, tha se disa nga të dyshuarit nuk ishin në dijeni për qëllimin e vërtet të këtij udhëtimi. Sipas tij, atyre u ishte thënë se do të ishte një pelegrinazh dhe vetëm më vonë u përfshinë “në trajnime për trazira dhe destabilizim”.

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Moldavisë (SIS), Alexandru Musteata, deklaroi se personi që koordinonte trajnimet në Serbi prezantohej si punonjës i shërbimeve speciale ruse dhe se përdorte nofkën Bes (djall, në rusisht), por identiteti i tij i vërtetë ende nuk është përcaktuar.

Një tjetër organizator i trajnimeve, tha ai, është Andrei Pavlov, oficer nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Ai dyshohet se ka planifikuar dhe organizuar aktivitetet subversive në territorin e Republikës së Moldavisë, të financuara nga Federata Ruse, duke përdorur rrjetin e grupit ‘Shor’ për të rekrutuar më shumë persona”, tha Musteata.

Sipas tij, Pavlov njihet për organizimin e disa aktiviteteve subversive në shtete të Bashkimit Evropian, Azisë dhe Afrikës.

BE: Po e shikojmë këtë rast

Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, deklaroi më 23 shtator se Komisioni Evropian është në dijeni për përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare në Moldavi përmes blerjes së votave dhe metodave të tjera.

“Jemi në dijeni për këtë gjë dhe sa i përket këtij rasti të veçantë, jemi duke e shikuar: kush, kur dhe si ishte e mundur që kjo të ndodhte”, tha Kos në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Serbia hesht

Marko Savkoviq nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë,i tha Radios Evropa e Lirë se ai nuk pret që Qeveria serbe të përgjigjet ndaj pretendimeve të bëra nga autoritetet moldaviane.

“Aktualisht, sipas kushteve aktuale të konfrontimit mes Evropës dhe Rusisë, do të ishte shumë e rrezikshme që Serbia të shërbente si vend për këtë lloj trajnimi, dhe kjo duhet të merret shumë seriozisht”, tha ai.

“Megjithatë, duke parë raportimet në mediat proqeveritare, që ndjekin politikën shtetërore, nuk shoh se kjo çështje po merret seriozisht në Serbi”, shtoi ai.

Eksperti moldavian për politika publike dhe siguri, Andrei Curararu, u pajtua.

“Dyshoj se autoritetet serbe do të ishin bashkëpunuese në nisjen e një hetimi, duke pasur parasysh qëndrimin e hapur prorus që Qeveria atje ka treguar”, theksoi ai.

Akuza para zgjedhjeve në Moldavi më 2024

Para zgjedhjeve dhe referendumit të mbajtur më 2024, u bënë publike detaje që tregonin ekzistencën e vendeve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi ku të rinjtë ishin trajnuar nga individë të lidhur me grupet mercenare ruse, Ferma dhe Wagner.

Disa institucione shtetërore në Bosnje më pas nisën hetime për këto pretendime.

Nuk dihet nëse një hetim për këtë çështje është iniciuar edhe në Serbi.

Atëbotë, Moldavia arrestoi disa persona për pjesëmarrje në këto trajnime.

Aktualisht, më shumë se 40 persona janë nën hetim dhe kundër afër dhjetë prej tyre po zhvillohen procedura penale.

Në atë kohë, Policia në Moldavi tha se rrjeti ishte financuar nga oligarku prorus, Ilan Shor, i cili aktualisht gjendet në arrati. Ai u dënua në mungesë me 15 vjet burgim lidhur me zhdukjen e 1 miliard dollarëve nga sistemi bankar moldavian më 2014.

Zgjedhje të rëndësishme

Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 shtator në Moldavi mund të jenë vendimtare për përpjekjet e shtetit për anëtarësim në BE. Autoritetet moldaviane pretendojnë se Moska po përpiqet ta pengojë rrugën evropiane përmes taktikave si dezinformimi, organizmi i trazirave masive dhe blerjes së votave.

Muajin e kaluar, oligarku Ilan Shor, haptazi u ofroi qytetarëve moldavianë pagesa mujore prej 3.000 dollarësh në këmbim të bashkimit në protestat antiqeveritare.

Moska vazhdimisht ka mohuar se ndërhyn në çështjet e brendshme të Moldavisë.

Pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, Moldavia aplikoi për anëtarësim në BE dhe mori statusin e vendit kandidat po të njëjtin vit. Shteti hapi negociatat për anëtarësim vitin e kaluar.

Orientimi perëndimor i Moldavisë ka zemëruar edhe më shumë Moskën dhe ka rritur tensionet mes dy shteteve./REL

Related- Posts

Kryesore

Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

28 Shtator, 2026
Kryesore

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

27 Shtator, 2026
Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)
KOSOVA

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026

Kush është Elvis Lila, drejtuesi i komanduar i SHISH? Nga kundërzbulimi në krye të Inteligjencës Shqiptare

28 Shtator, 2026

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026

Përtej debatit për KSK-në, Shqipëria ka nevojë për reformë të sistemit të sigurisë

28 Shtator, 2026

Çmimi i psikozës së luftës

28 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.