Të enjten, sipas kohës vendore u zhvillua në Hamburg aktiviteti i posaçëm për promovimin e Galasë së Festës së Pranverës të Grupit Mediatik të Kinës. Aktiviteti u bashkë organizua nga CMG dhe Shoqata e Miqësisë Gjermano-Kineze të qytetit Hamburg.
Në videofjalimin e tij, drejtori i përgjithshëm i CMG-së, Shen Haixiong tha se, si programi televizi vjetor që ndiqet nga më shumë shikuesi në botë, Gala e Festës së Pranverës që është mbajtur për 43 vite me radhë është një bërë një “vakt shpirtëror ribashkimi” për të gjithë banorët kinezë që jetojnë në mbarë botën. Vitin e kaluar, galaja përmes platformave shumëgjuhëshe të CMG-së, u transmetua nga 3,100 media në vende të ndryshme dhe këtë vit, grupi i tij do të përdorë teknologji “5G+4K/8K+AI”, duke u ofruar shikuesve brenda e jashtë vendit një banket kulturor me shpresën që të përqafojnë së bashku një pranverë më të bukur dhe shpresëdhënëse.
Peter Tschentscher, kryebashkiaku i qytetit Hamburg/Foto nga CMG
Ndërsa, Peter Tschentscher, kryebashkiaku i qytetit Hamburg tha se Viti i Ri Kinez i Kalit do të nisë së shpejti. Kali simbolizon frymën e përpjekjeve për përparim me guxim, i cili përputhet me planin e zhvillimit të Hamburgut për të çuar përpara vazhdimisht ndërtimin e porteve, përmirësimet e infrastrukturës dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar. Kina është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë të Gjermanisë dhe Hamburgu ka një histori të gjatë shkëmbimesh me qytetet kineze. Ky vit shënon 40-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të qyteteve binjake midis Hamburgut dhe Shangait të Kinës dhe të dyja palët do të thellojnë më tej bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, kërkimit shkencor dhe kulturës. Ai bëri edhe urime për Vitin e Ri Kinez me gëzim e paqe, mbarësi dhe forcimin e miqësisë gjermano-kineze.
Foto nga CMG
Foto nga CMG
Foto nga CMG
Foto nga CMG
Në këtë aktivitet, kori Max Bitor këndoi në dy gjuhë dhe Orkestra Elbfilarmonike NDR interpretoi disa melodi të njohura tradicionale kineze, duke shfaqur sharmin unik të shkëmbimit muzikor.
Më shumë se 120 të ftuar, përfshirë përfaqësues nga qarqet politike, të biznesit dhe kulturore lokale, si dhe konsuj të përgjithshëm nga vende të ndryshme në Hamburg, morën pjesë në aktivitet./cgtn





























































