Hungaria do të përqendrohet tërësisht në familjen tradicionale, deklaroi ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Në vendin tonë, nuk ka dyshim: familja përbëhet nga një nënë që është grua dhe një baba që është burrë, martesat janë midis një burri dhe një gruaje, dhe fëmijët janë një bekim. Vetëm në këtë mënyrë vendi mund të bëhet “Great again”, duke cituar sloganin e krijuar nga presidenti i SHBA-së gjatë zgjedhjeve të SHBA-së.
”Familja vazhdon të shërbejë si themeli i shoqërisë, ndërsa vlerat e saj tani janë nën rrethim nga propaganda gjinore, prandaj askush të mos jetë ekonomikisht në disavantazh për shkak se ka fëmijë. Kjo përkthehet në veprime konkrete të bazuara në dy shtylla kryesore: sigurimin që të paturit e një fëmije të mos përfaqësojë një disavantazh financiar për prindërit”, shton Szijjarto.
Peter Szijjart prezantoi një regjim tatimor për çiftet tradicionale me fëmijë, i cili do të bazohet në një përjashtim të përjetshëm nga tatimi mbi të ardhurat personale për gratë me katër ose më shumë fëmijë/dpa-argumentum.al




























































