• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Mr. Gorbachev, tear down this wall!

2 Tetor, 2025
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Arben Cici,

Ambasador.

Në historinë e shekullit XX ka pak çaste që e kanë përkufizuar aq fuqishëm fatin e një kontinenti sa fjalia e famshme e Presidentit amerikan Ronald Reagan, e shqiptuar më 12 qershor 1987, përballë Portës së Brandenburgut: “Mr. Gorbachev, tear down this wall!”. Ishte një thirrje që në atë kohë mund të dukej e pamundur, një provokim politik për udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik, një sfidë për tërë sistemin e ngritur mbi ndarje, frikë dhe kontroll. Por ajo fjali mbeti në ajër si një betim i historisë, derisa, vetëm dy vjet më pas, më 9 nëntor 1989, Muri i Berlinit ra dhe më 3 tetor 1990 Gjernamia u bashkua, duke shënuar jo vetëm fundin e një strukture betoni, por shembjen e një epoke të gjatë dhe të mundimshme të Luftës së Ftohtë.

Prof.Dr. Arben Cici

Për një gjerman të ndarë nga vëllai i tij në anën tjetër të murit, rënia ishte rilindje. Për një europian të Perëndimit, ishte triumf i demokracisë dhe i lirisë mbi tiraninë. Por për një shqiptar të viteve 80, të rritur brenda murit më të mbyllur dhe më hermetik të kontinentit, ky moment kishte një kuptim të dyfishtë: ishte shpresë, por edhe dhimbje. Sepse ndërsa gurët e Murit të Berlinit binin nën duart e njerëzve të lirë, muri i brendshëm i Shqipërisë dukej ende i patundur, një burg i hekurt i vendosur jo vetëm rreth kufijve, por edhe brenda mendjes e shpirtit të çdo qytetari.

Muri i Berlinit nuk ishte thjesht një strukturë arkitektonike. Ai ishte një plagë që ndante trupin e një kombi, një vijë e dhimbshme që e shndërronte Berlinin në një qytet të dyfishtë: dritë dhe hije, shpresë dhe frikë, liri dhe nënshtrim. Ai mur ishte simboli më i prekshëm i Luftës së Ftohtë, shenjë e një bote të ndarë mes dy ideologjive që nuk mund të pajtoheshin. Në Perëndim, një qytet që jetonte me gjallërinë e demokracisë, lirisë së tregut të kapitalizmit, në Lindje, një botë e zymtë, e heshtur dhe e mbajtur dhunshëm me polici, spiunë dhe kontroll. Përtej tij nuk ishin thjesht dy sisteme, por dy mënyra të të jetuarit, dy vizione të njeriut dhe të lirisë.

Në Shqipëri, megjithëse nuk kishim një mur fizik në mes të Tiranës, muri ynë ishte më i madh, më i pakapërcyeshëm dhe më i heshtur e i frikshëm. Ai ishte muri i izolimit total, i një regjimi që u shkëput jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga Lindja, duke u mbyllur në vetvete si një fortesë e çmendur brenda çmendurisë së saj. Për një djalë a vajzë të re shqiptare në vitet 80, dëgjimi i lajmit për fjalimin e Reaganit apo për lëvizjet e Gorbaçovit dukej i largët, thuajse si një përrallë që vinte nga një planet tjetër ose një shpresë e dhimbshme e pakapshme. Megjithatë, shpresa nuk shuhet kurrë. Në qetësinë e frikshme të diktaturës, ku librat kontrolloheshin, ku fjalët e tepërta sillnin burg, ku kufiri ishte i blinduar me tela dhe gjemba, një çarje e vogël e murit europian jehonte si një thirrje e madhe në shpirtin tonë: edhe ky realitet do të ndryshojë.

Rënia e Murit të Berlinit ishte shumë më tepër sesa një akt i gjeopolitikës. Ajo ishte një revolucion i shpejtë dhe pa gjak, një përmbysje e rrufeshme, një shembull i fuqisë së njerëzve kur thyejnë frikën dhe vendosin të jetojnë të lirë. Me mijëra berlinezë, lindorë e perëndimorë, u ngjitën mbi mur atë natë, duke festuar jo vetëm ribashkimin e qytetit të tyre, por një lindje të re për gjithë Evropën. Njerëzit qanin, përqafonin të panjohur, i binin me çekiç gurëve dhe çdo copë betoni që binte tingëllonte ishte si një thyerje e zinxhirëve të padukshëm të historisë. Ishte një spektakël i lirisë, i ngjashëm me rilindjen e një kombi pas një shekulli errësire.

Politikisht, ky moment hapi rrugën për ribashkimin e Gjermanisë, përfundimin e Traktatit të Varshavës dhe për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë. Europa Qendrore dhe Lindore, të mbajtura për dekada nën ndikimin sovjetik, panë mundësinë për të zgjedhur vetë rrugën e tyre. Polonia, Hungaria, Çekosllovakia, të gjitha nisën të hapnin dyert, dhe rrëzimi i regjimeve komuniste u bë dominoja që ra njëra pas tjetrës. Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja Hercegovina vendosën shkëputjen nga Jugosllavia. Kosova dhe shqiptarët atje kërkuan lirinë e munguar prej shekujsh. Liria u përhap si një flakë e shenjtë në një pyll të tharë.

Në Shqipëri, kjo flakë vonoi. Por nuk ishte e mundur të ndalej. Në fund, rënia e Murit të Berlinit shënoi edhe fillimin e fundit të murit shqiptar. Sepse në një botë që ndryshonte me shpejtësi, izolimi ynë u bë i padurueshëm. Lajmet depërtuan, njerëzit panë se komunizmi mund të bjerë pa luftë, se diktaturat nuk janë të përjetshme dhe se Perëndimi nuk ishte armiku i shpifur nga propaganda, por një hapësirë shprese dhe lirie. Studentët shqiptarë që dolën në rrugët e Tiranës në dhjetor 1990 mbanin në mendje jo vetëm varfërinë e tyre, por edhe imazhet e njerëzve mbi Murin e Berlinit që festonin.

Për të gjithë ne, atëherë të rinj të mbyllur në një qytet pa ngjyra, rënia e Murit ishte një ëndërr e largët, por e prekshme në zemër. Ne jetonim pas një muri që nuk mund ta preknim me duar, por e ndienim në çdo hap. Ishte muri i heshtjes, i propagandës së detyruar, i frikës nga fqinji që mund të të spiunonte, i dhunës së një sitemi ateisto-komunist qelizor, i drynizimit të informacionit, i kufirit të paarritshëm. Ndërsa shihnim në televizion imazhet e berlinezëve që përqafonin njëri-tjetrin, të gjithë ne mendonim: “Po ne, a do ta shohim ndonjëherë këtë ditë?”. Dhe përgjigjja vinte si një jehonë e brendshme: muret nuk janë të përjetshëm.

Sot, në përvjetorin e bashkimit të Gjermanisë e rënies së Murit të Berlinit, kujtojmë jo vetëm fundin e një epoke, por lindjen e një bote të re. Muri nuk ra vetëm për gjermanët. Ai ra për të gjithë ata që kishin jetuar të ndarë nga liria. Ai ra për polakët e Solidarnostit, për çekët që kishin kujtime nga Praga e pushtuar në 1968, për hungarezët që guxuan të hapnin kufirin, për baltët që këndonin këngë lirie, për rumunët që rrëzuan diktatorin e tyre me gjak. Dhe ai ra edhe për studentët shqiptarët dhe për të gjithë shqiptarët, që edhe pse të fundit, dolën nga izolimi i tyre absurd dhe morën frymë lirisht.

Thirrja e Reaganit drejtuar Gorbaçovit nuk ishte vetëm një shuplakë politikë. Ishte një mesazh moral: nuk mund të ketë paqe dhe siguri kur kombet jetojnë të ndarë nga mure. Nuk mund të ketë liri të vërtetë kur njerëzit jetojnë me frikë. Dhe sot, ndërsa shohim se në botë sërish po ngrihen mure të reja, qoftë fizike, qoftë ideologjike, qoftë sociale, qoftë kulturore apo fetare, duhet të kujtojmë se muret janë gjithmonë plagë, kurse urat janë shërim.

Muri i Berlinit ra sepse njerëzit nuk e pranuan më. Sepse një brez i ri e kuptoi se e ardhmja nuk ndërtohet mbi ndarje. Sepse udhëheqës si Gorbaçovi kishin guximin të mos përdornin tanket, por të lejonin ndryshimin. Sepse Perëndimi nuk e braktisi kauzën e lirisë. Dhe sepse historia, në fund, gjithmonë e gjen rrugën për të thyer padrejtësinë.

Për ne shqiptarët, rënia e Murit të Berlinit mbetet një nga ato çaste që na treguan se edhe muret më të fortë shemben. Sot, kur shëtisim lirshëm në Berlin dhe mund të prekim fragmentet e atij muri të ruajtura si kujtesë, ndjejmë një trishtim dhe një gëzim njëkohësisht. Trishtim për të gjithë ata që jetuan dhe vdiqën në hijen e tij, por edhe gëzim sepse ai mur nuk ekziston më. Dhe kur shohim fragmentet e murit që sot janë bërë piktura të lirisë, ku artistët kanë vizatuar ngjyra dhe simbole, kuptojmë se historia jo vetëm shkatërron, por edhe shëron.

Në këtë përvjetor, kujtesa jonë shkon edhe më tej: drejt mureve të tjerë që ende ekzistojnë, drejt ndarjeve që ende plagosin botën. Por mesazhi i 1989 mbetet i qartë: liria nuk ndalet me beton. Shpresa nuk shuhet me tela me gjemba. Dhe e vërteta nuk mbyllet brenda një kufiri të hekurt.

Për një të ri shqiptar të viteve 80, rënia e Murit të Berlinit ishte si një dritë që shndriti në horizont, një dritë që vonoi të arrinte, por që më në fund erdhi. Dhe sot, ndërsa shohim mbrapa, e kuptojmë se ato fjalë të thjeshta, “Mr. Gorbachev, tear down this wall!”, nuk ishin vetëm një apel për një mur, por një betim për gjithë njerëzimin: që asnjë mur nuk duhet të mbajë peng lirinë e njeriut.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026

Kush është Elvis Lila, drejtuesi i komanduar i SHISH? Nga kundërzbulimi në krye të Inteligjencës Shqiptare

28 Shtator, 2026

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026

Përtej debatit për KSK-në, Shqipëria ka nevojë për reformë të sistemit të sigurisë

28 Shtator, 2026

Çmimi i psikozës së luftës

28 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.