Rrokullisjet e lirshme, lëvizjet dinamike të kërcimit dhe ndërveprimi shumë i sinkronizuar njeri-robot… Vazhdojnë të rriten vëmendja dhe popullariteti i robotëve humanoidë në Galanë e Festës së Pranverës të mbajtur nga Grupi Mediatik të Kinës (CMG), shfaqja televizive më e ndjekur në botë për të festuar Vitin e Ri Kinez. Një sondazh global i organizuar nga CGTN-i tregon se 94 % e të anketuarve e konsiderojnë Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së si një platformë kyçe që shfaq novacionet shkencore e teknologjike të Kinës, me robotët humanoidë që mishërojnë përparimin e vrullshëm të forcave të reja prodhuese cilësore të Kinës.
“Po, kjo është Kina!” Një përdorues algjerian e quajti shfaqjen e robotëve humanoidë “të pabesueshme”. “Në fillim nuk mund ta besoja se ata ishin robotë – shpejtësia e tyre, paraqitja e përsosur dhe veçanërisht bashkërendimi i tyre me njëri-tjetrin ishin të mahnitshëm. Më e rëndësishmja nga të gjitha, asnjë gabim!” Sondazhi zbulon se 88.8 % e të anketuarve besojnë që industria robotike e Kinës ka bërë një përparim nga thjesht “guaska mekanike” në inteligjencën e trupëzuar.
foto nga CMG
Një përdorues tunizian i internetit e përshkroi atë si “një festival artistik i gjallë dhe i lezetshëm”. Një pikëpamje e tillë pranohet nga 86.5 % e pjesëmarrësve, të cilët pohojnë se bashkëpunimi organik midis krijimtarisë njerëzore dhe inteligjencës artificiale ka ofruar një përvojë të re estetike.
foto nga CMG
Duke kaluar nga “të qenit të vëzhguar” në “ndërveprimin aktiv” dhe nga “lëvizja e thjeshtë” në “aplikimin praktik”, robotët humanoidë në skenën e galasë kanë evoluar nga “demonstrues” në “partnerë”. Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press” i quajti ata “një pjesë thelbësore” të Galasë së CMG-së këtë vit. Një përdorues interneti rusishtfolës komentoi se robotët humanoidë janë mbresëlënës dhe pasqyrojnë zhvillimin e shpejtë të industrisë së robotikës dhe AI-së të Kinës. Kjo pikëpamje pohohet nga 93.1 % e pjesëmarrësve në sondazh.
foto nga CMG
Në një koment të gazetës “New York Times” vihet në dukje se interpretimi nga këta robotë i “grushtit të dehur”, i shpatës dhe i kërcimit prapa nuk është përsëritje e thjeshtë e lëvizjeve, por integrimi i saktë i frymës së ushtrimeve gjimnastikore tradicionale kineze ushu me makinën. Lidhur me këtë, një përdorues i internetit komentoi: “Vërtet mbresëlënëse – çfarë përzierjeje e mrekullueshme e traditës dhe teknologjisë së lartë!” Sipas sondazhit, 90.4 % e të anketuarve mendojnë se robotët humanoidë përfaqësojnë forcën e novacionit shkencor dhe teknologjik të Kinës, duke shfaqur hijeshinë kulturore dhe aftësinë teknologjike të Kinës.
foto nga CMG
Evolucioni i përshpejtuar i robotëve humanoidë në skenën e Galasë së CMG-së i ka treguar audiencës globale përparimin e shpejtë të degës së robotikës të Kinës dhe të industrisë së inteligjencës së trupëzuar, duke shtuar besimin e tyre për të ardhmen e novacionit teknologjik të Kinës. Nga modeli i madh “DeepSeek” te shërbimet e dronëve dhe ndërveprimi inteligjent, 88.2 % e të anketuarve besojnë se Kina është në vendet e para në botë për sa i përket aplikimit të inteligjencës artificiale.
Në vitin 2025, Kina prodhoi 773 000 robotë industrialë, me një rritje vjetore prej 28 %, duke arritur rekord. Inteligjenca e trupëzuar është përfshirë gjithashtu si një industri e ardhshme e rekomanduar në Planin e 15-të Pesëvjeçar të Kinës, një plan që do të udhëheqë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit nga viti 2026 deri në vitin 2030. “Robotët dhe inteligjenca artificiale do të bëhen një forcë kryesore shtytëse për rritjen e forcës shkencore dhe teknologjike të Kinës”, kjo pikëpamje pranohet nga 87.9 % e të anketuarve, të cilët presin hapa të mëtejshëm në aftësitë teknologjike të Kinës.
foto nga CMG
Krahas këtyre, 93.6 % e pjesëmarrësve ranë dakord se novacioni shkencor dhe teknologjik i Kinës ka nxitur prodhimin inteligjent teknologjik dhe industrial global, duke kontribuuar në novacionin global. Ndërkohë, 93.3 % shprehën shpresën qëvendet e tyre do të forcojnë më tej bashkëpunimin teknologjik e shkencor me Kinën.
Sondazhi u publikua në platformat e anglishtes, spanjishtes, frëngjishtes, arabishtes dhe të rusishtes të CGTN-it, duke tërhequr 13 514 pjesëmarrës që dhanë pikëpamjet e tyre brenda 40 orëve./cgtn





























































