Të premten u zhvillua në Kajro të Egjiptit aktiviteti i posaçëm për promovimin e Galasë së Festës së Pranverës të Grupit Mediatik të Kinës “Preludi i Galasë së Festës së Pranverës: Bota e shikon së bashku Galanë e CMG-së”.
Foto nga CMG
Në videofjalimin e tij, drejtori i përgjithshëm i CMG-së Shen Haixiong tha se, si programi televiziv vjetor më i shikuar në botë, Galaja e Festës së Pranverës, që është mbajtur për 43 vjet me radhë, është një bërë një “darkë shpirtërore ribashkimi” për të gjithë kinezët që jetojnë në mbarë botën. Vitin e kaluar, nëpërmjet platformave shumëgjuhëshe të CMG-së, galaja u transmetua nga 3 100 media në vende të ndryshme. Ndërkohë, këtë vit CMG-ja do të përdorë teknologjitë “5G+4K/8K+AI”, duke u ofruar shikuesve brenda e jashtë vendit një banket kulturor për të përqafuar së bashku një pranverë më të bukur dhe shpresëdhënëse.
Foto nga CMG
Liao Liqiang, ambasadori kinez në Egjipt dhe përfaqësuesi fuqiplotë i Kinës në Lidhjen Arabe, i shprehu mirënjohjen e tij CMG-së për sjelljen e “Preludit të Galasë së Festës së Pranverës” në Egjipt, duke hapur një dritare për miqtë egjiptianë e arabë për të kuptuar Kinën dhe për të ndërtuar një urë mirëkuptimi të ndërsjellë e lidhje më të ngushta midis popullit kinez nga njëra anë, dhe popullit egjiptian e popujve arabë në përgjithësi, nga ana tjetër.
Foto nga CMG
Amr Hamza, përfaqësues i qeverisë egjiptiane dhe ndihmësministër për Çështjet Aziatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Egjiptit, deklaroi se vitet e fundit, nën udhëheqjen strategjike të krerëve të shtetit të Egjiptit dhe Kinës, partneriteti i gjithanshëm strategjik midis dy vendeve është forcuar vazhdimisht dhe janë arritur rezultate të frytshme në bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme, si politike, ekonomike dhe kulturore. Ky vit shënon 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Egjiptit dhe Kinës, vuri në dukje ai, duke shprehur besimin se të dy vendet do ta thellojnë më tej bashkëpunimin dhe do t’i çojnë marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri.
Foto nga CMG
Në fund të veprimtarisë, të ftuarit kinezë dhe egjiptianë pikturuan kuaj, duke përdorur bojë dhe furçë për të përshkruar miqësinë dypalëshe e për të shprehur urimet e tyre më të mira për Vitin e Kalit, duke shkruar së bashku një kapitull të gjallë miqësie të qëndrueshme dhe shkëmbimesh kulturore midis Kinës dhe Egjiptit./cgtn





























































