Të premten sipas orës lokale, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zhvilloi negociata ndërqeveritare mbi “shpërndarjen e drejtë të vendeve në Këshillin e Sigurimit dhe rritjen e numrit të anëtarëve” dhe çështje të tjera që lidhen me Këshillin e Sigurimit.
Ambasadori Fu Cong, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, ritheksoi në fjalën e tij përmbyllëse se Japonia refuzon të reflektojë mbi krimet e saj historike të agresionit, shkel hapur rendin ndërkombëtar të pasluftës, ndërhyn në sovranitetin e vendeve të tjera dhe paraqet kërcënime të reja për paqen dhe stabilitetin rajonal. Një vend i tillë nuk ka të drejtë të kërkojë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit.
Ambasadori Fu Cong theksoi tre pika mbi problemin e reformës së Këshillit të Sigurimit: Këshilli i Sigurimit s’mund të bëhet si “klubi” i vendeve të mëdha dhe i vendeve të pasura. Reformat nuk duhet t’u sjellin dobi vetëm një numri shumë të vogël vendesh. Duhet ta rrisin në mënyrë efektive përfaqësimin dhe zërin e vendeve në zhvillim, duke u lejuar më shumë vendeve të vogla dhe të mesme me politika të jashtme të pavarura të hyjnë në Këshillin e Sigurimit. Në veçanti, duhet të korrigjojnë padrejtësitë historike që ka pësuar Afrika dhe të bëjnë marrëveshje prioritare dhe të veçanta për kërkesat afrikane. S’mund të kufizojnë në situatën e tanishme dhe duhet të planifikojnë reformë me një vizion strategjik dhe perspektivë afatgjatë./cgtn





























































